E rëndë në Korçë, 66-vjeçari i jep fund jetës
Rreth orës 08:40, në lagjen nr. 10, Korçë, një automjet ti...
Rreth orës 08:40, në lagjen nr. 10, Korçë, një automjet ti...

Drejtuesi Politik i Partisë Socialiste për Diasporën, Taulant Balla, ka përkujtuar nga Librazhdi 17-vjetorin e tragjedisë së Gërdecit.
Balla tha se Berisha është politikani që me korrupsionin e tij ka vrarë njerëz.
Më tej Balla u shpreh se socialistët duhet të dalin sërish të parët duke përcaktuar si objektiv 75% të votave.
"Sot bëhen 17 vite që shpërthimi i tmerrshëm i korrupsionit të familjes së Sali Berishës dhe të ministrave të tij vrau 26 shqiptarë të pafajshëm. Dhe kur shoh në këto studiot e darkës që guxojnë të vënë barazi mes dosjeve të ndonjë ish-ministri socialist me ato të Berishës, kjo është e pandershme. Sali Berisha në këto 30 vite është politikani që me korrupsionin e vet ka vrarë njerëz. Me korrupsionin në Gërdec vrau 26 shqiptarë të pafajshëm, plagosi shumë të tjerë dhe shkatërroi një zonë të Shqipërisë.
Me korrupsionin e vet, bashkë me Ilir Metën, vrau 4 protestues më 21 Janar. Prandaj, motra e vëllezër, s'duhet të harrojmë kurrë që ai është politikani që vrau dhe mund të vrasë përsëri për të mbrojtur korrupsionin e vet. E dëgjova një ditë që tha se e kanë përzënë në Librazhd. Po ti shko njëherë në Tropojë po ta mbajti pa anti-plumb, se e ke mbjellë vëllavrasjen aty ku të buron familja jote. Ne kemi qenë të majtë e të djathtë, por kur kemi mbyllur fushatën kemi qenë librazhdjot.
Ajo që ka më rëndësi për dikë që ka qenë dhe vazhdon të jetë pjesë e politikës është cilësia që të punosh për të lënë prapa njerëz ndoshta edhe më të mirë se ti vetë. Unë jam shumë krenar sot që Librazhdi do të përfaqësohet në Kuvendin e Shqipërisë në legjislaturën e re, në mandatin e ri 2025-2029, jo nga një, por nga dy: edhe nga Bora, edhe nga Olsi. Asnjëherë më parë, nga këto 30 vite, ne nuk kemi pasur një përfaqësim kaq të denjë dhe kaq të fortë në Kuvendin e Shqipërisë. Prandaj thashë dy, sepse kësaj radhe edhe demokrati më i paepur i Librazhdit duhet të votojë për Olsi Komicin, duhet të votojë për Partinë Socialiste të Shqipërisë, për Edi Ramën.
Sa pretendues ish-pronarë ka në Shqipëri që duan të marrin pronat? Si ka mundësi që i mori dhëndri i Sali Berishës mes Tiranës, ku fushën e futbollit e bënë pallat? Të çosh në prokurori Sali Berishën. duhet të durosh lloj-lloj balte dhe sulmesh, por për mua rëndësi ka që populli i Librazhdit më do dhe do më votojë duke votuar për Olsi Komicin, për Edi Ramën. Kush është targeti? Ju e dini, sa herë kemi zgjedhje, biseda ime me ju është: cili është objektivi kësaj radhe? Objektivi kësaj radhe është 75%. Prapë të parët në Shqipëri, gjallë a vdekur, duhet të dalim përsëri të parët në Shqipëri. Këtu ka shumë prej jush që kanë qenë pjesë e rrugëtimit tim që ditën e parë. Ka prej jush që në fushatën e referendumit 1994. Në 2005 kemi qenë zona me rezultatin më të mirë për PS. Prandaj 75% është objektiv me mik, se mund të shkojmë edhe më shumë", ka deklaruar Balla./ CNA
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha nuk ka mbajtu...
Kryedemokrati Sali Berisha në deklaratën e tij për mediat ...
Kreu i FRPD, Besart Xhaferri gjatë fjalës së tij në protes...
Gjatë fjalimeve të mbajtura në protestën që po zhvillohet ...
Protesta kundër mbylljes së TikTok në kryeqytet ka mbledhu...
Protesta kundër mbylljes së TikTok ka nisur në Tiranë. Pro...
Kandidati për deputet në zgjedhjet e 11 majit nën logon e ...
Kandidatja për deputete, e dalë nga platforma “Deputeti që...
Një tjetër tërheqje nga gara e 11 majit ka ardhur në r...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, ka folur për "non grata"-n e d...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, ka komentuar sërish kandidatët...
Drejtuesi politik i PD-së për Tiranën, Belind Këlliçi, u k...
Zëdhënësja për Antikorrupsionin në PD, Genta Vangjeli, bër...
Kryeministri Edi Rama e ka nisur podkastin e kësaj të shtu...
Sot në orën 19:00 para Kryeministrisë do të zhvillohet pro...
Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, tha sot se...
Mjeku i njohur dhe kandidati për deputet në qarkun e Tiran...
Kandidati për deputet me Partinë Demokratike, Jonathan Pan...
Mjeku i njohur Vasil Llajo ka njoftuar sot vendimin e tij ...
Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku tha sot se ...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Rreth orës 08:40, në lagjen nr. 10, Korçë, një automjet ti...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sot vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore rela...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, ...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka vendo...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...