Hijet e Erion Veliajt në protestë
Veliaj përmes Arta Dades refuzon “antimiti...
Veliaj përmes Arta Dades refuzon “antimiti...

Ish-
kryeministri Sali Berisha i është drejtuar me akuza shumë të forta policisë për bashkëpunim me bandat, të cilat sipas tij kanë grabitur votën e qytetarëve.
Në konferencën për mediat, Berisha ka hedhur një sërë akzuash dhe denoncimesh për bandat në qarqe të ndryshme, ku thotë se kanë paguar komisionerët nga 20 milionë lekë.
Ndër të tjera tha se eksponentë të PD-së janë kërcënuar nga banditët. Gjithashtu denoncoi se ka pasur edhe raste atentatesh në Vaun e Dejës dhe në Lezhë.
"Farsa elektorale maj 2023, njërin prej aspekteve më të shëmtuara dhe kriminale kishte shkrirjen në një të bandave, të vrasësve dhe trafikantëve me Policinë e Shtetit në veprimin e tyre terrorizues, kriminal ndaj zgjedhësve dhe qytetarëve.
Bandat u bënë një apo ishin tërësisht nën ombrellën e policisë. Ndaj tyre, narkopolicia jo vetëm që nuk mori masa, por u mor me inskenime të turpshme për opozitarët, në një kohë kur kamionët me euro disponoheshin dhe qarkullonin në krahun e narkoqeverisë kundër zgjedhësve.
Në Shkodër, eksponentët tanë të PD-së u telefonuan nga banditët, u kërcënuan në mënyrën më të egër prej tyre, u ofruan gjer në 20 milionë lekë për komisioner, nga 10 mijë euro për komisioner.
Në Lezhë, nën mbrojtjen e Policisë së Lezhës, bandat shpërndanë para dhe terror gjatë gjithë natës në zonat e ndryshme të rrethit të Lezhës. Diku-diku janë të filmuara dhe aty duken makinat e bandave dhe makina e policisë që u rri në krahun tjetër për të garantuar veprimtarinë e tyre kriminale.Bandat, në Peshkopi, ishin nën mbrojtjen e Ballukes, e cila shoqërohej me banditë. Dhe nga hoteli i Ymer Lalës drejtonte operacionet e tyre banditeske elektorale.
Bandat e kthyera nga Dubai, në Durrës dhe rrethe të tjera, në Elbasan dhe vende të tjera, diktuan nën mbrojtjen e policisë, vullnetin e qytetarëve.
Eksponentë të PD-së u bënë pre e atentateve të organizuara për eliminimin e tyre, në Vaun e Dejës, në Lezhë, etj.Bandat pushtuan qendrat e votimit, siç është rasti i Velipojës. Në Mamurras, ato shpërndanë gjer në 600 euro votën. Të gjitha këto haptas, sepse kishin mbrojtjen e narkopolicisë.
Në Nikël, vrasës e trafikantë bllokuan qendrat e votimit, vunë në presion të madh komisionerët, kurse narkopolicia arrestonte një person me një makinë dhe e mashtronte opinionin publik shqiptar se ai po blinte vota, në një kohë kur ai nuk kishte as edhe një qindarkë me vete. Pavarësisht se nuk kishte në makinë asnjë qindarkë, komunikata e policisë thoshte se u kap duke blerë vota. Si e si të krijojnë zhurmën për blerjen e votave nga opozita dhe jo nga qeveria.Edhe numri i policisë, atë ditë janë bërë qindra thirrje nga opozitarët. Policia ose nuk përgjigjej, ose u thoshte: paraqiteni me shkrim ankesën, në një kohë kur qendra e votimit ishte e pushtuar", tha Berisha./ CNA.al
Komisioni i ligjeve ka miratuar dy projektligjet e qeveris...
Deputeti i Partisë Socialiste, Fatmir Xhafaj, ka ngritur s...
Debatet nuk kanë munguar në komisionin për Çështjet ligjor...
Enkelejd Alibeaj ka njoftuar mbledhjen e Kryesisë së Parti...
Sot po shqyrtohet projektligji për pagat e administrat...
Deputeti i 362 votave, Petrit Vasili, nuk e pranon humbjen...
Sot pritet të zhvillohet seanca e radhës në gjykatë, pas p...
Sekretari për çështjet ligjore në PD, Ivi kaso i ftuar në ...
Kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi, ka folur mbrëmjen e sotme ...
Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Myslim Murrizi, ka...
Kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi është pyetur mbrëmjen e...
Koalicioni mes Partisë Demokratike dhe PL-së së Ilir M...
Anëtarja e Kryesisë së PD-së, Jozefina Topalli “ka dre...
Kryetari i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka ka...
Sekretari për Çështjet Ligjore në PD, Ivi Kaso hodhi a...
Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve gjobiti ditën e sot...
Rusia dhe Ukraina rinovuan edhe me dy muaj të tjerë ma...
Sipas shifrave të publikuara nga Komisioni Qendror i Z...
Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, vizitoi Slloveninë, me...
Ish-kryeministri Sali Berisha, sot në një deklaratë pë...
Janë 12 ditë proteste në kryeqytet, të cilat filluan pas p...
Dritan Prençi është prokurori i SPAK-ut që fle mbi dosjen ...
Hetimet e thelluara që SPAK-u kreu për Ajola Xoxën dhe Eri...
Standardet e SPAK-ut, mënyra se si heton, si siguron prova...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Policia e Vlorës ka finalizuar operacionin e koduar “Sigur...
Zbardhen detaje të reja lidhur me aksidentin e rëndë që u ...
Një biznesmen shqiptar është vënë në pranga këtë pasdite n...
Një aksident i rëndë është shënuar në aksin Korçë-Ersekë, ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Një aksident tragjik u shënua pasditen e kësaj të premteje...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Ditën e enjte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Lajme të mira për ata që fluturojnë: Pas negociatave shumë...
Zgjati më shumë se dy vjet, por tani BE mund të fillojë ne...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, njoftoi se ushtria ame...
Irani ka ndërmarrë masa të reja për të forcuar mbrojtjen e...
Disa gërmime arkeologjike të kryera gjatë këtotij sezoni n...
Në Muzeun e Arteve të Bukura në Chambéry të Francë, më dat...
Korça është shndërruar këtë fundjavë në kryeqendrën e fest...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Këtë të shtunë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, ndau sot d...
Kreditimi i biznesit është rritur në pjesën e parë të këti...
Tregu i punës ka shfaqur tendenca shqetësuese në fillim të...