
Lulzim Basha, i njohur për humbjet e tij të njëpasnjëshme dhe çuarjen e PD-së në shkatërrim, është rishfaqur sërish në skenë duke synuar që të drejtojë partinë.
Tashmë ëndrrat e tij prej kryetari i tregon dhe në Londër, ku shprehet se do të vazhdojë të bashkëpunojë me Britaninë e Madhe për të ardhmen e Shqipërisë.
Pasi shkatërroi PD-në, tashmë e vetmja gjë që i ka mbetur është të qajë hallet e Kosovës dhe Ukrainës.
Basha i humbjeve në seri tregon se si mund të zgjidhen tensionet në Kosovë dhe mbi rezolutën "e vjedhur” nga KE, SHBA dhe PE-së për Ukrainën.
"Nder dhe kënaqësi takimi dhe biseda me lordin David Richards, në Parlamentin Britanik ????????
U ndalëm gjerësisht te situata me emigrantët, tensionet në Kosovë por dhe agresioni Rus në Ukrainë.
Ndamë keqardhjen për situatën e krijuar në Shqipëri që po i detyron të rinjtë të vënë jetën në rrezik për një të ardhme më të mirë në Mbretërinë e Bashkuar. Gjuha fyese dhe denigruese e përdorur ndaj emigrantëve nuk e ndihmon zgjidhjen e problemit por vetëm ndikon padrejtësisht në stigmatizimin dhe diskriminimin e shqiptarëve që jetojnë dhe punojnë me ndershmëri dhe dinjitët në Britaninë e Madhe. Ramë dakord që dy vendet duhet të punojnë bashkarisht duke ndihmuar në lehtësimin e procedurave për punësime të rregullta në Britaninë e Madhe dhe ajo që është më e rëndësishme, për të ofruar mundësi më të mira punësimi dhe jetese në Shqipëri.
Një tjetër çështje në diskutimin tonë ishte dhe Kosova. Marrëveshja me njohjen e ndërsjelltë në qendër është zgjidhja e problemeve mes Kosovës dhe Serbisë dhe mënyra më e mirë që serbët e Kosovës të jetojnë e punojnë pa u shantazhuar apo përdorur për interesat politike të Beogradit. Kjo mund të arrihet vetëm përmes një bashkëpunimi të ngushtë dhe koordinimi të pandarë të Kosovës me partnerët britanikë, amerikanë dhe europianë. Kosova e pavarur është një realitet i pakthyeshëm dhe sa më parë Serbia ta pranojë këtë realitet do të jetë mëmirë për serbët dhe gjithë rajonin.
U ndalëm dhe të agresioni Rus në Ukrainë dhe pasojat që ka shkaktuar ajo. Lordi Richards mirëpriti me interes rezolutën që kam propozuar, e cila është mbështetur gjerësisht nga anëtarët e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës. Përmes saj kërkohet konfiskimi i aseteve sovrane të Federatës Ruse në shtetet anëtare të KiE dhe krijimin e një fondi ndërkombëtar ku të depozitohen asetet e konfiskuara të cilat më pas do të përdoren për rindërtimin e Ukrainës.
E falenderova lordin Richards për kontributin që Britania e Madhe ka dhënë për Shqipërinë në momete të rëndësishme për vendin. Partia Demokratike në qeveri dhe opozitë ka bashkëpunuar ngushtësisht dhe do të bashkpunojmë edhe në të ardhmen për marrëdhëniet strategjike me aleaten tonë Britaninë e Madhe, për të mirën e Shqipërisë dhe shqiptarëve”, tha Basha./ CNA
Deputeti i Partisë Demokratike, Falmur Noka, ka debatuar a...
Ish-ministri i mbrojtjes, Fatmir Mediu i ftuar në një ...
Deputeti Saimir Korreshi ka folur për përplasjet në PD...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, nuk i ës...
Prej disa muajsh CNA ka paralajmëruar rikthimin e Lulzim B...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka folur...
GJKKO rrëzoi sot kërkesën e Fredi Belerit, kryebashkiakut ...
Erion Veliaj u betua pak minuta më parë si kryebashkia...
Gazetari Artan Hoxha ka bërë një deklaratë “bombë”, te...
Këshilli Bashkiak i Tiranës, i zgjedhur nga qytetarët në 1...
Kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, ka reaguar n...
Deputeti i Lulzim Bashës, Kreshnik Çollaku, ka debatua...
Deputetja Flutura Açka në një deklaratë për mediat pas...
Ish-kryeministri Sali Berisha i ka bërë thirrje OKB-së dhe...
Partia Lëvizja e Re zhvilloi në datën 17 qershor, Kuvendin...
Kreu i grupit parlamentar të PD-së së vulës, Gazment Bardh...
Studentët e UMT-së nuk e kanë mirëpritur nismën e qeverisë...
Analisti Neritan Sejamini diskutoi mbrëmjen e sotme me...
Anëtarja e Kryesisë së PD-së së vulës, Jonila Godole, ...
Ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka, ka mbajtur një takim lam...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të hënë në afërsi t...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Kryeministri i Hungarisë, Péter Magyar, i zuri shumë njerë...
Ndërmjetësit e konfliktit në Lindjen e Mesme mes Shteteve ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...