web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Bardhi ‘nxehet’ me Ramën/ “Qeveria jote u ka krijuar rehati Zotos, Mërtirit, Beqajt dhe Ahmetajt”

31 Gusht 2023, 14:45, Politikë CNA

Bardhi ‘nxehet’ me Ramën/ “Qeveria jote u ka krijuar

Deputeti i PD-së së vulës, Gazment Bardhi, i është kundërpërgjigjur kryeministrit Edi Rama pas batutave që ky i fundit ka shkëmbyer me banorët e Spitallës në Durrës, ku ka ironizuar demokratët, duke kërkuar t’i qerasin me nje kafe pasi janë në kohë të vështira.

Në një reagim në rrjetet sociale, Bardhi i është kthyer ashpër Ramës duke thënë se qeveria e tij e korruptuar u ka dhënë rehati Klodian Zotos, Mirel Mërtirit, Ilir Beqajt dhe Arben Ahmetajt.

Bardhi shkruan se këta emra u vodhën shqiptarëve qindra miliona euro dhe shëtisin të lirë nëpër kryeqytetet e Evropës.

Më tej, deputeti i PD-së së vulës i ka kujtuar Ramës së bashkëpunëtorët e tij po qëndrojnë me sy nga dera me frikën se kur do të arrestohen prej babëzisë për të vjedhur.

Edhe batutat i ka sikur sapo ka dalë nga burgu! Për shkak të keqqeverisjes tënde, në vështirësi nuk janë vetëm demokratët, por edhe çdo socialist dhe qytetar i ndershëm i këtij vendi.

Rehati Qeveria jote e korruptuar i ka krijuar vetëm Klodian Zoto, Mirel Mërtiri, Arben Ahmetaj, Ilir Beqajt dhe një tufe shokësh të tu, që me milionat e eurove në xhep, që i vodhën qytetarëve shqiptarë, shëtisin të lirë nëpër kryeqytetet e Europës duke shijuar jetën luksoze!

Në fakt në vështirësi më të madhe janë të gjithë ata që rrijnë me sytë nga dera kur po arrestohen prej babëzisë për të vjedhur.

Mqs nuk e ke provuar akoma, por je në rradhë, pyeti paraprakisht tufën tjetër të shokëve që i ke në burg, që të kuptosh çfarë është vështirësia”, shkruan Bardhi./ CNA





Lajmet e fundit nga