LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Bamir Topi, i prerë me Bashën/ S’mund të rikthehesh pa debat “kokë më kokë” me Berishën

25 Maj 2023, 20:05, Politikë CNA
Bamir Topi, i prerë me Bashën/ S’mund të rikthehesh pa
Ish-presidenti Bamir Topi

Ish-presidenti Bamir Topi, ka analizuar rishfaqjen në skenë të Lulzim Bashës, i cili ishte larguar prej muajsh nga politika.

Topi tha se takimi i Bashës me të rinjtë e FRPD-së paralajmëron një rikthim të tij.

“Lëvizja e tij është e pashpallur. Por nisur nga eksperienca ime nuk mendoj se një dalje e tillë nuk është një shenjë. Ajo dalje paralajmëron diçka, paralajmëroin një rikthim”, u shpreh ai.

Por, ish-Kreu i Shtetit deklareoi në një intervistë me Marsela Karapançon se Basha nuk mund të rikthehet pa bërë një debat “kokë më kokë” me kreun e PD-së, Sali Berishën.

“Nuk mund të ketë një rikthim pa filluar një debat “kokë më kokë” midis Lulzim Bashës dhe Sali Berishës. Nuk është e thënë që debati të bëhet në studio, mund të bëhet edhe në distancë”, theksoi Topi./ CNA.al

Lajmet e fundit nga