“Loja ka marrë dimension të ri”/ Hoxha “zbërthen” Ramën, mesazhi që përcolli me gjuhën e trupit
Gazetari Artan Hoxha ka reaguar në lidhje me videomesa...

Qeveria Shqiptare është plotësisht e fokusuar në përmbushjen e angazhimeve të marra, si dhe rolin e rëndësishëm që mban sa i takon zhvillimeve në rajon. Ky ishte mesazhi i përcjellë nga Zëvendëskryeministrja, njëherësh Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku gjatë takimit që zhvilloi në Uashington me të dërguarin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.
Në takimin e zhvilluar mes tyre, Balluku dhe Escobar diskutuan mbi një sërë çështjesh që lidhen me zhvillimet e fundit në rajon dhe mbi rolin që duhet të ketë Shqipëria në gjithë këtë situatë.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Zëvendëskryeministrja Balluku shprehet se Escobar, i cili është një ndër njohësit më të mirë të rajonit tonë në Departamentin e Shtetit, së bashku me skuadrën e tij, shprehu gadishmërinë për të ofruar ndihmën e tyre në zgjidhjen e situatës, si dhe vendosmërinë për mbarëvajtjen e reformave dhe proceseve jetësore për të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor.
“Në Departamentin e Shtetit takova Gabriel Escobar, i dërguari i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, ku diskutuam për një sërë çështjesh kritike për rajonin, për aktualitetin e ditëve të fundit dhe mbi të gjitha për rolin e rëndësishëm që Shqipëria dhe Kryeministri Rama po luajnë në këto momente vendimtare. Escobar mbetet një nga njohësit më të mirë të rajonit pranë Departamentit të Shtetit. Ai dhe skuadra e tij janë të gatshëm të ndihmojnë në zgjidhjen e situatave dhe mbarëvatjen e reformave dhe proceseve jetësore për vendet e Ballkanit Perëndimor. E sigurova që Qeveria Shqiptare është e fokusuar plotësisht për përmbushjen e angazhimeve të marra dhe mbi të gjitha jemi koshient për rolin e rëndësishëm që duhet të luajmë në rajon dhe shembullin e mirë që duhet të japim”, shkruan Balluku.
Zëvendëskryeministrja, njëherësh Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë ndodhet për një vizitë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ku ka zhvilluar disa takime të rëndësishme, si dhe ishte pjesëmarrëse në Konferencën mbi Bashkëpunimin Rajonal për Ballkanin Perëndimor, organizuar nga Lidershipi Transatlantik dhe Këshilli Atlantik./ CNA.al
Gazetari Artan Hoxha ka reaguar në lidhje me videomesa...
Miqësia me Erdoganin dhe shembulli i Putinit shkojnë k...
Kryeministri Edi Rama në episodin e 15-të të podkastit “FL...
Mëngjesin e kësaj të shtune Taulant Balla është betuar në ...
Kryetari i këshilltarëve të Partisë së Lirisë në Bashkinë ...
Ditën e sotme do të mbahet ceremonia e betimit të Taulant...
Kandidati për kreun e PD-së, Lulzim Basha, ka reaguar ...
Kryeministri Edi Rama ka folur për herë të parë për ak...
Kryeministri Edi Rama me anë të një videomesazhi ka shpreh...
Kryeministri Edi Rama është treguar i prerë për dosjen e i...
Kryeministri Edi Rama është distancuar këtë pasdite ng...
Kryeministri Edi Rasma ka dalë me një videomesazh për voti...
Deputetët e Partisë Demokratike të Shqipërisë i kanë dërgu...
Në Shqipëri, ish-zevendëskryeministri Arben Ahmetaj, bëri ...
Kreu i Partisë Agrare, Agron Duka ka arsyetuar mbi abs...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka marrë në mbrojtje Gazment...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka paral...
Berisha konsideroi si bosë të sipërmarrjes së inceneratorë...
Drejtoi një komision hetimor për inceneratorët, komision, ...
Ish-kryeministri Sali Berisha ngriti akuzat se qeveria...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të hënë në afërsi t...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Kryeministri i Hungarisë, Péter Magyar, i zuri shumë njerë...
Ndërmjetësit e konfliktit në Lindjen e Mesme mes Shteteve ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...