web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Balla: Kuota për barazinë gjinore në Kuvend, meritë e padiskutueshme e PS-së

4 Nëntor 2025, 10:58, Politikë CNA

Balla: Kuota për barazinë gjinore në Kuvend, meritë e

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, deklaroi sot se realizimi i synimit për plotësimin e kuotës gjinore në Kuvend është meritë e PS-së.

Në fjalën e tij në Komisionin për Europën dhe Punët e Jashtme, Balla tha se në të ardhmen synohet një kuotë edhe më e lartë që përfaqësohet nga gratë, që sipas tij deri në vitin 1946 ishte e paimagjinueshme.

“Kuotë të barabartë mes burrave dhe grave, 50% gra dhe 50% burra. Është meritë e padiskutueshme e kësaj force politike të ulur në të majtë të kësaj salle, që sot në Kuvendin e Shqipërisë kemi numrin më të madh të vajzave dhe grave që ka pasur historikisht Kuvendi. Dhe mos harroni që e kemi nisur nga 1920 dhe deri në 1946 pa asnjë grua në Kuvend. Ne sot kemi numrin më të madh, ku unë shpresoj që do të arrijmë një ditë që 70 anëtare të jenë gra, por edhe më shumë”,-tha Balla./CNA





Lajmet e fundit nga