Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...

Shefja e fushatës së PD për Tiranën, Mirela Karabina është ankuar sërish për kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj duke pohuar se ka kryer mashtrime dhe në takimet për fushatën elektorale nuk tregon të vërteta, por manipulon opinionin publik.
Karabina thekson se numri i shkollave që janë ndërtuar në Tiranë, nuk përkon me atë që thotë Veliaj gjatë takimeve të tij elektorale.
Ndër të tjera ai se shkollat vijojnë të jenë me dy turne ende për shkak se ka dendësi të nxënësve.
Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj, ka disa ditë që në takimet elektorale, në media e kudo tjetër nuk lë rast pë përmendeur faktin se ka ndërtuar 40 shkolla pa specifikuar dhe qartësuar të vërtetën rreth tyre. Ky është një mashtrim i radhës i Erion Veliajt, i cili mashtrimin dhe manipulimin e opinionin publik e ka kthyer në profesion prej 8 vitesh që drejton Bashkinë e Tiranës.
Erion Veliaj,i cili mban rekordin e politikanit që bënë çdo gjë të kundërt e asaj që premton dhe thotë, edhe në këtë rast, mashtron çdo ditë qytetarët e Tiranës për sa i përket ndërtimit të shkollave të reja. Tirana ka 94 shkolla gjithsej. Përgjatë viteve 2016-2023, 34 shkolla ekzistuese janë shembur e rindërtuar dhe rikonstruktuar duke mos rritur kapacitetin e shërbimit të Arsimit parashkollor dhe Arsimi Parauniversitar. Vetëm 9 shkolla të reja të shtuara janë ndërtuar, dhe këto në zonat periferike urbane: shkolla ¨Vaçe Zela¨ në Don Bosko, Shkolla ¨Kristo Frasheri¨ Don Bosko, shkolla ¨Nene Tereza¨ në Kamëz, shkolla ¨Jon Kenedi¨ në Kamëz, shkolla ¨Vangjel Noti¨ në Laprakë, shkolla ¨Bashkim Fino¨ në Qytetin Studenti, shkolla ¨Kiço Blushi¨tek 5 Maji, Shkolla e mesme 5 Maji, shkolla ¨Luan Hajdaraga¨ tek Fresku.
Një numër totalisht i pamjaftueshëm për qytetin e Tiranës në raport me rritjen e popullsisë së qytetit.
Gjithashtu, Erion Veliaj gënjen ditën për diell kur thotë se nuk ka më shkolla me turne. Familjet shqiptare, prindërit e dinë fare mirë se mësimi ende në shumë shkolla vazhdon të kryhet me dy dhe tri turne, pasi dendësia e nxënësve nuk e lejon zhvillimin e mësimit normal.
Erion Veliaj me buxhetin e madh që ka patur Bashkia Tiranë, nga fondet qeveritare për rindërtimin nga tërmetit, me fondet e partnerëve ndërkombëtare dhe me taksën anti-kushtetuese për arsimin, ende nuk ka përfunduar rindërtimin e shkollave. Çmimi i ndërtimit të shkollave është tri herë më i lartë, krahasuar me shkollat e ndërtuara apo të rikostruktuara nga fondet e Bashkimit Europian.
E megjithatë, edhe shkollat e rikostruktuara apo të rindertuara, janë konceptuar bazuar në mendësinë e vjetër ku edukimi ndodh vetëm në ambjentet e klasës dhe një kohë e kufizuar e qëndrimit të nxënësve në shkollë. Në këto shkolla nuk janë planifikuar hapësira për biblioteka funksionale ku nxënësit të lexojnë, nuk ka hapësira për zhvilimin e aktiviteteve dhe lojrave apo mjediseve shlodhëse përgjatë qëndrimit në shkollë apo ambiente ku ata të ushqehen, mensa. Thjesht shkollat janë konceptuar po njësoj, siç kanë qenë: orar i reduktuar në shkollë dhe pa hapësirë e ajër, mësimi me turne duke mos përmbushur asnjë kriter të standarteve europiane.
Të gjitha fjalët e Erion Veliajt në këtë drejtim, nuk janë gjë tjetër veçse propagandë dhe mashtrim, si vetë filozofia e qeverisë që e karakterizon, ajo e fasadës ,pa thelb dhe pa përmbajtje.
Mungesa e çerdheve dhe kopshteve në raport më rritjen e popullsisë në Tiranë është një problem madhor i cili nuk ka gjetur zgjidhje. Tirana sot ka nevojë më shumë se kurrë për çerdhe kopshte të reja mungesa e të cilave ka kufizuar nënat për punësim. Në vitin 1990 Tirana kishte 60 kopshte e çerdhe me një popullsi 195 mijë banorë brenda vijës së verdhë. Sipas shifrave të INSTAT dhe KQZ (2021) në Tiranë banojnë rreth 685 mijë banorë dhe Tirana sot ka 40 kopshte me drekë, 5 kopshte pa dreke dhe 36 çerdhe.
Ndërtimi i kopshteve dhe çerdheve është emergjence dhe duhet të jetë prioritet i çdo kryetari të Bashkisë. Partia Demokratike, kandidati i saj për Bashkinë Tiranë Roland Bejko, ka një program konkret me anë të të cilit i jep zgjidhje arsimit parashkollor dhe parauniversitar, prandaj i ftoj të gjithë qytetarët e Tiranës, në 14 maj të votojnë Roland Bejkon, të votojnë Partinë Demokratike të Shqipërisë”, shtoi ajo më tej./CNA.al
Deputeti i PL-së, Petrit Vasili ka publikuar shifrat ku tr...
Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ka nderuar me "...
Lideri i opozitës, Sali Berisha, ka publikuar spotin e zgj...
Kryeministri Edi Rama nuk i ka kursyer batutat në takimin ...
Kreu i koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Sali Berisha, hod...
Kreu i PL-së, Ilir Meta, zhvilloi një takim në Pogradec pë...
Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, dhe kryetari...
5 prioritetet që sjellin ndryshimin në Tiranë, u disku...
Kryeministri Edi Rama ka publikuar mëngjesin e sotëm “...
Kandidati i PD-së së Enkelejd Alibeajt, Roland Bejko, ...
Kryeministri Edi Rama ka dhënë një lajm në Forumin Eko...
Kandidati për Bashkinë e Tiranës, Roland Bejko, është ...
Rreth dy muaj më parë, sipërmarrësi dhe biznesmeni, Gj...
85.3% e qytetarëve janë përgjigjur se do të marrin pje...
Kandidati i Partisë Socialiste për Vlorës, Ermal Dredh...
Kandidatja për Bashkinë e Tiranës, Lajla Përnaska, zhvillo...
69.6% e kryeqytetasve duan të shohin një debat publik mes ...
Mazhoranca ka hedhur akuza ndaj kandidatit të koalicio...
Misioni i OSBE/ ODIHR në Shqipëri ka publikuar një raport ...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka kërku...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...