Të premten, mbledhja e Grupit të PS-së dhe kabinetit/ Zbardhet agjenda e takimit
Kryeministri Edi Rama do të mbledhë ditën e premte Grupin ...
Kryeministri Edi Rama do të mbledhë ditën e premte Grupin ...

Anëtari i Kryesisë së PD-së, Grigels Muçollari, në një deklaratë për mediat ka folur për anijen me mbetje toksike, e cila është ankoruar mëngjesin e sotëm në Portin e Durrësit.
Muçollari ka ngritur shqetësimin se ende nuk është bërë e ditur arsyeja pse anija me mbetje qëndroi për kaq shumë ditë në det.
Ai thekson se procesi i marrjes së ngarkesave dhe trajtimi i tyre nuk po bëhet sipas standardeve ndërkombëtare, dhe nuk po merret parasysh asnjë nga kërkesat e Rrjetit të Bazelit.
Ndër të tjera, Muçollari tha se gjithçka po menaxhohet nga policia e shtetit, nën rrethim, kordonë sigurie dhe pa transparencë dhe se prokuroria e Durrësit nuk ka shanse të shkojë deri te shefat e mëdhenj me hetime.
Deklarata e Grigels Muçollarit
Pasi qëndroi më shumë se 10 ditë, dy milje larg portit të Durrësit, anija Moliva, me 2100 tonë mbetje të dyshuara si të rrezikshme dhe toksike, më në fund është ankoruar.
Ende nuk është e qartë dhe bindëse përse kontejnerët qëndruan kaq kohë në det.
Por ajo çfarë kuptohet qartë në këto momente, është se procesi i marrjes së ngarkesave dhe trajtimi i tyre nuk po bëhet sipas standardeve ndërkombëtare, dhe nuk po merret parasysh asnjë nga kërkesat e Rrjetit të Bazelit.
Aktorët që po merren me mbetjet janë të gjitha instanca nën kontrollin e Kryeministrit, dhe kjo e vë totalisht në dyshim besueshmërinë e rezultatit të testimit.
Gjithçka po menaxhohet nga policia e shtetit, nën rrethim, kordonë sigurie dhe pa transparencë. Nga policia më politike që ka njohur vendi në këto vite, totalisht e varur nga porositë e urdhrat e qeverisë.
Prokuroria e Durrësit nuk ka shanse të shkojë deri tek shefat e mëdhenj me hetime, derisa për SPAK-un, Edi Rama thotë se e ka krijuar ai, është krijesa e tij.
Nga ana tjetër, organi i akuzës që drejtohen këtë proces, i ka kërkuar agjencive shtetërore bërjen e testimit. Pra agjencive dhe autoriteteve që varen dhe ndikohen nga qeveria.
Rrjeti i Bazelit, qytetarët dhe Opozita ngulmuan që çdo gjë të bëhej në sytë e publikut, nën monitorim të mediave, në prani të ekspertëve ndërkombëtarë dhe analiza e mostrave nga 3 kontejnerë me vulë të dyllosur, të padëmtuar, të bëhej në 3 laboratorë të ndryshme, mundësisht të vendeve të BE-së.
Krejt e kundërta po ndodh.
Partia Demokratike e dënon këtë fshehje të së vërtetës, këtë mungesë transparence dhe dorëzim të procesit në duart e qeverisë, e cila është e akuzuara kryesore për përfshirje të trafik ilegal ndërkombëtar të mbetjeve të rrezikshme.
Siguria mjedisore, shëndeti dhe jeta e qytetarëve janë më të rëndësishme se karrigia e Mirela Kumbaros, Pirro Vengut, Belinda Ballukut, dhe Edi Ramës.
Këtë duhet ta dinë mirë të gjithë ata që po bëhen pjesë e kësaj farse, në fshehtësi.
Konventa e Bazelit ku ne aderojmë dhe është e detyrueshme për zbatim, parashikon penalitete të ashpra për qeveritë e vendeve që kryejnë trafik ilegal të mbetjeve të rrezikshme apo toksike.
Për të shpëtuar nga ky ndëshkim, Edi Rama është gati të montojë gjithçka, e në fund të nxjerrë se me ato mbetje mund të lahen dhe duart, mund të bëhen dhe filma.
Ne i ftojmë mediat, shoqërinë civile dhe qytetarët të mos e lejojnë këtë skenar të rrezikshëm, që kërkon të mbulojë aferën e mbetjeve të rrezikshme ose toksike ku ministra dhe Kryeministri janë të përfshirë./ CNA
Kreu i PD-së, Sali Berisha, ka deklaruar sot për mediat se...
Opozita ka protestuar ditën e sotme para Bashkisë së T...
Fokus i Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit për vitin 2025...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, është pyetur nga gazetarët nës...
Protestuesit kanë vendosur sapunë para Bashkisë së Tiranës...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, në një deklaratë për media...
Sot është zhvilluar protesta para Bashkisë së Tiranës, ku ...
Debate të forta ka pasur dhe në Komisionin për Veprimtarin...
Debate të forta ka pasur mes kryetares së Komisionit Hetim...
Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi, në komisi...
Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, teksa ka raportuar në K...
Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku...
Ditën e nesërme do të zhvillohet protesta e radhës par...
Drejtuesi Politik i PD-së për Tiranën, Belind Këlliçi, kom...
Ish-ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati foli me rezerva...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka folur...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, bëri një...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha foli sëri...
Kryeministri Edi Rama zhvilloi një konferencë të përba...
Ditën e sotme është prezantuar. Në krye të këtij insti...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
Dy persona u vunë në pranga dhe dy të tjerë u proceduan pe...
Rreth orës 08:40, në lagjen nr. 10, Korçë, një automjet ti...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sot vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore rela...
Kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, ...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka vendo...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...