web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Protesta kundër Veliajt/ Teliti: Mosbindja civile do të vazhdojë

8 Nëntor 2024, 13:33, Politikë CNA
Protesta kundër Veliajt/ Teliti: Mosbindja civile do të vazhdojë
Dorian Teliti

Opozita ka protestuar ditën e sotme para Bashkisë së Tiranës kundër Erion Veliajt.

Nënkryetari i Këshillit Bashkiak i PD-së, Dorjan Teliti, gjatë fjalës së tij në protestë ka theksuar se ndërkohë që ne protestojmë çdo ditë e javë në rrugët e Shqipërisë apo para Bashkisë së Tiranës, fatkeqësisht në krye të punëve ato vazhdojnë e grabisin, tjetërsojnë prona private për interes të miqve të tyre, vazhdojnë të vjedhin buxhetin e shtetit siç kanë planifikur edhe për vitin e ardhshëm.

Ai theksoi se mosbindja civile do të vazhdojë.

“Ndërkohë që ne protestojmë çdo ditë e javë në rrugët e Shqipërisë apo para Bashkisë së Tiranës, fatkeqësisht në krye të punëve ato vazhdojnë e grabisin, tjetërsojnë prona private për interes të miqve të tyre, vazhdojnë të vjedhin buxhetin e shtetit siç kanë planifikur edhe për vitin e ardhshëm.

Nuk u mjaftuan me këtë vit, që grabitën e vodhën 12 milionë euro me një incenerator që nuk ekziston, por vitin që vjen do vjedhin 13 milionë euro.

Nuk u mjaftuan që këtë vit vodhën 17 milionë euro për PPP e sterilizimit, e cila sot nuk është në hetim, por është në gjykim, vitin tjetër do vjedhin 19 milionë euro.

Ndërkohë për 62 mijë familje me ndihmë ekonomike zero fonde shtesë, zero shtesë për familjet që në gjirin e tyre kanë persona me aftësi të kufizuar.

Dhanë një lëmoshë edhe për pensionistët me një retorikë që tashmë duhet të marrë ndëshkimin e merituar.

Gjendja e mjerueshme po vazhdon ende, mësimi me dy turne në shkolla, mungesa e kopshteve e çerdheve këtu në Tranë, vazhdon të rëndohet gjithmonë e më shumë trafiku e ajri, vazhdon të dëmtohet biznesi siç kanë ardhur me mijëra gjoba ndaj tyre.

Po vazhdon të rëndohet jetesa jonë, sepse këta nuk e kanë mendjen t’i shërbejnë Tiranës e Shqipërisë, por e kanë mendjen që t'u shërbehet miqve të tyre, dhe bashkëpunëtorëve të tyre.

Kjo gjë duhet të shkojë drejt fundit, duhet të veprojmë me çdo mjet, mosbindja civile duhet të udhëheqë çdo protestë, sepse ndonëse ne flasim (me të drejtën e zotit e me fakte), ata që janë ende në krye të punës Rama-Veliaj-Balluku vazhdojnë të bëjnë kërdinë", tha Teliti./ CNA





Lajmet e fundit nga