Çmenduria e një avokati të pandehur
Plarent Ndreca na qenka bërë sot autor i një zbulimi epoka...
Plarent Ndreca na qenka bërë sot autor i një zbulimi epoka...

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas kryetari i PD-së, Sali Berisha publikoi një pjesë të fjalimit të Damian Gjiknurit, kur kërkonte hetim për raportin e Dick Marty-t në Këshillin e Europës.
Me anë të një statusi në rrjete sociale, Rama thotë se 11 vite më parë, përfaqësuesi i PD votoi pro raportit të Dick Marty në Asamblenë Parlamentare në Strasburg.
Sipas tij, përfaqësuesi i PD-së u kundërshtua nga dy përfaqësuesit e tjerë nga Shqipëria, Damian Gjiknuri dhe Shpëtim Idrizi.
Reagimi i plotë i Ramës:
Kujtesa historike na e thotë sot me fakte të shkruara, se kur rezoluta e iniciuar nga përfaqësuesit e partisë së Vladimir Putinit dhe e mbështetur më tej nga raporti famëkeq i Dick Marty-t mbi trafikun e organeve njerëzore, u paraqit për votim në Asamblenë e Përgjithshme, ajo fatkeqësisht mori votën pro të përfaqësuesit të Partisë Demokratike në delegacionin shqiptar, ndërsa u kundërshtua nga dy përfaqësuesit e tjerë nga Shqipëria, Damian Gjiknuri e Shpëtim Idrizi.
Ja fjala që përfaqësuesi i Partisë Socialiste në delegacionin e vendit tonë në Këshillin e Europës, Damian Gjiknuri, i drejtoi pa sukses Asamblesë së Përgjithshme:
Ky raport ka tërhequr vëmendjen e shumë njerëzve, për shkak të seriozitetit të akuzës, natyrës së krimeve të pretenduara dhe MUNGESËS SË PROVAVE. E kuptojmë se ideja e konspiracionit që rrethoi paaftësinë e Tribunalit Ndërkombëtar për ish-Jugosllavinë (ICTY) për të hetuar krimet e pretenduara dhe zbulimi në respekt të një prej lojtarëve kryesorë për të ndjekur krime të tilla, Carla del Ponte, është çka e nxiti këtë Asamble të kërkojë nga Dick Marty përpilimin e një raporti të plotë, të bazuar në prova, si edhe të hedhë dritë mbi çështjet, në vend që të përsërisë akuzat e bëra më parë nga të tjerët.
Fatkeqësisht, na duhet ta pranojmë që ky raport nuk ka as edhe një gjë të re me rëndësi dhe vetëm sa është shtuar ai vetë në numrin e çështjeve politike të rajonit. Nuk ka AS EDHE NJË PROVË dhe në shumë pjesë ka thjesht natyrën e një opinioni politik, po jo të një raporti hetimor.

Raporti është i mbushur me kontradikta që kanë të bëjnë me aktivitetin e supozuar dhe shpërfillës ndaj çdo pune të mëparshme të bërë nga ICTY. Një prej tyre është çështja e dy shtëpive famëkeqe: “Shtëpia e Verdhë”, për të cilën hetimi i ICTY nuk solli asnjë informacion dhe në Fushë-Krujë, ajo shtëpia e famshme ku gjoja merreshin organet. Por e cila, siç edhe citohet në raport, nuk kishte asnjë lidhje me aktivitetet e pretenduara.
Kjo na shtyn të besojmë se raporti është më shumë TRILLIM POLITIK sesa hetim i bazuar në prova dhe kësaj Asambleje nuk i shkon për shtat diçka e tillë. Por pavarësisht nga natyra politike e raportit, duke pasur parasysh rëndësinë e akuzave, ne si delegacion shqiptar kemi paraqitur një sërë pikash, të cilat kërkojnë një riformulim të arsyeshëm të akuzave të nxjerra në Raport.
Mendojmë se thelbi i rezolutës nuk është të bëjë politikë me krimin e pretenduar, por të nxisë bashkëpunimin midis autoriteteve të drejtësisë, për të zbuluar nëse diçka e tillë ka ndodhur realisht. Kështu që le të hetojnë të gjitha vendet, dhe të heqim nga raporti konsiderata politike që njollosin njërën palë, pra SHQIPTARËT DHE UÇK-në.
Prandaj, unë i bëj thirrje Asamblesë të mbështesë ndryshimet e propozuara nga delegacioni shqiptar, të cilat kërkojnë një hetim të duhur të çështjes dhe të shmangë shpalljen fajtore paraprakisht të një organizate të tërë politike, PËR ARSYEN E VETME SE AJO LUFTOI PËR ÇLIRIMIN E NJË POPULLI TË SHTYPUR!
Strasburg, 25 janar 2011/ B.A. - CNA.al
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka publi...
Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Enver Hoxhaj dhe kr...
Teksa po afron zgjedhjet vendore të vitit 2023, në med...
Partia e Lirisë e Ilir Metës ka publikuar një video të...
Ilir Meta pas mbarimit të mandatit presidencial, u kthye n...
Kryetari i PD-së, Sali Berisha, gjatë një konference p...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, në emisionin "Opinion”, është ...
Deputetja e PD-së, Grida Duma, është shprehur se mund të v...
Juristi Kreshnik Spahiu thotë se projekti i amnistisë ...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka paral...
Prej disa ditësh në media është aluduar se mjeku Ilir ...
Kryetari i PD, Sali Berisha, ka folur hapur mbrëmjen e...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka komen...
Kryetari i PD-së, Sali Berisha, ka zbuluar detaje nga ...
Kryetari i Partisë demokratike, Sali Berisha, ka ‘shig...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, hapi dit...
Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, mori pjesë në taki...
Deputeti Belind Këlliçi e ka cilësuar si një shfaqje p...
Oliver Varhelyi, komisioneri për politikën e fqinjësis...
Në seancën plenare të kësaj të enjteje, ishte i ftuar ...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
Dy persona u vunë në pranga dhe dy të tjerë u proceduan pe...
Rreth orës 08:40, në lagjen nr. 10, Korçë, një automjet ti...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sot vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore rela...
Kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, ...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka vendo...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...