Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...

Kandidati për deputet i PD-së në Qarkun e korçës, Kristiano Koçibelli, me anë të një statusi në rrjetet sociale ka falënderuar votuesit për besimin e dhënë.
Por në këtë status Koçibelli shpreh dhe disa pakënaqësi nga kolegët e tij brenda PD-së, teksa shkruan se “ajo e listës së mbyllur çirrej në fushatë jo për Partinë, por për listën e hapur”.
Referuar listës së mbyllur të Partisë Demokratike për Qarkun e Korçës, “ajo e listës së mbyllur” rezulton të jetë Ledina Alolli, pasi është e vetmja femër në listën e mbyllur, e përbërë nga Ivi Kaso, Ledina Alolli dhe e pasuar nga Bledion Nallbati.
Kristiano Koçibelli, i cili ka dhe një lidhje familjare me kandidaten e listës së mbyllur, tashmë të zgjedhur deputete, Ledina Alolli, i ka drejtuar asaj gishtin për një fushatë të pabarabartë.
Siç shkruan dhe vetë, Koçibelli thotë se bëri një fushatë dinjitoze për të siguruar sa më shumë mandate për PD, kurse ajo çirrej për listën e hapur.
Kristiano Koçibelli është një emër që në fakt garoi me dinjitet në Korçë, siguroi vota edhe më shumë se dhe deputetë që kanë prej vitesh apo kandidatë që kanë pasur pretendime të larta.
Në Qarkun e Korçës në fakt gara ishte e pabarabartë, me individë që bllokuan zonat e tyre dhe nuk lejonin kandidat tjetër të mblidhte vota, me përplasje brenda llojit, pazare me kundërshtarët.
Në rastin e Kristiano Koçibellit kemi të bëjmë me një kandidat i cili jo vetëm zhvilloi një fushatë dinjitoze, por dhe çdo ditë të punës së tij e përktheu në votë.
“Përshëndetje miq,
Pas përfundimit të procesit të numurimit të votave edhe për kandidat, rezulton se unë kam marrë 5206 vota, kandidati i dytë më i votuar në qarkun e Korçes nga Partia Demokratike. Faleminderit nga zemra për çdo votë, për mbështetjen ndaj emrit tim, për besimin, për bisedat që kemi zhvilluar së bashku, për takimet me orë të gjata.
Dua ti kërkoj ndjesë familjes sime të cilës i kam munguar për gati 40 ditë, prindërve të mi të cilët mërziten dhe emocionohen nga garat që ne zhvillojmë.
Nga kjo fushatë mësova shumë, pashë një realitet tjetër që nuk e kisha menduar ndonjëherë, njoha njerëz të rinj dhe mbi të gjitha njoha më mirë ata që kam pas njohur me vite.
Gjatë gjithë fushatës u përpoqa të isha vetvetja, një njeri që bën garën me dinjitet, i rrethuar me njerëz me reputacion dhe të respektuar për komunitetin, fushatë pa fyerje dhe ofendime, fushatë ku synimi kryesor ishte të prodhonim sa më shumë mandate për Partinë Demokratike. Por jo të gjithë e bënë këtë si unë, ajo e listës së mbyllur çireshe në fushatë jo për Partinë, por për listën e hapur.
Miq, unë do vazhdoj të jem përsëri i njëjti, i dashur me komunitetim, i përkushtuar për Korcën dhe Shqipërinë.
5200 falenderime për secilin prej jush, jam mirënjohës në pafundësi për besimin e dhënë”, shkruan Koçibelli./ CNA
Janë numëruar deri më tani 121,985 zarfe nga 194,889 në to...
Në Kuvendin e ardhshëm të Shqipërisë, përfaqësimin më të l...
Drejtuesja politike e PD-së për Diasporën Jozefina Top...
Numërohen 114542 zarfe nga 114542 në total. Sipas KQZ rez...
Deputeti i PD-së Edmond Spaho ka bërë me dije se këto ishi...
Kreu i PD-së Sali Berisha në mbledhjen me drejtuesit e qar...
Kreu i PD-së Sali Berisha ka mbledhur drejtuesit e qarqeve...
Ka përfunduar dhe numërimi i kutisë së fundit për votën pr...
Tomor Alizoti drejtuesi politik i qarkut të Elbasanit, par...
Ilirian Pendavinji, kandidati i PS-së më i votuar në qarku...
Ka mbetur vetëm një kuti pa numëruar s ai përket votës pre...
Pasi gjatë gjithë fushatës së tij i quajti moçale rreth kë...
Kryeministri Edi Rama ka mbajtur fjalimin e tij të parë pa...
Janë numëruar 130,452 zarfe nga 194889 në total sa i përke...
Kandidati i PD-së për Tiranën në listën e hapur Ilir Alime...
Kryeministri Edi Rama pritet të mbajë një fjalim përshënde...
Partia Demokratike çon në Kolegjin Zgjedhor vendimin e KAS ...
Të ardhurat e mbledhura në buxhet nga Drejtoria e Përgjith...
Kreu i PD-së Sali Berisha ka thirrur sot në mbledhje urgje...
Komisionerja e BE-së për Zgjerimin, Marta Kos ka uruar sot...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...