web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Afrim Gashi: Duhet forcim i lidhjes institucionale me diasporën shqiptare

14 Prill 2026, 12:09, Politikë CNA

Afrim Gashi: Duhet forcim i lidhjes institucionale me diasporën shqiptare

Kryetari i Kuvendit të RMV-së, Afrim Gashi, në panelin “Diaspora dhe demokracia përfaqësuese në hapësirën shqiptare: Nga vota te përfaqësimi institucional”, ka deklaruar se duhen ndërtuar kapacitetet institucionale për raportet dhe gjetjet e komunikimit mes mërgatës dhe shteteve tona.

Gashi tha se mund të bëhet një koordinim mes shteteve që do të ishte në funksion të komuniteteve ku këto përfaqësi veprojnë.

“Ne e kemi hallin tonë. Mendoj se duhet të ndërtojmë kapacitete institucionale të shtetit tonë dhe pastaj natyrisht do të reflektojë dhe jashtë. Është imanente mbajtja e raporteve dhe gjetjes së komunikimit mes mërgatës dhe shteteve tona.

Mendoj se mund të bëjmë një koordinim të shteteve të rajonit, aty ku kemi përfaqësues diplomatikë, një koordinim do të ishte në funksion të komuniteteve ku këto përfaqësi veprojnë. Në plot shtete të Europës perëndimore dhe SHBA-së komunitetet shqiptare nuk rrijnë si ishuj të izoluar, por gjejnë organzima të ndryshëm të jetës së tyre. Mendoj se një ndërlidhje institucionale dhe mes organizatave të ndryshme që i kanë të themeluara komuniteti shqiptar në mërgatë do të ishte një platformë e mirë për mbështetjen e figurave politike që mund të përfshihen në parlamente në pushtetin lokal e kështu me radhë, duke ndërlidhur me fjalën e Peleshit dhe Ballës që përmendën rastin e Michiganit jemi të vetëdijshëm që kemi shqiptarë që kanë arritur të futen në parlamentet e vendeve ku ata jetojnë”, tha Gashi./ CNA

 





19:53 Politikë

Opozitë me ChatGPT?!

Këtë të hënë, në selinë blu u zhvillua mbledhja e Kolegjit...

Lajmet e fundit nga