Ministrja Diella, elozhe Ramës: Dëshira e tij për të eksperimentuar bëri që unë të ekzistoja
Ministrja virtuale Diella është pyetur në Berlin se çfarë ...

Zëdhënësja për Antikorrupsionin në PD, Genta Vangjeli, ka denoncuar depozitimin e mbetjeve urbane në Durrës.
Në një deklaratë për shtyp, Vangjeli deklaroi se Bashkia Durrës në vitin 2021 ka lidhur një kontratë me negocim pa shpallje me kompaninë "Integrated Energy BV SPV", me vlerë rreth 13.5 milionë euro për një afat katërvjeçar, për sasinë e pritshme prej 320 mijë tonë mbetjesh.
Të njëjtën kompani, sipas Vangjelit, Bashkia Durrës e ka shpallur sërish fituese këtë vit, për një tjetër procedurë prokurimi pa shpallje paraprake.
Vangjeli deklaroi se ky tender ngre disa pikëpyetje, si mungesa e transparencës apo dyshime për abuzime me procedurat e prokurimit.
Deklarata e Genta Vangjelit
Depozitimi i mbetjeve urbane në Durrës është kthyer në një tjetër histori të dyshuar korruptive, me kontrata pa transparencë dhe me miliona euro që përfundojnë në llogaritë e një kompanie që ndodhet nën sekuestro për shkak të hetimeve nga SPAK-u.
Më 8 tetor 2021, Bashkia Durrës ka lidhur një kontratë me negocim pa shpallje me kompaninë "Integrated Energy BV SPV", me vlerë rreth 13.5 milionë euro për një afat katërvjeçar, për sasinë e pritshme prej 320 mijë tonë mbetjesh.
Pas skandalit me inceneratorin inekzistent dhe kallëzimit penal të bërë nga opozita, SPAK nisi hetimet për kompaninë "Integrated Energy BV SPV", e cila aktualisht ndodhet nën masën e sekuestros preventive.
Pavarësisht kësaj situate, më 14 tetor 2025, Bashkia Durrës ka shpallur sërish fituese të njëjtën kompani, për një tjetër procedurë prokurimi-sërish me negocim pa shpallje paraprake të njoftimit të kontratës-me objekt ‘Depozitimi i mbetjeve urbane, Bashkia Durrës’, me një fond limit prej 6.2 milionë eurosh për një afat 3-vjeçar. Vlera fituese ka qenë 100% e fondit limit, ose rreth 7.4 milionë euro me TVSH.
Ky tender ngre disa pikëpyetje serioze:
Mungesë transparence-nuk ka asnjë informacion mbi sasinë e pritshme të mbetjeve apo specifikimet teknike të shërbimit.
Dyshime për abuzim me procedurat e prokurimit-përdorimi i procedurës me negocim pa shpallje paraprake nuk justifikohet ligjërisht.
Sipas nenit 47 të Ligjit për Prokurimin Publik, kjo procedurë lejohet vetëm në raste të veçanta, si mungesë ofertash të vlefshme, arsye teknike të pamundësisë së konkurrencës, apo nevoja ekstreme të paparashikueshme-asnjë nga këto kushte nuk është i zbatueshëm në rastin konkret.
Mospërputhje financiare-në kontratën e vitit 2021, vlera ishte rreth 2.8 milionë euro në vit, ndërsa në tenderin e vitit 2025 shkon në rreth 2 milionë euro në vit. Nuk ka asnjë sqarim nëse kjo diferencë lidhet me uljen e sasisë së mbetjeve apo me arsye të tjera.
Partia Demokratike i kërkon SPAK-ut të hetojë me urgjencë këto kontrata, të cilat-sipas Kontrollit të Lartë të Shtetit – nuk garantojnë qëndrueshmëri financiare, pasi të ardhurat e krijuara nuk mbulojnë shpenzimet e shërbimit.
Edhe më shqetësues është fakti se incenerimi i mbetjeve nuk kryhet, pasi inceneratori nuk ekziston.
Kjo është një tjetër provë se si qeverisja e Edi Ramës dhe bashkitë nën drejtimin e tij vijojnë të shpërdorojnë fondet publike në shërbim të aferave korruptive, në kurriz të qytetarëve./CNA
Ministrja virtuale Diella është pyetur në Berlin se çfarë ...
Kryeministri Edi Rama, nga Dialogu Global i Berlinit, dekl...
Në forumin në Berlin ka mbajtur fjalën e saj edhe ministrj...
Kryeministri Edi Rama, i pranishëm në tryezën e Dialogut G...
Kryeministri Edi Rama po merr sot pjesë në forumin "Berlin...
Kryeministri Edi Rama ka mbërritur në Berlin në kuadër të ...
Koordinatori i PD-së për Tiranën, Ilir Alimehmeti, ka folu...
Deputeti i Partisë Demokratike, Ivi Kaso ka komentuar mbrë...
Pablo Shkarpa është regjistruar në KQZ si kandidat i pavar...
Opozita shpesh herë ka dalë blof nga gënjeshtrat që ka thë...
Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar sot një takim me eksper...
Kreu i Lëvizjes Shqipëria Bëhet është shprehur ditën e sot...
Kryetari i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi i k...
Kreu i Partisë Rebulikane, Fatmir Mediu, ka deklaruar se ë...
Në Pustec, kryetari i Komisionit Parlamentar në Bashkimin ...
Kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, ka deklaruar se ...
Komisioni i Posaçëm i ngritur për Reformën Territoriale do...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, ka komentuar raportin e OSBE/O...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në mbledhjen...
Kreu i Partisë Socialdemokrate, Tom Doshi, u është përgjig...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
Greqia ka ndërmarrë disa masa emergjente për mbrojtjen e p...
Një aksion i udhëhequr nga Europoli, përmes autoriteteve n...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, priti sot në një takim...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...