Rama: Do të jem në Uashington për fillimin e aktivitetit të Bordit të Paqes
Kryeministri Edi Rama në rubrikën “Shënimet e javës” në po...

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka komentuar në një reagim në Facebook, deklaratat e kryeministrit Edi Rama në podkastin “Flasim”, të cilat i cilësoi si gënjeshtra.
Lidhur me nismat ligjore që Rama tha se do të prezantojë, kryedemokrati u shpreh se ai kërkon të krijojë atë që ai e quan “mburojë ligjore”.
Ndërkohë, për deklaratat e kryeministrit mbi protestën, Berisha tha se 20 shkurti është dita në të cilën shqiptarët do të mbushin rrugët dhe sheshet e Tiranës.
Postimi i plotë:
20 shkurti është dita ku misionarët e këtij vendi do të mbushin sheshet kundra narko-regjimit.
Mirëdita!
Sot, në monologun e tij të mashtrimit, Edi Rama lëshoi gënjeshtrën e radhës. Ai u tha qytetarëve se paska funksione të padelegueshme. I tmerruar nga ultimatumi i Brukselit, nga anulimi i të gjitha takimeve që kishte në Mynih, ai përsëri, njëlloj si i mbyturi, kapet me fijen e barit. Po bën përpjekjen e fundit për të krijuar një mburojë ligjore ndaj vetes së tij. Cilido që dëgjoi Edi Ramën të flasë për funksione të padelegueshme, për të kuptuar se ai gënjeu, jo njëherë, por gënjeu qindra herë vetëm për funksionin e kryeministrit.
Çka dua të them me këtë?
Në arkivin e Këshillit të Ministrave, janë jo me dhjetëra, por me qindra vendime të firmosura me autorizimin e tij nga zëvendës-ministrat përkatës, sipas kohës.
Por, përveç kësaj, ky është një përcaktim ligjor, i cili e lejon kryeministrin të autorizojë zëvendësin e tij për të firmosur.
Së dyti, vetë Kushtetuta ka parashikuar zëvendësimin, delegimin. Në rast se presidenti i Republikës fluturon, shkon jashtë vendit, zëvendësi i tij është kryetari i parlamentit, me Kushtetutë. Në rast se ministri nuk është, me autorizim të tij zëvendësohet nga zëvendësministri, i cili firmos për ministrin.
Pra, çfarë do të shohim ne nesër?
Do të shohim një akt që s’e kemi parë kurrë ndonjëherë dhe nuk e kemi dëgjuar ndonjëherë.
Deputeti Edi Rama paraqet në parlament amendamentin për të mbrojtur nga pezullimi, nga gjykatës apo kur e kapin në krim kryeministrin, Edi Rama. Kërkon pra, të krijojë një mburojë ligjore.
Me këtë rast, i tmerruar dhe nga protesta, ai përdori fjalët fyese, poshtëruese për njerëzit e idealeve më të larta, për misionarët e vërtetë.
Sipas tij, ata janë rrugeçër, janë mercenarë, janë njerëz të paguar.
Unë i them Edi Ramës se, ata janë misionarët e shpëtimit të Shqipërisë. Dhe se, 20 shkurti është dita në të cilën idealet më fisnikëve të shqiptarëve, misionarët e këtij vendi, do të mbushin rrugët dhe sheshet e Tiranës për të shpëtuar Shqipërinë nga regjimi i drogës, krimit dhe vjedhjes së shqiptarëve, për të shpëtuar Shqipërinë nga narko-diktatori, Edi Rama. /CNA
Kryeministri Edi Rama në rubrikën “Shënimet e javës” në po...
Kryeministri Edi Rama ka komentuar sërish ditën e sotme, k...
Në episodin e sotëm të podkastit të tij “Flasim”, kryemini...
Kryeministri Edi Rama në episodin e sotëm të podkastit të ...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, nuk është përmbajtur ndaj Dash...
CNA raportoi ditën e sotme se kryeministri Edi Rama po "sh...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, gjatë një bashkëbisedim me ndj...
Kryeministri Edi Rama, pas vendimit të fundit pa vendim të...
Ish-deputeti Myslim Murrizi, në një dalje televizive, ka k...
Ish-deputeti, Myslim Murrizi komentoi sot zhvillimet e lid...
Ambasada Amerikane në Tiranë ka ndarë sot një reagim lidhu...
Deputeti demokrat, Luan Baçi tha sot se kryeministri Edi R...
Demokrati Dorjan Teliti ndau sot një qëndrim kritik sa i p...
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Nok...
Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi, ka denonc...
Gjatë prezantimit të tij si kryeinspektor i Përgjithshëm, ...
Kryeministri Edi Rama ka porositur kryeinspektorin e Përgj...
Kryeministri Edi Rama njoftoi se qeveria do të kalojë në f...
Kryeministri Edi Rama ka provokuar Dashnor Sulën pas marrj...
Sot është mbledhur Komisioni për Reformën Zgjedhore. Në k...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit paralajmëroi B...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...