Zbulohet skema/ Trekëndëshi: Bashkia e Tiranës - “Kuadr.com” - Arbër Veliaj
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...

Kina rikthen studentët e huaj. Pasi gati dy vitesh e gjysëm online, autoritetet kineze kanë vendosur të rikthejnë në auditore, përveç miliona studentëve vendas, edhe rreth 500 mijë të huaj, të cilët zgjedhin të arsimohen në universitetet e gjigandit aziatik. Njoftimi është bërë i ditur nga ambasadat kineze në mjaft vende të globit, përfshirë edhe atë të Tiranës, e cila prej një jave ka shpallur rifillimin e pranimit të aplikimeve për viza për studime afatgjata, të cilat përfshijnë programet studimore me më shumë se 180 ditë, bachelor, master dhe doktoraturë. Madje aplikimet janë hapur edhe bashkëshorti/en, prindërit, fëmijët nën moshën 18 vjeç, prindërit e bashkëshorëve, të atyre që kanë vizë studentore (X1) ose janë mbajtës të lejes së qëndrimit për studim etj.
Lajmi është pritur me entuziazëm nga studentë nga i gjithë globi. Fluksi i të huajve që zgjedhin të studiojnë në këtë vend çdo vit është vazhdimisht në rritje, aq sa sot Kina është destinacioni i tretë në botë për studentët ndërkombëtarë, pas ShBA dhe Britanisë së Madhe. Me mbi 18.4 milionë mësues në mbi 520 mijë shkolla, ku arsimohen rreth 257 milionë nxënës, Kina është në fakt sistemi arsimor më i madh në botë. Ky vend e ka kaluar tashmë objektivin e shpenzimit të 4 për qind të PBB-së për arsimin, ndërsa numri i kolegjeve dhe universiteteve është dyfishuar gjatë dekadës së fundit, duke arritur në rreth 2.900 aktualisht. Përveç këtyre, qeveria kineze po stimulon shumë edhe kërkimin në universitetet më të mira në vend, duke u shpwrndarw atyre rreth 10 pwr qind të buxhetit kombëtar të kërkimit të Kinës.
Ndonëse numri i studentëve shqiptarë që studiojnë në Kinë është ende shumë i vogël, për disa prej fqinjëve tanë (anëtarë të BE-së), ai është kthyer në destinacionin kryesor. Mjafton të përmendim Italinë, ku me rreth 5.600 studentë, Kina zë vendin e parë mes të gjitha vendeve të tjera nëpër botë që frekuentohen nga të rinjtë italianë. Tashmë studentët e huaj nga të gjitha kontinentet mbërrijnë në Kinë për të mësuar jo vetëm gjuhën e kulturën, por edhe teknologjitë e përparuara. Në renditjen e fundit për universitetet më të mira në botë, ato kineze po pësojnë një rritje spektakolare nga viti në vit. Në raportin e fundit të “World University Rankings”, Tsinghua renditet i 16-ti në botë, ndërsa mes 4 universiteteve që futen për herë të parë në listën e 50 më të mirëve, është edhe ai i Zhejiang, i cili nga vendi i 52-të vetëm një vit më parë, klasifikohet i 36-ti. Edhe mes 7 universiteteve që futen në “Top 100”, dy janë kinezë, ai i Shkencës e Teknologjisë në Huazhong dhe universiteti i Hong Kongut. Plot universitete të tjera, si ai i Pekinit, Jiao Tong apo Fudan në Shanghai, ato në Sishuan, Guangxi, Nanjing, Guangzhou, Harbin etj., tashmë janë një ëndërr jo vetëm për studentët vendas, por edhe për ata ndërkombëtarë.
Pas më shumë se dy vitesh online, duket se më në fund sezoni i ri universitar, do t’i rikthehet normalitetit. Madje Provimi Kombëtar i Hyrjes në Universitet, i njohur si “gaokao” në gjuhën kineze, këtë vit u hap me pjesëmarrjen e rreth 12 milion të rinjve, duke vendosur një rekord të ri. Ndërkohë që vetëm vitin kaluar Kina regjistroi 10.76 milion të diplomuar. Aq të “uritur” janë kinezët për arsimin e lartë, sa që deri para shpërthimit të Covid 19, në Kinë ishin akorduar edhe rreth 11 milionë kuota vetëm për studentët e moshuar, 50 për qind e të cilëve nga 60 deri në 69 vjeç. Kina është e gatshme të të befasojë edhe në arsim... (CRI)
Ka plasë një valë e madhe mallëngjimi opozitar për lar...
Dy kryeministra të Kosovës entuziastë për “Abetaren e ...
Majmuni Kiko e priti me shumë qetësi lajmin për rikthi...
Turp që kemi pasur turp! Të financosh sportin si poli...
Misandria që vjen nga greqishtja e lashtë ndryshe nga ...
Asgjë nuk është ashtu sikur duket në largimin e drejtorit ...
1. Dyqanet që ishin pronë publike, pra edhe të miat, m...
Vjeshta e këtij viti do të jetë një vjeshtë e nxehtë. ...
Një “rrufe në qiell të hapur” mund të cilësohet publikimi ...
Të vrasësh fjalën e lirë, me një media që u shërben in...
Nga Mitro Çela Në vitin 1963 isha nxënës në gjimnazin “Çaju...
Në një proces të bashkërenduar nga Bashkimi Europian d...
Florian Markun e priti Edi Rama dhe kësisoj nuk ia vle...
Albin Kurti ka treguar edhe njëherë se kur dialogu me Serb...
Me vjen keq qe disa demokrate qe u bene deputete kane ...
Të analizojmë shkrimin e Z. Ylli Asllani, “Domosdoshmë...
PER:1-Të zbuluar klandestinët e vendeve të treta dhe t...
Duke iu referuar ndeshjes së mbrëmshme ndërmjet Floria...
Më tërhoqi disi vemendjen njoftimi publik i Bledi Çuçi...
Në funksionin e zv/ministrit të mbrojtjes përgjatë vit...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Rreth orës 08:40, në lagjen nr. 10, Korçë, një automjet ti...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sot vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore rela...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, ...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka vendo...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...