Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...

Në kushtet e kapjes totale të shtetit, me gjithë ç’gjen përpara, është më e lehtë të reagosh se të mendosh. Sepse të logjikuarit goditet i pari, që në burim.
Dhe krijohet një çekuilibër i pilotuar emotiv, ku ca reagojnë me vrull, ashpër dhe shpejt, që mos të nisë e logjikojë publiku i çoroditur dhe një pjesë tjetër e stërmunduar, që do të dalë nga pozicioni mbrojtës ku reziston prej 12 vitesh.
Por kur autokrati nuk ia del ta vrasë logjikën në burim, nis e aktivizon cinizmin, sulmin nën brez, arrogancën, denigrimin. Ndërsa pjesa tjetër ftohet dhe kthjellohet. Përfshi ata, që kanë të drejtë të dyshojnë, por edhe të arsyetojnë mbi lobimin e PD-së në SHBA.
E para, vetë portali Kapitali e ka korrektuar artikullin fillestar të lobimit të komunitetit shqiptaro-amerikan për kauzat e opozitës, duke vendosur faktet e duke fshirë opinionet. Pra, nuk janë paguar e as nuk parashikohet dot nëse do të shpenzohen 6 milionë euro lobim, sepse sipas dokumenteve zyrtare (që në fakt nuk duan asnjë investigim të stërholluar, veçse shfletim të dokumenteve transparente të shtetit amerikan), klienti (nëpërmjet Garantuesit të tij) do t’i paguajë firmës një shumë mujore prej 250,000 dollarësh për një paketë mbështetëse gjithëpërfshirëse të iniciativave të lobimit, advokimit dhe çështjeve gjyqësore strategjike.
Le të shohim dokumentin zyrtar të nënshkruar sipas legjislacionit amerikan, i cili na sqaron në mënyrë shteruese se kontrata e lobimit mund të ndërpritet edhe pas tre muajve. Në këtë rast shuma e paguar do të ishte vetëm 750 mijë dollarë, sa tarifa e tre muajve:
“Kjo marrëveshje do të hyjë në fuqi me nënshkrimin dhe do të rinovohet automatikisht në baza mujore pas kësaj, përveç nëse njëra palë jep me shkrim njoftim për mosrinovim/ndërprerje të paktën 30 ditë përpara datës së përfundimit. Pas 60 ditëve fillestare të kontratës secila palë mund të japë njoftim me shkrim për mosrinovim/përfundim të paktën 30 ditë para përpara përfundimit të propozuar,” thuhet në kontratë.
Pra 6 milionë dollarë as janë paguar e as nuk e di askush a do paguhen.
Kthehemi aty, tek e vetmja e vërtetë e pakontestueshme, dokumenti zyrtar.
Sipas kontratës, kompania e lobimit do të ofrojë këto shërbime për llogari të Partisë Demokratike:
1- Krijimi i marrëdhënieve me aktorët kryesorë në qeverinë dhe kongresin e SHBA-së për të lehtësuar zhvillimin e politikave.
2- Mbështetje për të promovuar demokracinë, nismat kundër korrupsionit dhe reformat qeveritare në përputhje me marrëdhëniet SHBA-Shqipëri.
3- Përdorimi i përvojës së gjerë në marrëdhëniet me qeverinë, advokimin e politikave, të dërguarit ligjorë dhe angazhimin e palëve të interesuara në linjë me objektivat e Partisë Demokratike dhe koalicionit të saj, Aleanca për Shqipërinë e Madhe.
Pra, si çdo parti e madhe, që kërkon të kurojë raporte ndërkombëtare, deri dje të shkatërruara nga një super lobim kundra opozitës edhe PD po bën atë, që duhej ta kish nisur me kohë. Rikthimin në aktivitetin normal të çdo partie.
Marsh e tek dokumenti zyrtar, se aty buron logjika e shuhet histeria! Sipas kontratës, publike e transparente do të paguhen nga Fondacioni Shqiptaro-Amerikan në cilësinë e garantuesit, i cili përfaqësohet nga Nuredin Seci. Një person me CV publike, shtetas amerikan, pa asnjë implikim me drejtësinë, që ka organizuar diasporën e shqiptarëve për të shpëtuar sipas tyre Shqipërinë nga monizmi e narkoshteti. Ndërsa PD nuk paguan asnjë qindarkë, por merr vetëm shërbimin e lobimit.
Jo, sepse ka qenë ajo e Partisë Demokratike, gjatë kohës që drejtohej nga Lulzim Basha në vitin 2017 me vlerë 1 milionë dollarë për shërbime lobimi në SHBA, përmes një kompanie guackë nga Skocia, e quajtur Biniatta Trade.
Për këtë çështje u hap një hetim në Shtetet e Bashkuara nga FBI, ku Nick Muzin pranoi të bashkëpunonte me autoritetet amerikane. Paralelisht u hap një hetim edhe nga prokuroria shqiptare ndaj zotit Basha, por çështja u mbyll. Nga drejtësia. Si qysh e tek nuk e dimë. Por dimë me siguri tjetrën, se kontrata e sotme ka një pagues, një përfitues, një lobues, çdo palë transparente, me përvojë e cv mbresëlënëse, pjesë e juridiksionit amerikan, pa asgjë për të fshehur.
Sipas të vrrullshmëve, që nuk merren me kontratën publike, por qëllimet e nënkuptueshme, krijohet ideja se vënia dhe heqja e non-gratave në SHBA qenkërkësh çështje pazari. Paguaj ta ve, paguaj ta heq. Dmth edhe vënia paska qenë çështje blerjeje. Po kush pagoi? Ku? Kur? Si? Ku është kontrata? Ta dimë e të mbledhim mendjen një herë e mirë, se nëse heqja është pazar, automatikisht ashtu ka qenë dhe vendosja e non-gratës. Dhe kjo për SHBA-në është çështje thelbësore. Me këtë (a)logjikë të të vrrullshmëve, nesër shkon kryeministri me paratë e inceneratorëve psh e të blen me 10 fishin e çmimit një tjetër non grata. Ti jep 6 milionë për ta hequr? Na 60 milionë për mos ta hequr, a për ta rivënë. Ankand. Mu bash sipas optikës provinciale të një shteti të kriminalizuar.
Po sipas të vrrullshmëve, kjo kërkon hetim të menjëhershëm në Shqipëri. Po shumë mirë, të hetohet në Shqipëri kjo kontratë sipas ligjeve të shtetit amerikan. Edhe e bën drejtësia shqiptare, se tek e fundit sulltanat është ky. Por për par condicio, duhet SPAK-u të hetohë nga vijnë burimet e PS-së e çdo partie në zgjedhje e fushatë. Nëse SPAK kërkon ku i gjeti fondet PD, që tek e fundit nuk ka mundësi të marrë nga taksapaguesit e buxheti i shtetit asnjë kacidhe, po PS ku i gjeti burimet për aktivitete elektorale p.sh në mes të Athinës? Nga shqiptarë të lirë, që e sponsorizojnë, nga fondacione shqiptaro-amerikane me kontrata të rregullta në vendet e tyre, nga buxheti i shtetit, apo nga burime jo ligjore? Sepse skandali nis tek partia në pushtet, që ka mundësi të keqpërdorë e zhdukë me korrupsion, sipas 40 dosjeve të depozituara, të faktuata, por ende të pahetuara nga SPAK rreth 2 miliardë euro nga buxheti i shtetit.
Dhe sërish tek të vrrullshmit, që vënë shenjën e barabitjes mes McGonigal, një ish agjenti të FBI-së, që erdhi në Shqipëri e takoi zinxhir nga kryeministri, ministra, biznesmenë tenderash publikë e më pas pranoi para drejtësisë amerikane korruptimin e akuzat e ngritura në vendin e tij…dhe nga ana tjetër shqiptaro-amerikanëve të lirë, të padënuar, me buxhete të deklaruara, me kontrata të sigluara, me burime të kthjellta. Ku ta vendosim këtë shenjë barazimi, këtu, apo tek Bilali dhe “gruaja” e tij, i dënuar edhe ai nga shteti amerikan për pagesat e lobimit të një fotoje të kryministrit shqiptar me ish presidentin Obama?
Pra ngado ta kthesh këtë histori, duke përdorur drejtësinë, spinuesit, çdo arsenal njerëzor, strategjik, diabolik, përfundimi nuk të çon tek opozita, që mbledh para shqiptarësh në vende me ligje e kontrolle të forta, por tek i vetmi rrezik i lobimit me paratë e taksapaguesve shqiptarë, që i janë varur në qafë zhvatësve më të egër në historinë e Shqipërisë.
Edhe kjo histori po u kthehet në boomerang, por më mirë kështu, sepse njohim edhe të gatshmit për të mbrojtur të pambrojtshmen. Jo të zakonshmit, ata që e bëjnë hapur, por të tjerë, relativizuesit si ekzekutorë me silenciatorë të logjikës dhe arsyes së publikut./ CNA
Ka një kandidat që banorët e Tiranës po e shohin shpesh e ...
Ujqit, këto bisha krenare të pyllit, nuk lejojnë kurrë që ...
Ujqit, këto bisha krenare të pyllit, nuk lejojnë kurrë që ...
Ka një parti në këtë vend, që nëse nuk do të ekzistonte, S...
Analiza profesionale dhe kriticizmi i argumentuar me shumë...
Gjatë pandemisë së COVID-it jam ndalur shpesh në keqmenaxh...
Që të shpëtoni shëndetin mendor, merrini gjërat me sportiv...
1) Dje në Prishtinë një gazetare e pyeti kryeministrin Kur...
Është shumë e çuditshme ajo që po ndodh në këtë fushatë. E...
“…SHKRUANI EDI RAMA NUDO…” Pa asnjë shkak dhe pa asnjë ar...
Pasi i doli boja non gratas, Edi Rama e ndryshoi strategji...
Lajmi i ndarjes nga jeta i Shenjtërisë së Tij Papa Françes...
Rezultatin e zgjedhjeve të 11 majit e di i madh dhe i vogë...
Kujtojmë sot poetin, shkrimtarin dhe studiuesin Koçi Petriti...
(Shkruar më 18 prill, 89 vjet nga dita e mbërritjes në Pukë ...
Koha e solli që shumë shokë e miq t’i takojmë përherë e më...
Dikur, në kohët e moçme, para vitit të largët 2013, inaugu...
Sadiku, 45-vjeçar i papunë nga Bradozhnica, u takua në një...
Duhet besuar, patjetër! Duhet besuar sepse në vitin 2011 ...
Në vitin e mbrapshtë ’97, ushtria shqiptare u zhbë brenda ...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...