Pushimin e çështjes së CEZ e ka bërë Arben Kraja
Në vitin 2013 sapo maxhoranca socialiste hyri në zyrat e pus...
Pasi filloi Reforma në Drejtësi dhe Vettingu, pra transparenca për gjyqtarët dhe korrupsionin në sistemin e drejtësisë, Fatmir Xhafaj, në kohën që ishte ministër i Brendshëm, shpalli Vettingun edhe në Policinë e Shtetit.
Një Vetting i cili duket të jetë herë një hanxhar mbi kokat e policëve apo drejtuesve të lartë të policisë, e herë një lugë çorbë e prishur që e gëlltit për ta vjellë gjithë jetën.
Kjo batutë e dytë, e huazuar nga filmi ?Ilegalët?, është më e neveritshmja e Vettingut në Policinë e Shtetit.
Së pari shikon Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Ardi Veliu që shkon e dorëzon ca letra dhe me 50 faqe raport nga një Vetting për t?u kontestuar shikon se ai është pa bukë, është gati me ndihmë ekonomike dhe i mbytur në borxhe, me 24 milion të marra nga vjehrri, e kështu me radhë, pa folur për pjesët e tjera problematike.
Shikon drejtues të tjerë të Policisë së Shtetit, ku flitet për 200 milion të dhëna nga një shok, e kështu me radhë, të cilët kalojnë Vettingun, pa asnjë lloj problemi.
Shikon të sulmohen eksponentë të caktuar përpara Vettingut me materiale të nxjerra nga instrumenta politik brenda Vettingut në polici.
Pra, ?luga e çorbës? funksionon shumë mirë. Dikush sulmohet në media dhe i nxirret një raport, dikush tjetër që i ka edhe më të keq dhe më të nxirë raportin, nuk i del ai, por e kalon me lehtësi Vettingun.
Pra, duket se hanxhari mbi kokat e Policisë së Shtetit funksionin dhe është një moment delikat, ku shtetit thuajse është shthurur, ku bandat kontrollojnë gjithçka, kriminelët e dënuar po lirohen dhe policia ndihet më e pasigurtë se kurë.
Asnjëherë dhe në asnjë rast nuk duket të jetë për të forcuar Policinë e Shtetit dhe për të bërë transparencën e saj. Por, luga e çorbës së prishur në Vetting duket të jetë mënyra për të goditur disa elementë profesionistë në Policinë e Shtetit.
Por, nga ana tjetër më parë nuk është përdorur kjo formë, por janë përdorur lëvizjet politike dhe emërimet transferuese, duke i degdisur oficerët e karrierës nëpër detyra shumë të ulëta deri në roje poste.
Këtë herë politika ka gjetur një mënyrë tjetër për të goditur, duke përdorur një gjoja Vetting në polici.
Një Vetting i filluar nga ata që nuk kanë kaluar kurrë në Vetting, nga politikanët. Po kërkohet të goditet Policia e Shtetit, po kërkohet të goditen drejtues të saj, ndërkohë që ka shumë struktura që mund ta kontrollojnë atë. Ndërkohë që me dhjetëra apo qindra oficerë karriere janë goditur më përpara me emërime dhe lëvizje të pandershme apo edhe largime nga funksionet e tyre.
Sot për të liruar ca hapësira apo për të hequr atë që nuk i pëlqen ministrit të radhës po përdoret një Vetting që është herë një hanxhar e herë përdoret si një lugë çorbë e prishur, për të ndotur imazhin e drejtuesve të policisë në publik.
Policia e Shtetit nuk është më e mira, nuk është vërtetë ajo që ne duam, ka shumë probleme, por është në një moment delikat dhe hanxhari mbi kokën e saj dhe ta ushqesh me çorbën e prishur, është një plagë që ndoshta nuk do të mbyllet kurrë. Do ti dhembë shumë gjatë. Në një moment delikat për vendin, policia nuk po e merr goditjen nga krimi, i cili po e ndien se ka terren të lirë, por nga politika.
Nga ajo që me shpatë të madhe filloi reformën në drejtësi, e cila po zgjat pafundësisht dhe gjithashtu po fut në kolaps edhe vetë Policinë, e cila ka në strukturë oficerë të lartë por dhe një trupë profesioniste, jo pa probleme, por që tashmë duket në ankth, e stresuar sepse në çdo moment mund të goditet padrejtësisht. Dhe ajo nga ka një trupë në luftë kundër krimit mund të kthehet në një kërmë e hedhur në rrugë që ta shqyejnë hijenat e krimit. Dhe këtë shërbim më mirë se kurë po e bën çorba e prishur, e gatuar nga politika, me një Vetting që duket të jetë vërtetë hanxhar mbi kokat e Policisë së Shtetit./ CNA.al
Në vitin 2013 sapo maxhoranca socialiste hyri në zyrat e pus...
Agjentja bjonde e Operacionit Forca e Ligjit, ka dalë sot s...
Ish deputetja e PD, Jorida Tabaku thotë se raporti i fundit ...
Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazemend Bardhi thotë se luft...
Ashtu siç ishte paralajmëruar edhe nga kreu i grupit parlame...
Ish anëtari i Këshillit Kombëtar të PD, Edvin Kulluri thotë ...
Infermieri dhe aktivisti Elson Jaçaj ka treguar detaje, se ç...
Shumë njerëz kanë dëgjuar mbi gjërat e çuditshme, që kanë nd...
Ish deputetja Grida Duma, e ka konsideruar nismën më të re t...
Paketën “Anti-KÇK” e cila po diskutohet në studion e “360g...
Ish-drejtuesi i lartë në Policinë e Shtetit Erzen Breçani zb...
Gazetarja Klodiana Lala ka folur lidhur me listën e personav...
Analisti Andi Bushati, i ftuar në emisionin “Open”, është pë...
Analisti Lorenc Vangjeli ka bërë një paralajmërim të fortë m...
Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj i ftuar në emisionin “O...
Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj i ftuar në emisionin “Op...
Gazetari Artan Hoxha ka publikuar një tjetër foto të kryemin...
Analisti Fatos Lubonja, i ftuar në “Real Story” ku po disku...
Gazetari Artan Hoxha ka publikuar sot foton e kryeministrit ...
Avokati i njohur Spartak Ngjela, i ftuar në Rtv Ora tha se ...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të hënë në afërsi t...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Kryeministri i Hungarisë, Péter Magyar, i zuri shumë njerë...
Ndërmjetësit e konfliktit në Lindjen e Mesme mes Shteteve ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...