
Disa personazhe të njohur të botës së medias, kanë dalë hapur në mbështetje të kryebashkiakut dhe kandidatit të PS-së për Tiranën, Erion Veliajn.
Ndër personazhet që shprehën publikisht bindjet e tyre politike dhe kërkuan votat e fansave të tyre për Veliajn ishin Rigels Rajku, i njohur si Noizy, Çiljeta Xhilaga, Ermal Mamaqi e shumë të tjerë.
Por, ajo që është vënë re dukshëm është se këta personazhe publike kanë humbur mbështetjen e qytetarëve pas videomesazheve.
Noizy, Çiljeta dhe Ermali kanë pësuar një ulje të numrit të ndjekësve në “Instagram”. Ai që ka humbur më shumë ndjekës është reperi. Ditën e djeshme, Noizy-t i kanë ikur rreth 51 mijë e 100 ndjekës, ndërsa sot rreth 18 mijë të tjerë.

Kjo braktisje vjen edhe pas lajmit të publikuar nga CNA se reperi kishte marrë një pagesë prej 50 milionë lekësh nga Bashkia e Tiranës në tetor të vitit 2022, për koncertin privat "Alpha Show".
Nga ana tjetër, aktori dhe regjisori Ermal Mamaqi ka humbur qindra ndjekës gjatë gjithë javës, ndërsa vetëm dje i kanë ikur 238 fansa.

Këngëtarja Çiljeta Xhilaga po ashtu ka shënuar rënie të mbështetësve në “Instagram”, ku i kanë ikur rreth 250 të tillë.

Ndonëse këto personazhe kanë dashur të mbështesin Erion Veliajn në kandidaturën për një mandat të tretë, gjatë kësaj përpjekjeje kanë humbur fansat e tyre. Ndjekësit duket se janë zhgënjyer nga personazhet e tyre të pëlqyer të botës së medias rozë nga propaganda politike./ CNA.al
Modelja Kejvina Kthella dhe aktorja Olta Gixhari janë ...
Këngëtari Luiz Ejlli ka treguar sot në një intervistë bren...
Vetëm një javë na ndan nga finalja e madhe e “Big Brother ...
Këngëtari Luiz Ejlli i ka bërë një dedikim prekës, të dash...
Luiz Ejlli dhe Dea Mishel gjatë një bisede me njëri-tjetri...
Këngëtari Luiz Ejlli, në linjën e tij të jetës, ka rrë...
Aktori i njohur shqiptar Florjan Binaj ka folur si rallë h...
Konkurrenca dhe debatet duken se po rriten edhe më shumë t...
Kejsi Tola ka folur pa dorashka në një intevistë për vëlle...
Situatat e tensionuara mes Efi Dhedhes dhe Qetsorit vijojn...
Ditën e sotme jane bërë publike shumat që do të paguajnë f...
Moderatorja dhe gazetarja Albana Bejko ka dhënë mendimin e...
Një nga debatet më të forta gjatë spektaklit të kaluar...
Moderatorja Bora Zemani është një nga personazhet që k...
Këngëtari Luiz Ejlli ka treguar ditën e sotme se kujt ...
Raporti miqësor mes Efit dhe Luizit tashmë është i kri...
Diskutime të ashpra mes Kiarës dhe Zhaklinës ka patur ...
Këngëtarja Filloreta Raçi është bërë nënë për herë të ...
Krist Aliaj dhe Efi Dhedhes janë përballur me njëri-tjetri...
Aktorja Olta Gixhari ka komentuar propozimin për marte...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të hënë në afërsi t...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Kryeministri i Hungarisë, Péter Magyar, i zuri shumë njerë...
Ndërmjetësit e konfliktit në Lindjen e Mesme mes Shteteve ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...