LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Selena Gomez flet për çrregullimet e saj mendore/ Jep mesazhin për vajzat dhe gratë

11 Tetor 2022, 16:05, Lifestyle CNA
Selena Gomez flet për çrregullimet e saj mendore/ Jep mesazhin
Selena Gomez, këngëtare

Selena Gomez publikoi dokumentarin e saj të shëndetit mendor “Mendja ime dhe unë” në 10 tetor, Ditën Botërore të Shëndetit Mendor. Duke folur për këtë, në profilin e saj në "Instagram", ylli i popit u shpreh se është “pak nervoze, por edhe e emocionuar që ndaj me të gjithë ju këtë anë timen”.

Në fakt, Selena Gomez është angazhuar prej vitesh duke folur për shëndetin mendor, duke ndarë përvojën e saj personale pa filtra për të rritur ndërgjegjësimin e publikut në mbarë botën për një çështje që nuk është e lehtë të flitet. Ylli televiziv “Only Murders”, si dhe themeluesi i markës së kozmetikës “Rare Beauty” tha gjithashtu:

“Të flasësh për shëndetin mendor duhet të jetë po aq e thjeshtë sa të flasësh për buzëkuqin.”

Në realitet, të flasësh për të nuk është aspak e thjeshtë dhe për këtë arsye më 10 tetor ne festojmë Ditën Botërore të Shëndetit Mendor, e themeluar në vitin 1992 nga Federata Botërore për Shëndetin Mendor (WFMH) dhe e njohur nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, promovojnë ndërgjegjësimin dhe mbrojtjen e shëndetit mendor kundër stigmës sociale.

Tema e edicionit të vitit 2022 është “Të bëjmë shëndetin mendor dhe mirëqenien e të gjithëve një prioritet global” , sepse në një botë të tronditur nga efektet e pandemisë, luftërave dhe emergjencës klimatike, mirëqenia e të gjithëve duhet të jetë prioritet.

“Përqindja e njerëzve të prekur nga çrregullime mendore është rritur globalisht dhe stigmatizimi dhe diskriminimi i tyre vazhdon të jetë një pengesë për përfshirjen dhe aksesin në kujdesin adekuat. Por gjithnjë e më shumë konstatohet se, me strukturat e duhura sociale dhe institucionale, parandalimi i çrregullimeve mendore, si dhe mirëqenia e çdo qytetari të botës është e mundur”, thonë organizatorët e Ditës Botërore të Shëndetit Mendor.

Pak më parë, Selena Gomez në fakt kishte njoftuar në emisionin e Miley Cyrus “Bright Minded” se kishte çrregullim bipolar.

"Kam qenë në një nga spitalet psikiatrike më të mira në Amerikë, Spitali McLean, dhe kam diskutuar për faktin se, pas vitesh që kam kaluar nëpër shumë gjëra të ndryshme, e di që jam bipolare," tha Selena.

“Njohuria më shumë për këtë sëmundje më ka ndihmuar shumë”.

Në një intervistë, nëna e saj zbuloi se për më shumë se 20 vjet ajo ishte diagnostikuar gabimisht për çrregullimin që vuante vajza e saj dhe në vend të kësaj diagnoza e saktë ndihmon shumë: është hapi i parë drejt një trajtimi korrekt.

Në trailerin e "My Mind and Me" (e transmetuar në "Apple TV" nga 4 nëntori) Selena Gomez tregon veten në të gjithë dobësinë e saj, madje duke qarë: "Ndonjëherë bëhet e vështirë edhe të marrësh frymë".

Por duke folur për shëndetin mendor i bëri mirë. E intervistuar për këtë temë, Selena tha se më në fund u ndje e lirë, e qetë, "Si kurrë më parë". Dhe përsëriti: «Ndonjëherë njerëzit kanë frikë të jenë kaq të sinqertë me veten e tyre. Të gjithë kanë tendencë të thonë: "Unë mund ta bëj, jam i fortë". Por në realitet nuk është kështu. Mesazhi që do të doja të ndaja, veçanërisht me fëmijët më të vegjël, është se ne nuk duhet të kemi turp të dëgjojmë dobësinë dhe zërin tonë. Çdo zë ka një kuptim ", ka thënë këngëtarja./ CNA.al

Lajmet e fundit nga