web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Bleona Qereti “godet” me këngën “Stani”/ Miliona shikime në më pak se dy javë

6 Nëntor 2024, 19:14, Lifestyle CNA

Me publikimin e këngës së saj më të re “Stani”, Bleona Qereti ka ngritur edhe një herë zërin për të globalizuar muzikën shqiptare.

Me fuqinë e saj të paimagjinueshme, Bleona ka arritur tërheqë vëmendjen e miliona njerëzve.

Në më pak se dy javë, “bisha” shqiptare ka marrë më shumë se 4.4 milionë shikime në kanalin e saj në “YouTube”.

Bleona Qereti “godet” me këngën “Stani”/

Edhe në “Instagram”-in e saj, numërohen mijëra persona që kanë parë dhe shijuar muzikën e Bleona Qeretit.

Më shumë se 12 milionë ndjekës kanë pëlqyer një video të këngës së publikuar nga artistja shqiptare në këtë rrjet social, pa përmendur të gjitha platformat e tjera.

Kjo arritje dëshmon se “Stani” është vetëm fillimi i një dekade të re për Bleonën, një dekadë që premton t’i sjellë muzikës shqiptare jehonë botërore./ CNA





Lajmet e fundit nga