web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Cameron Diaz tregon pse hoqi dorë nga aktrimi/ “Ndihej si gjëja e duhur për mua të riparoja jetën ti

28 Tetor 2024, 22:38, Lifestyle CNA

Cameron Diaz tregon pse hoqi dorë nga aktrimi/ “Ndihej si gjëja

“Mendimi i askujt, suksesi i askujt, oferta e askujt, asgjë (e ofruar) nga askush nuk mund të ndryshonte mendimin tim për vendimin për t’u kujdesur për veten dhe për të ndërtuar jetën që vërtet doja të kisha. E gjitha erdhi prej pyetjes: ‘Çfarë të zgjon pasionin?’ Për mua, ishte të ndërtoja familjen time.”

Pasi u shkëput për një farë kohe nga Hollywood, aktorja e njohur Cameron Diaz njofton rikthimin e saj përmes një postimi në rrejtin social "Instagram".

Aktorja u shpreh se askush nuk mund t'ja ndryshonte vendimin dhe se kishte kuptuar se pasioni i saj ishte të ndërtonte familjen. 

Pas suksesit të madh me Jim Carrey në filmin ‘The Mask’, Diaz u shqua si një ndër aktoret më të mira në Hollywood. Në vitin 2015, ajo u martua me artistin Benji Madden, duke u tërhequr pjesërisht prej karrierës së saj si aktore.

Në fund të vitit 2019, çifti mirëpriti fëmijën e tyre të parë së bashku përmes një nëne surrogate dhe në mars të këtij viti, ata njoftuan ardhjen e fëmijës së tyre dytë në jetë.

“Nuk do të isha aty ku jam tani si nënë nëse do të isha në një set filmi që merr 14-16 orë nga dita ime larg fëmijës,” tha Diaz në një intervistë në vitin 2021.

Diaz, 52 vjeçare, e cila në vitin 2020 filloi një kompani verërash organike, ‘Avaline’, për herë të parë njoftoi rikthimin e saj në Hollywood me një postim në Instagram , duke zbuluar rolin e saj në komedinë e Netflix, ‘Back in Action’, e cila do të transmetohet në janar të vitit 2025./Përshtatur nga CNA





Lajmet e fundit nga