web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Vepra e artit virale me banane sërish në shitje/ Kushton një “mal” me para

27 Tetor 2024, 12:34, Kuriozitete CNA

Vepra e artit virale me banane sërish në shitje/ Kushton një

Bananja e ngjitur në mur, vepër e cila u bë virale për shkak të çmimit me të cilin u shit në vitin 2019 do të shitet sërish por tashmë jo me çmimin 120 mijë dollarë, por plot 1.5 milionë dollarë.

Ky lajm u bë i ditur, të premten nga shtëpia e ankandeve Sotheby's.

"Komediani" është një vepër artistike konceptuale dhe materialet aktuale fizike zëvendësohen me çdo instalim," tha një zëdhënës i ankandit përmes emailit.

Cattelan dhe galeria franceze e artit Perrotin bënë bujë në mbarë botën pesë vjet më parë kur shfaqën "Komedian" me një çmim gjashtëshifror në panairin Art Basel Miami Beach.

Origjinali u krijua duke përdorur një banane të blerë në një dyqan ushqimesh në Miami, megjithëse galeria tha se mund të zëvendësohej, sipas udhëzimeve të artistit.

Bota e artit u nda për meritat e veprës, megjithëse disa kritikë e panë atë si të rrënjosur në traditën e pasur të veprave konceptuale, që datojnë që nga urinali i famshëm i montuar i Marcel Duchamp, që vënë në dyshim vlerën e vetë artit.

Ngjarjet morën një kthesë të papritur kur artisti i performancës David Datuna rrëmbeu bananen nga muri dhe e hëngri para qindra të pranishmëve në panair të cilët mbetën të habitur. Më vonë ai e mbrojti këtë veprim si një shfaqje artistike më vete, jo një akt vandalizmi.

Ajo u hoq përfundimisht për shkak të shqetësimeve të sigurisë publike, por të tre edicionet u shitën në panair. Dy u blenë nga koleksionistët privatë për 120,000 dollarë, ndërsa i treti u ble për një shumë më të lartë (por të pazbuluar) dhe më vonë iu dhurua muzeut Guggenheim në Nju Jork./ CNA





08:40 Kuriozitete

Si lindi parfumi

Lindja e parfumit ka një histori të gjatë dhe mbresëlënëse...

Lajmet e fundit nga