Hyn në fuqi rregullorja e re/ Licencat e shoqërive në ndërtim do të vlejnë deri në 5 vjet
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...

Në nderim të poetit dhe lirikut të njohur devollian, Skënder Rusi, Bashkia Devoll organizoi një mbrëmje letrare në përvjetorin e lindjes së tij.
Edhe pse poeti nuk është më fizikisht mes nesh, veprat dhe vargjet e tij mbeten të gjalla në kujtesën e lexuesve dhe komunitetit që e njohu nga afër.
Veprimtaria, e mbajtur në vendin e tij të lindjes, mblodhi familjarë, miq, dhe dashamirës të poezisë, të cilët sollën kujtime personale dhe interpretime nga krijimtaria e autorit. Në qendër të kësaj mbrëmjeje ishte vëllimi më i fundit poetik i titulluar "Ditët e mia pa ty", i cili botohet pas ndarjes së tij nga jeta, si një dëshmi e ndjeshmërisë dhe finesës së penës së tij.
Eris Rusi, djali i poetit, u shpreh se kjo ditëlindje, ndonëse festohet në mungesë, është një ditë gëzimi, pasi poeti rikthehet përmes veprës së tij në vendlindjen që e deshi aq shumë.
"Ky 15 korrik përkon me ditëlindjen e poetit Skënder Rusi, një ditëlindje, e cila sot festohet në mungesën fizike të poetit, por është një festë sepse poeti vjen me poezitë e vëllimit të fundit të sapobotuar, 'Ditët e mia pa ty', në vendlindjen e tij, në Devollin e tij, me dashamirës dhe miq të cilët ai i ka pasur pranë gjatë jetës.
Besoj që mënyra më e mirë për të përcjellë emocionet, kujtimet, dashurinë ndaj njeriut që sot nuk është më, mund të kalojnë vetëm nëpërmjet veprimtarive që kanë në thelb pasionin dhe punën e poetit. Mbrëmja e sotme është një mbrëmje që mbledh dashamirës të poezisë, miq të poetit Skënder Rusi, njerëz të cilët kanë arritur të gjejnë në poezitë e tij edhe një pjesë të ekzistencës së tyre.
Bashkia Devoll mundëson jetën artistike të poetit Skënder Rusi ndaj kam një mirënjohje për të gjithë organizatorët, për të gjithë të pranishmit, për të gjithë lexuesit që Skënderin e mbajnë gjallë në jetën e tij letrare."
Pedagogu Ilir Shyta ndau kujtimet e tij me poetin, që nisnin në bibliotekën e Korçës, ku Rusi shpesh ndante vargjet e tij më të reja, në një kohë kur poezia e tij sapo niste të formësohej.
"Ditëlindjet e poetëve mbeten gjithmonë interesante, edhe pasi ata largohen në botën tjetër. I tillë është rasti i një liriku të madh e me vlerë si Skënder Rusi. Skënderi ka lindur poet lirik dhe natyrshëm mbetet figurë interesante. Unë e njoh në marrëdhënie pune. Shkoja gjithmonë në bibliotekën e Korçës për të marrë librat që më duheshin dhe gjithmonë më tregonte poezitë që ai shkruante. Vargjet nuk mungonin në ato takime të rralla, por që mbeten takime të paharrueshme sepse inauguronin nisjen dhe rrugëtimin e asaj poezie të re, e cila më pas do të prekte duar e sy shikuesish kur ajo të botohej në libra."
Ndërsa kryetari i Bashkisë Devoll, Eduard Duro, nënvizoi rëndësinë e mbështetjes institucionale për ta mbajtur gjallë trashëgiminë poetike të figurave të tilla.
"Ishte një aktivitet i bukur letrar në kujtim të përvjetorit të lindjes së shkrimtarit dhe lirikut të shquar të Devollit, Skënder Rusi. Është një nga këto aktivitete që e bëjnë veprën dhe lirikën e poetit të pavdekshme dhe na takon ne si bashki e Devollit që të ushtrojmë me ato mundësi që kemi, që vepra e poetit të njohur si Skënder Rusi, i cili në vazhdën e poetëve të tjerë të mëdhenj, të ngelen në kujtim të të gjithë brezave dhe si një pjesë e studimeve të nxënësve dhe studentëve të Devollit."
Skënder Rusi u nda nga jeta, por jo nga poezia. Ai vazhdon të flasë me zërin e vargjeve të tij, që sot prekin zemrat e lexuesve ashtu si dikur. Mbrëmja në Devoll nuk ishte vetëm një përkujtim, por një takim i gjallë me shpirtin e një poeti që vazhdon të jetojë në fjalë, në kujtesë dhe në dashurinë e atyre që e lexojnë. Sepse poetët nuk ikin kurrë, ata mbeten aty ku fryma e tyre është shkruar, në poezi./ CNA
Pas një pune disa mujore, ka përfunduar ndërhyrja restauru...
Pas disa ditësh të mbushura me art, emocione dhe tinguj të...
Një mbrëmje e veçantë, e mbushur me emocione, kujtime dhe ...
Së pari dua t’ia uroj datëlindjen Agim Gjakovës, i cili so...
Përmeti përbën një nga zonat me një traditë të hershme të ...
Një histori për fuqinë e pasurisë që fal dhe jetës që rili...
Kisha e Shën Prokopit është ndërtuar ne vitin 1780 për nde...
Ca vite pata dëshirë që babain tim mos e bënin hero. Ishte...
Një dokumentar, i titulluar "Persekutimi i Klerit të Kishë...
Një dokumentar i veçantë është realizuar në këtë fillim ko...
Pas më shumë se 30 vitesh, kanë rifilluar gërmimet arkeolo...
Ambasada Gjermane në Tiranë ka çelur një ekspozitë digjita...
Organizuar nga Ambasada e Republikës së Kroacisë në Republ...
Biblioteka “Thoma Turtulli” në Korçë, që quhet edhe biblio...
I dalë nga shtypi javë më parë, libri i ri i autorit X...
Nisi kot si muhabet. Për fjalën i krisur. Ç’kuptim ka, kur...
‘Vala Fest’, ka nisur nga Shkodra turin e koncerteve dhe f...
“Zyliha Miloti, aktorja e 1000 roleve”, u titullua dokumen...
Sot, 25 qershor 2025, shënohet 78-vjetori i publikimit të ...
Teatri “Andon Zako Çajupi” në Korçë feston 75 vite nga the...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit paralajmëroi B...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
Greqia ka ndërmarrë disa masa emergjente për mbrojtjen e p...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...