Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...

Leksi u çua herët në mëngjes. Duhej të kapte furgonin e qytetit verior se qysh në orën 9 do nisnin festimet e 50-vjetorit të krijimit të spitalit rajonal. Hëngri dy lugë kos me ca krodhe buke në të, piu ilaçet dhe pasi pa rreth e qark banesës së heshtur terhoqi derën e po zbriste shkallët. Kolla e përditshme e përqafoi qysh te kati i vet. E fortë sot dhe një çast iu morëm mendtë. U mbajt te parmaku dhe i foli vetes:
-Leksi, jo sot, mos më lerë pa shkuar në ceremoni. Se kam mall. Shumë mall. Do takoj shokët, kolegët, ata që punova aq vjet. Pa do shoh lumin, pyllin, qytetin...
Dhe kolla, si shoqja e tij më e mirë iku diku, larg Aleksit.
Ngadalë-ngadalë mbërriti te furgoni. U lodh se tashmë kapi 82 vjeç. Shyqyr që ishte peshë e lehtë se ndryshe do rrinte veç në krevat. Nga veshët s’para dëgjonte. I thanë për një aparat të thjeshtë, por nuk i delte hesapi ta blinte. Nga që një palo pension siguroi. Vertet punoi mjaft vite si mjek, por gjysma e jetës i shkoi në burg.
Sa tha fjalën burg i erdhi ndër mend gruaja e tij e bukur, djali dhe vajza, një familje e qeshur dhe plot gaz. Deri sa një darkë erdhën dy policë te dera, i bërtitën, je i arrestuar, do vish me ne e që atë natë filloi rrokullima.
E akuzuan për agjitacion e propagandë. Ke thënë te shtëpia e Ethemit se bluzat e huaja janë të bukura. Në kafene ke mburrur futbollin italian. Ke kënduar një këngë jugosllave dhe filmat francezë i ke ngritur në qiell. Plot një vit hetuesi. Mori vesh që edhe vëllain, inxhinier, e kishin arrestuar. E një mbasdite i vjen një shkresë për firmë, gruaja i kërkon divorcin. E firmosi menjëherë, të mos i trajtojnë keq fëmijët, mendoi. Dhe ikën vitet në galeri lart mes maleve.
Pas mbarimit të dënimit prej dhjetë vjetësh e ridënojnë, sikur i kishte thënë dikujt që supa e burgut do na vdesë. Dhjetë vjet të tjera…
Nga familja asnjë letër e lajm. Një i burgosur i ri i kishtë thënë që vajza ishte bérë infermiere, djali punonte në ndértim.
-Po gruaja, gruaja ime?- pyeti.
Ai nuk i dha përgjigje. Ndoshta është martuar, i shkoi si shigjetë në tru. Nuk mendonte se do delte gjallë nga burgu. Ndaj shpesh uronte që ajo të martohej e mbase merrte dikë të urtë e të matur që t’i trajtonte mirë fëmijët. Ikën vitet dhe... një mëngjes erdhi urdhëri të lirohen të gjithë të burgosurit politikë. Aleksi nuk besonte dhe në vend të pickonte veten pickonte shokët. Deri sa Sherifi ia dhe me një shpullë mbrapsht. I dhembi, u gëzua e bërtiti:
-Jam gjallë, jam i lirë.
Nuk priti makinë tek kthesa. Eci më këmbë poshtë malit. Kishte frikë mos një urdhër i dytë e rikthente në burg. Një skodë e kromit e hodhi sipër e deri në qytet makina i dukej si breshkë. Vrap te dera e shtëpisë, tokit e bërtit. Heshtje, nga dera ngjitur nxori kokën një plakë.
-Dua Sofikën, Dritanin dhe Blertën.
-Nuk ka njeri atje, ikën me anije, ishin ca kohë te ambasada gjermane. Tani nuk kam haber, -tha ajo e mbylli derën.
-Jam Aleksi, burri i Sofikës.
Por nga matanë asnjë pérgjigje. Më vonë gjeti një çekiç tek berberi poshtë dhe e shkallmoi derën, hyri brenda dhe ..i ra të fikët. Kur erdhi në vete ishte në spital. Atje ku punoi aq e aq vjet. E njohën dhe e mjekuan mirë e mirë. E ushqyen dhe iku drejt e në Tiranë. Atje takoi vëllanë ai ishte liruar para ca vitesh, punonte te fabrika e qelqit. Por shpresonte se ditët e këqija ikën për ata.
Dhe vërtet pas ca muajsh Aleksi nisi punë në ministri. E donin dhe e nderonin. Iku me mall nga qyteza ku krijoi familje. Mësoi se fëmijët ishin në Gjermani, në Këln, edhe gruaja. Iu lut ministrit që në se mundej t’i nxirrte një vizë, ai e dërgoi me shérbim dhe udhëtimi me avion ishte për te si ajo ecja mbi një tel në lartësi të mëdha. Kaq adrenalinë po çlironte sa tha se po vdiste vërtet.
Djali dhe vajza e pritën në aeroport. Të rritur dhe të bukur, shumë të bukur. Qanin e gëzonin të tre. Pa tek ata shumë tipare të tijat. Djali im, vajza ime, fliste parreshtur. Kështu thoshte me vete çdo ditë në burg e para se të flinte uronte:" Natën e mirë familja ime e mirë!"
-Po Sofika?
-Mamaja ka tre muaj që ka vdekur.
U turbullua dhe u ul tek stoli ngjitur. Mësoi se pati një jetë skëterrë. Falë familjes së saj komuniste nuk e çuan në punë të rënda, por bukurisë së saj iu sulën të gjithë. Me kërcënime, me provokime, me shantazhe. Deri sa nuk duroi më e kur dolën fëmijët në punë u mbyll në shtëpi e nuk doli deri ditën që me zor e morën kur u futën në ambasadën gjermane. Pastaj u qetësua në Këln, por ndjehej fajtore pér kërkesën e divorcit dhe mendonte veç për ty, baba. I dukej sikur ajo ta shtrengoi lakun që sigurimi të vuri në qafë. Më pas humbi mendjen, e shtruam në spital e deri sa një ditë se ku kishte gjetur një brisk, preu damarët
Qanin të tre në aeroport. Edhe në shtëpi. Kështu kaloi një javë duke ngushëlluar njëri -tjetrin.
Aleksi u kthye në Tiranë e i dhënë pas pune nisi të harrohej. Vajza dhe djali bënë dokumentat dhe e morën me vete. Ai po plakej, fëmijët u bënë me fëmijë. Gëzohej mes tyre dhe disa muaj rrinte atje, më pas në Tiranë mes fisit dhe shokëve. Kështu disa vjet deri sa u bë plot 82. Një telefon pardje i ngrohu zemrën.
-Do festojmë 50 -vjetorin e spitalit.-Jemi të lumtur në se vjen.
U pérgjigj po, pa u menduar. Këto po i thoshte vetes në furgon, kur dëgjoi:
-Arritëm xhaxha. Do zbresësh?
Pyeti ku gjendej hoteli “Roma” dhe nisi të capitej për atje. Kishte ardhur herët. Po pi një kafe i qetë, mendoi. Sa hyri te holli lexoi :”50 Vjetori i Spitalit” U mallëngjye dhe zuri një tavolinë me pamje nga dera. Sa u ul e kapi nga mbrapa Faiku, drejtori i parë. U shmallën, të dy të mplakur, por të gëzuar. Pas ca bisedave sheh ca vajza të reja plot shend e rini.
-Kjo është tani drejtoresha e spitalit, -i tha Faiku. -Eshtë vajza e Paulinit.
Paulini ishte kolegu që spiunoi Aleksin, që e futi në burg. U vrenjt, nuk i dha dorën. Më pas erdhën plot të tjerë. Ja dhe Ylberi, dëshmitari që sajoi sikur lëvdoja filmat francezë, po thoshte Aleksi. Tani mburrej se kishte dalë në pension, por e merrnin pér konsulta në spitalin amerikan. Gjithë ata që e çuan në burg erdhën për ceremoninë. U ndriste fytyra nga shëndeti dhe dhëmbët nga buzëqeshja. Në fund hyri ministrja.
-Mbesa e Sokratit, të kujtohet?-e pyeti Faiku.
-E cilit Sokrat?
-Kryetarit të Degës, atij të policisë.
Aleksi u egërsua. I doli para ai njeri i shëmtuar që e rrihte çdo natë me këmbën e shkulur nga një karrike. U çua vrik dhe doli jashtë. Nisi të nxitonte. Tek rruga pyeti dikë:
-Ku nisen furgonat për në Tiranë?
Ai drejtoi dorën nga lumi e Aleksi gati vraponte. Nuk e shqetësonte as kolla, as zemra. Vetëm ecte e ecte. I dukej sikur po jetonte te djeshmen, sikur do i delnin para ata dy policët e dikurshëm të natës së mënxyrshme e do i bërtisnin fort :”Eja me ne në degë! Je i arrestuar, i arrestuar!"
U plaka, por koha nuk paska lëvizur fare, tha dhe hypi në furgon.
-Për ku xhaxha?-e pyeti shoferi.
-Për Gjermani, o bir!
Qeshën pasagjerët. Shoferi tha:
-Për Gjermani jemi të gjithë.
Futi marrshin e furgoni nisi ecjen bri lumit...
Të tjera detaje të rëndësishme dhe të panjohura nga je...
Në Panairin e Librit, e raftet e e librarive të Tiranë...
Çel sot punimet Panairi i 26-të i Librit në Tiranë....
Klerikë të besimeve të ndryshme fetare të juglindjes së ve...
"Mjeshtre e madhe e serenatës"! Titull që për të apasionu...
Vetëm 2 ditë na ndajnë nga çelja e Panairit të 26-të t...
Para disa kohësh isha i ftuar në promovimin e librit të Ah...
Erion Kristo ka bërë me dije se libri i tij më i ri Pu...
Romani “Kutia e Agatha Christie” nga Mira Meksi dhe me për...
At Prel Gjurashaj në emisionin “Open” tregoi një nga mreku...
“Arratisje nga Lindja drejt Perëndimit-Në kërkim të pa...
Një biografi e re është sjellë me anë të një libri për...
Pranë varrit të nënës e pashë sërish atë vajzën e buku...
Kryeministri Edi Rama ishte në çeljen e ekspozitës së arti...
Njohuritë e grumbulluara mund të humbasin shpejt, për ...
Këtë të diel të fundit të muajit tetor hyrja do të jet...
Egla shkon një herë në muaj te varri i burrit. Z...
Besniku dhe Frida ishin çifti më i lumtur në qytet. U mart...
Mjeshtri shqiptar i mozaikëve, i renditur nga kritikët në ...
Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, ka dekoruar këtë të...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...