52 ditë protestë kundër qeverisë/ Qytetarët marshojnë drejt Kryeministrisë
Në sheshin “Skënderbej” janë grumbulluar qytetarët për pro...
Në sheshin “Skënderbej” janë grumbulluar qytetarët për pro...

Egla shkon një herë në muaj te varri i burrit. Zakonisht pasi thyhet mesdita. Nuk do ta shohë kush që po çon një lule tek ai që ia solli jetën përmbys vitet e fundit.
Ai i nxirosuri, Leksi, vrau veten andej nga motelet e Vaqarrit. Vrau dhe atë, dashnoren e tij të vogël në moshë. Aq të vogël sikur të ishte vajza e tij. Në fakt nga martesa e gjatë nuk patën vajzë. Veç dy djem. I madhi i martuar dhe me familje në Greqi, tjetri mbaron sivjet studimet në Londër. Leksi, burri, nuk kursehej të shkollonte çunat, i nxiste dhe çfarë fitonte e investonte së pari në shkollimin e tyre. Pa dituri nuk konkurron e pa garë kapitalizmi të kullufit, porosiste ai.
Ndërrimi i regjimit e gjeti të ri burrin. Fëmijët të vegjël e një ditë ai ngeli pa punë. Se erdhën këta të protestave dhe e nxorën gati me shkelma nga komiteti. Por nuk u dëshpërua. U bashkua me Ladin dhe nisën tregti në Turqi me ca para marrë borxh nga Shyqyriu, krushku ynë. Dhe lodhja iu shpërblye. Bënë goxha para e morën toka për ndërtime.
Atëherë më shpejt shitej pallati se buka në furrë. Leksi zgjeroi zyrat, punësoi njerëz dhe filloi të demonstronte inferioritetin e mesomoshës. Shihte vajza të reja, i joshte dhe më pas vazhdonin bisedat në motel. Kështu ecnin vitet. Punën e delegoi te ca të rinj që ishin shkolluar në Itali e vetë një ditë në shtëpi e një javë bredhje brenda e jashtë vendit.
Ndërkohë punët ecnin mbroth. Derisa u takua me Monën dhe atje ngeci. U lidh sikur e kishte dashuri të parë. Gruaja mori vesh diçka, por ai e mohonte. Një ditë shkoi dhe e takoi te shkolla. E kishte futur Leksi të jepte muzikë. Goca e bukur si drita.
-Jam gruaja.
-E di. Të njoh.
Më tej nuk u bë muhabet. Egla u kthye mbrapsht dhe nuk po i jepte dum kësaj lidhjeje. Kjo vajzë mund të bjerë në dashuri me këdo. Pse ngeli te burri im.
Hera-herës i shkonte ndër mend divorci, por i kujtohej djali që sapo ishte fejuar, tjetri në Angli... Turp, turp, po për kë? Heshtte dhe e linte ngjarjen të rridhte vetë. Diku do gjente uji një pritë.
Erdhi dhe ajo ditë. I tregoi Vera, shoqja e vet, se dashnorja, kështu e quanin, kishte zënë një të dashur, një çun nga Tirana që kishte filluar punë në bashki si inxhinier. U lehtësua dhe mendoi se zoti nuk harron. Por, një mëngjes zilja e telefonit e çoi vrulltas. Mendoi se ishte çuni:
-Hë, bir, si je?
-Flasim nga komisariati. Burri juaj ka vrarë veten dhe një vajzë që po e identifikojmë. Mund të vini sa më shpejt.
Sikur i ra qyteti sipër. Me shapka arriti atje dhe i njohu të dy. Më pas dilemat ta varros unë apo bashkia, të thërras njerëz, apo hiç frymë rreth xhenazes. Djemtë pyetës se si ndihej. I mësuan të gjitha dhe i thanë a të vijnë për varrim apo më pas.
-Ejani, një dhëmb i sëmurë hiqet, nuk shtyhet se veç lëngatë sjell.
Nuk u çudit kur pa kaq e kaq njerëz. Leksi ishte shoqëror dhe bamirës, nuk harxhonte veç me femra, jepte ndihma për këdo. U duk para njerëzve jo me dhimbje, por as e qeshur. E varrosën gati sikur ishte ndonjë lojtar futbolli. Hodhi sytë nga parcela e gocës dhe pa vetëm të ëmën e saj me dy varrmihësit. Murga, shqiptoi gati me zë.
Që atëherë vjen një herë në muaj te Leksi. Nuk e fali, por e mëshiroi. Rri një copë herë me sytë mbi foton e tij. I kujtohen plot ditë e vite të bukura. Më pas, nuk rri më. Ngrihet e nuk del nga varrezat. Ecën drejt varrit të Monës, dashnores. Një grumbull dheu e sipër e anuar emri i saj. Kallogre, ç'qe ky fat i zi për ty, psherëtin dhe ndien keqardhje. Jo se u lidh me Leksin, por që u shit tek ai. Iu gëzua dhuratave, udhëtimeve dhe kënaqësive të moshës. Burri ishte plot shëndet e i gjallë, por babai i saj quhej. Dashuri e shitblerë, ku njëra bëhet kurtizane e tjetri pronar. Atje nis dhe thyerja e balancave, rritet xhelozia se prona është shpirt, është luftë. Leksi që të mos ia linte askujt e mori me vete. Fatzezë, moj korbë.
Pastaj i lë një karafil të kuq dashnores dhe i drejton tabelën e emrit. Që kur të vijë sërish të mos e gjejë të vidhisur. Kallogre, kallogre... largohet dhe çapitet drejt shtëpisë së saj...
Besniku dhe Frida ishin çifti më i lumtur në qytet. U mart...
Mjeshtri shqiptar i mozaikëve, i renditur nga kritikët në ...
Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, ka dekoruar këtë të...
Bashkia Korçë dhe Qendra e Artit dhe Kulturës do të or...
Në historinë 70-vjeçare të muzikës lirike të vendit tonë, ...
Para shumë vitesh, kur punoja gazetar, kisha një dëshirë t...
Të premten dhe të shtunën në Boston të Masaçusetsit u mbaj...
Shkrimtari dhe profesori, Sadik Bejko, ka dhënë një mesazh...
Katedralja e Etçmiazdin, e cila njihet dhe si kisha mëmë e...
55 punime të 42 piktorëve shqiptarë që janë pjesë e fondit...
Filmi i shumëpërfolur “Në Kuadër të Dashurisë, ku janë pro...
Shkrimtari i njohur, Besnik Mustafaj, feston 65-vjetorin ...
Ediconi i 10-të i filmit ‘KO:SH FILM FEST 2023’ është çelu...
Zbulohet një foto e rrallë e vitit 1991 ku lideri i Lëvizj...
Botuesi dhe themeluesi i gazetës “Nacional”, Mujë Buçpapaj...
Për aktorin Ndrekë Luca, (1927-1995) “Artist i Populli...
Arkeologët janë rikthyer në Luginën e Drinos në Gjirokastë...
Aktori i njohur Lutfi Hoxha është ndarë nga jeta në moshën...
Nënë Tereza u lind në një tokë ku gratë nuk priteshin ...
Venecia planifikon ta bëjë me pagesë hyrjen për vizitorët ...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Greqia ka ndërmarrë disa masa emergjente për mbrojtjen e p...
Një aksion i udhëhequr nga Europoli, përmes autoriteteve n...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, priti sot në një takim...
Bashkimi Evropian ka kritikuar vendimin e ushtrueses së de...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...