Finalja e Eurovizionit/ Ja si votohet Shqipëria, detajet dhe procedura
Sonte zhvillohet nata finale e konkurksit europian të këng...

Që prej vitit 1977, çdo 18 Maj, në të gjithë botën shënohet Dita Ndërkombëtare e Muzeve. Kjo datë është vendosur nga Këshilli Ndërkombëtar i Muzeve, ICOM i UNESCO-s dhe synon të rrisë ndërgjegjësimin publik mbi rolin e muzeve në zhvillimin e shoqërisë.
Ja 5 muze që duhen vizituar në gjithë Shqipërinë:

Muzeu Historik Kombëtar është insitucioni më i rëndësishëm muzeor në Shqipëri. Ai gjendet në qendër të Tiranës, në sheshin “Skënderbej” dhe u ndërtua në vitin 1981 si shtëpia më e madhe e historisë së kombit shqiptar. Në të gjenden mbi 6200 objekteve muzeore të periudhës nga mijëvjeçari IV para Krishtit deri në gjysmën e dytë të shekullit XX. Herë pas here, ne mbientet e muzeut mbahen aktivitete të ndryshme me natyrë kulturore. Në muze mund të gjenden objekte të rëndësishme që dëshmojnë për zhvillimin e kombit shqiptar.

Shtëpia Me Gjethe u ndërtua në vitet ’30 për të funksionuar si klinikë obstetrike, por me fillimin e Luftës së Dytë Botërore, ajo ra në duart e gjermanëve dhe u shndërrua në një qendër të Gestapos. Në vitet ’50 ajo u shndërrua në degën tekniko-shkencore të Sigurimit të Shtetit (policia sekrete komuniste). Prej asaj kohe, Shtëpia me Gjethe u kthye në një legjendë të frikshme. Në vitin 2017, hapja e muzeut, u dha mundësinë shqiptarëve të shihnin për herë të parë nga afër një dimension të pazbuluar të komunistëve. Muzeu ekspozon nga afër objekte, mjedise, pajisje, rikrijime dhe imazhe të përgjimeve të Sigurimit të Shtetit, duke plotësuar një panoramë rrënqethëse të dhunimit të jetës në komunizëm.

Muzeu Kombëtar i Arsimit në Korçë ndodhet në ndërtesën e shkollës së parë shqipe, e hapur më 7 mars 1887 nga mësuesi patriot Pandeli Sotiri. Ky objekt, i cili fillimisht ishte shtëpi private e patriotit korçar Diamant Terpo, nga viti 1967 gëzon statusin Muze Kombëtar i Arsimit ndërsa nga viti 1973 është shpallur edhe Monument Kulture.

Muzeu Arkeologjik i Durrësit u hap më 13 Mars 1951 në qytetin Durrësit dhe është një nga muzetë më të rëndësishëm në Shqipëri. Pjesa më e madhe e muzeut përbëhet nga 3204 objekte që gjenden në vendin e lashtë të Dyrrhachium dhe përfshin një koleksion të gjerë nga periudha Greke e Lashtë, Helenistike dhe Romake. Artifaktet kryesore përfshijnë stelat e funeralit romak dhe sarkofagët prej guri dhe një koleksion prej bustesh miniaturë të Venusit, dëshmi për kohën kur Durrësi ishte një qendër adhurimi e perëndeshës.

Muzeu Kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu ndodhet në Krujë dhe është një nga më të vizituarit në Shqipëri. Në këtë muze janë të ekspozuara mjaft objekte, dokumente dhe bibliografi origjinale, riprodhime autentike që flasin qartë për historinë e popullit shqiptar në shek. XV e më gjerë. Aty numërohen pavione të tilla si pavioni i antikitetit dhe mesjetës së hershme, pavioni i principatave shqiptare, i pushtimit osman dhe përballimit të këtij pushtimi, pavioni i kështjellave mesjetare, i qëndresës shqiptare, kanceleria e Skënderbeut, biblioteka, salla e princave, e pinakotekës dhe së fundi pavioni i trashëgimisë dhe i jehonës. Në këto pavione janë ekspozuar objekte prej qeramike, bronxi, hekuri, bakri, faksimile të ndryshme, ikona origjinale, shkrime, këmbana e vitit 1462, shpata origjinale të shek. XV etj./CNA
Sonte zhvillohet nata finale e konkurksit europian të këng...
Shkrimtari, prof. dr. Spiro Vasil Mëhilli, në kuadër të 80...
Finalja e Eurovision do të mbahet mbrëmjen e sotme, 17 maj...
Në ambientet e Universitetit të Korçës u zhvillua sot një ...
Në simpoziumin e sotëm "Llazar Fundo - figurë e shquar e m...
Pedagogu i Departamentit të Historisë dhe Gjeografisë në U...
Pedagogia e Departamentit të Gjuhës dhe Letërsisë, Elona Ç...
Përgjegjësi i Departamentit të Gjuhës dhe Letërsisë në Uni...
Dr. Suela Dinellari, përgjegjëse e Departamentit të Shkenc...
Profesor Doktor Gjergji Pendavinji ka theksuar se Llazar F...
Rektori i Universitetit "Fan Noli", Lorenc Ekonomi, foli p...
Kryebashkiaku i Korçës, Sotiraq Filo, është bërë pjesë e S...
Sot do të mbahet në Amfiteatrin e Universitetit "Fan Noli"...
Shqipëria është kualifikuar mbrëmjen e djeshme për në natë...
Mbrëmjen e sotme, “Shkodra Elektronike” që përfaqëson Shqi...
Kardinali amerikan Robert Francis Prevost është zgjedhur P...
Aktori i njohur Visjan Ukcenaj ka përgatitur një këngë për...
Eduart Çala, një nga figurat e shquara të artit skenik dhe...
Elsa herë pas here shkon te prindërit. Tashmë ata kanë hyr...
CNA TV do të transmetojë live edicionin e dytë të Festival...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
Dy persona u vunë në pranga dhe dy të tjerë u proceduan pe...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Bashkimi Evropian ka kritikuar vendimin e ushtrueses së de...
Një tërmet me magnitudë 5.0 ballë të shkallës Rihter godit...
Përplasje mes policisë dhe protestuesve kanë shpërthyer në...
Kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...