Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...

Një aktivitet me titull “Valias, nga kamp në përkujtim” u organizua sot nga Autoriteti për Informimin mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit, me rastin e Ditës Evropiane të Kujtimit për Viktimat e Regjimeve Totalitare.
Në fjalën e saj, kryetarja Gentiana Sula theksoi disa nga ngjarjet e kohës në Shqipëri dhe u ndal te kampi i Valiasit, në të cilin u internuan padrejtësisht shumë shqiptarë.
Sula tha se trashëgimia e dhunës nga totalotarizmi duhet përkujtuar, që të shërohet.
“Si çdo vit, përkujtojmë 23 gushtin – Ditës Evropiane të Kujtimit për Viktimat e Regjimeve Totalitare. Këtë vit tregojm mbi kampin me tela me gjemba të Valiasit dhe Kodër Kamzës, si dhe për të nderuar ata që vuajtën padrejtësisht në kampet e internimit dhe punës që u çelën në Shqipërinë e pas Luftës së Dytë Botërore. Si dhe Rrjeti Europian I Kujteses dhe solidaritetit, nën moton “Plagët mund të shërohen”,
Dokumentet e hershme tregojnë që Kampi i Valiasit ishte ngritur që në vitin 1945 si pjesë e kampeve ku ishin të vendosur robërit gjermanë të luftës. Kjo nje histori me vete, Në këtë kamp vuanin dënimin robër lufte, gjermanë por po ato u kthyhen në hapësira ndëshkimi edhe per ‘armikun e brendshëm’, familjarë të të arratisurve apo të dënuarve, pjesa më e madhe e të cilëve ishin gra dhe fëmijë.
Në vitin 1950, ky kamp arriti kulmin me 820 të internuar, prej të cilëve 1 ne 2 ishin fëmijë – foshnja e të mitur që nuk shkuan kurrë në shkollë, që u rritën mes urisë, sëmundjeve dhe frikës. Gra ishin nje ne 3, kuee burra nje ne 5.
Nga të dhënat arkivore, rezulton se ky kamp është mbyllur në vitin 1952 dhe vuajtësit e këtij kampi u transferuan për të vuajtur dënimin e tyre në kampe të tjera.
Kampi ishte pjesë e një sistemi më të gjerë internimesh: të internuarit shpeshherë transferoheshin nga Valiasi në Kamëz, më pas në Tepelenë apo Porto Palermo. Kudo shkonte familja, shkonte edhe stigma. Këto fakte e dëshmojnë fytyrën e vërtetë të regjimit: një pushtet që nuk ndëshkonte vetëm individin, por gjithë familjen, duke goditur edhe grate dhe femijet..
Tipologjia ishte e qartë: kryefamiljari shpëtonte duke u arratisur, ndërsa familja e tij bëhej objekt hakmarrjeje. shantazhi, terrori. Ky ishte realiteti i regjimit, nga ndëshkimi individual tek ndëshkimi familjar. Jo ishte forma e instalimit dhe ruajtjes se pushtetit. Keshtu ky kamp edhe pse u mbyll në vitin 1952, vuajtësit e këtij kampi, si mijëra te tjerë te Tepelenes etj, u transferuan për të vuajtur dënimin e tyre në kampe të tjera, shpesh deri ne viti 1991.
Sot, në vigjilje të 23 gushtit – Ditës Evropiane të Kujtimit për Viktimat e Regjimeve Totalitare, datë e shpallur nga Parlamenti Europian për të kujtuar krimet e nazizmit dhe komunizmit, po prezantojmë nje dokumentar te prodhuar nga vete stafi i Autoritetit “Valias, nga kamp në përkujtim”. Pa pretendime atistike te medha, por me ndjeshmeri e vertetesi.
Ky dokumentar sjell dëshmi rrëqethëse të të mbijetuarve si Avni Bazellari, Et’hem Fezollari, Vasil Kokali, Fatime Nurçe e Lude Bazelli, të cilët ishin të mitur tek u internuar me nënat e tyre, 80 vjet më pare. Rrefimet e tyre shkojne bashkë dhe me dokumente arkivore nga AIDSSH, CIA dhe Departamenti i Shtetit.
Na thane që Valiasi ishte i rrethuar me tela me gjemba, me roje të armatosura dhe një pus të vetëm me ujë të turbullt, ku shpesh lindnin sëmundje si dizenteria. Dëshmitë tregojne për kasolle balte, për fëmijë që humbën jetën, për nënat që lindnin foshnja pa ditur sot e kesaj dite fatin e tyre. Janë histori që tregojnë dhimbjen, por dhe solidaritetin mes tyre, qëndresën dhe forcen e madhe njereore te atyre që mbijetuan.
Një raport i CIA-s i vitit 1951 përshkruan qartë gjendjen në kampet shqiptare: familje të tëra të mbyllura në kasolle kashte, me vetëm 500 gram bukë në ditë, me veshje e këpucë të shkatërruara.
Plagët e Valiasit, të Kodër Kamzës, të Tepelenës, Porto Palermos, Savrës, Grabianit, Spaçit e Burrelit, nuk janë vetëm plagë individuale. Ato janë plagë të shoqërisë sonë, plagë që janë trashëguar brez pas brezi. Studiuesit e psikologët na kujtojnë se trauma nuk shërohet duke u mbuluar, por duke u njohur. Prandaj edhe ne, përmes këtij aktiviteti, zgjedhim të kujtojmë, të ndajmë dhe të njohim të vërtetën. Përkujtojmë që te shërojme!
Heshtja armiku më i madh i kujtesës.
Që prej vitit 2017, Autoriteti ka punuar për evidentimin e këtyre hapësirave të kujtesës – nga Tepelena e Porto Palermo, deri tek Spaçi e Maliqi – duke mbledhur dokumente, dëshmi dhe duke i kthyer ato në itinerare të kujtesës për brezat e rinj.
Sepse, siç thotë psikologu social Micha? Bileëicz: “Çdo traumë duhet të njihet për t’u shëruar. Dhe kjo njohje është shpresa jonë më e madhe.”
Siç edhe kanë treguar studimet mbi sjelljet e shoqërive të trashëguar nga komunizmi, fashizmi, nazismi, trashëgimia e dhunës nuk ndalet me një brez. Ajo përcillet e mpirë përmes fjalëve, por edhe përmes heshtjes, përmes frikës, mosbesimit dhe plagëve të pashëruara.
Nëse historia tregohet vetëm si një rrëfim i errët vuajtjesh, ne rrezikojmë të përcjellim frikë. Por nëse tregojmë edhe historitë e mbijetesës, të kujdesit dhe të solidaritetit, atëherë brezave të rinj u japim forcë dhe harte per tejkalim te sfidave ne menyre njerezore.
Ndaj ky dokumentar, si burim i rëndësishëm për Platformën Mësojmë nga e kaluara, do të vijojë të informojë dhe të ftojë në reflektim mbi atë që trashëgojmë nga e shkuara dhe mbi mënyrën si e mbajmë të gjallë kujtesën. jo vetëm për ne që jetojmë sot, por edhe për brezat që vijnë.
Shoqëria jonë ka nevojë jo vetëm të nderojë viktimat, por edhe të mësojë të njohë dhimbjen e tjetrit, që trauma e djeshme të mos bëhet burim percarje sot e nesër.
Le ta bëjmë kujtesën një akt të shërimit, një akt të përgjegjësisë dhe një urë për brezat që vijnë”,-tha Sula./CNA
Fotografia është më shumë sesa thjesht kapja e imazheve; ë...
Dramaturgu, aktori dhe regjisori i njohur Naum Shundi po p...
Në edicionin e tij të tretë, Gjon Mili International Video...
Lady Gaga kryeson listën e kandidatëve për Çmimet e Video ...
Kreshma e Hyjlindëses Mari është një periudhë 15-ditore ku...
Këshilli i Ministrave në mbledhjen e sotme vendosi të emër...
“Porto Palermo Festival” ngre këtë javë siparin e Edicioni...
Një udhëtim i gjatë, i rrënjosur në Koncilin e Dytë të Vat...
Në ambientet e Bibliotekës Publike “Marin Barleti” u zhvil...
Riti i Dollisë Shqiptare është shpallur sot Pasuri Kombëta...
“Lojtari i fatit”, kështu titullohet botimi i shtatë i gaz...
Në nderim të poetit dhe lirikut të njohur devollian, Skënd...
Pas një pune disa mujore, ka përfunduar ndërhyrja restauru...
Pas disa ditësh të mbushura me art, emocione dhe tinguj të...
Një mbrëmje e veçantë, e mbushur me emocione, kujtime dhe ...
Së pari dua t’ia uroj datëlindjen Agim Gjakovës, i cili so...
Përmeti përbën një nga zonat me një traditë të hershme të ...
Një histori për fuqinë e pasurisë që fal dhe jetës që rili...
Kisha e Shën Prokopit është ndërtuar ne vitin 1780 për nde...
Ca vite pata dëshirë që babain tim mos e bënin hero. Ishte...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...