web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Vrasja me snajper në Vlorë/ Lihen të lirë 15 personat e ndaluar, policia nuk gjen asnjë provë

12 Janar 2024, 09:29, Kronika CNA
Vrasja me snajper në Vlorë/ Lihen të lirë 15 personat e
Foto nga vendi i ngjarjes

15 persona, të cilët u ndaluan nga Policia e Vlorës për vrasjen e Gëzim Sinomatit, janë lënë të lirë.

Mësohet se policia nuk ka gjetur asnjë provë ndaj 15 personave që i implikonin në vrasjen me snajper të ndodhur pak ditë më parë në qytetin e Vlorës. 

Vrasja e Gëzim Sinomatit:

Vrasja dyshohet të jetë kryer me pagesë nga persona të përgatitur më së miri për këtë ngjarje. Deri më tani nuk janë gjetur as gëzhoja dhe as arma e krimit dhe policia nuk ka arrestuar asnjë person. 

Dyshohet se autorët kanë qenë me një makinë të llojit "BMW", e cila është djegur në pjesën e pasme të saj pasi ndërhyrja në kohë e zjarrfikëses ka bërë që mjeti të shpëtojë në një pjesë të tij. Gëzim Sinomati është djali i Sokol Sinomatit, i njohur ndryshe si "Buzëderri". 

Kush është Sokol Sinomati? 

Sinomati është njohur nga të gjithë si anëtar i bandës së Gazment Brrakës. Më shumë se 23 vite më parë ai zbriti nga makina e tij tip “Benz”, dhe qëlloi në mes të ditës me breshëri automatiku ndaj Sokol Nuhos, në atë kohë 29 vjeç. Ky i fundit ishte i armatosur, dhe prandaj i është kundërpërgjigjur për vetëmbrojtje duke qëlluar me pistoletë teksa qëndronte i ulur brenda në lokal.

Mirëpo, nga shënjestra e tij asnjë plumb nuk e preku. I vrarë aksidentalisht mbeti Luigj Xhafa, 42 vjeç, i cili po lëvizte me biçikletën e tij pak metra më tutje.

“Buzëderri” ishte larguar në drejtim të Radhimës, ku dhe u strehua në një nga vilat e plazhit. Ai u rrethua nga forca të shumta policie dhe për plot 3 orë nuk pranoi të dorëzohej./CNA 

 





Lajmet e fundit nga