web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

VIDEO/ Momentet kur "skifteri" futet për të grabitur një banesë në Kavajë

10 Janar 2024, 10:25, Kronika CNA
VIDEO/ Momentet kur "skifteri" futet për të grabitur
Foto ilustruese

Policia në Kavajë ka arrestuar një 47-vjeçar, i cili vidhte shuma parash në 3 banesa të ndryshme.

Në prangat e policisë ka rënë B. S., 47 vjeç, banues në Rrogozhinë. Në videon e mëposhtme shfaqen momentet teksa ai futet në një banesë për të grabitur, por është kapur nga kamerat e sigurisë. 

Njoftimi i Policisë: 

Vodhi në të njëjtën ditë, shuma parash, në 3 banesa, kapet dhe vihet në pranga 47-vjeçari, i dënuar më parë, për të njëjtën veprimtari kriminale.

Sekuestrohen para dhe sende të dyshuara të vjedhura, si dhe sende të tjera që përdoreshin gjatë vjedhjeve.

Si rezultat i hetimeve profesionale dhe intensive, të kryera në bashkëpunim me Prokurorinë e Durrësit, për të identifikuar dhe nxjerrë përpara përgjegjësisë penale, autorin e disa vjedhjeve të kryera në Golem, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kavajë, në kuadër të megaoperacionit “Sundimi i ligjit”, kapën dhe vunë në pranga shtetasin B. S., 47 vjeç, banues në Rrogozhinë.

Gjykata e Durrësit i ka caktuar këtij shtetasi, masën e sigurisë “Arrest në burg”, pasi nga hetimet rezultoi se më datë 24.12.2023, ka vjedhur në 3 banesa në Golem, shumat 30 000 lekë, 100 000 lekë, 7000 euro dhe 3000 dollarë.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan një shumë parash, 3 ora dore, 2 m fitil zjarrpërcjellës dhe sende të tjera të dyshuara të vjedhura, si dhe doreza, kapuç, gërshërë, automjet dhe veshje që dyshohet se përdoreshin nga shtetasi B. S., gjatë kryerjes së vjedhjeve.

Po hetohet për të provuar ligjërisht vjedhje të tjera që mund të ketë kryer 47-vjeçari.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme./CNA 

 

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by CNA.al (@cna.lajme)





Lajmet e fundit nga