web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Vrasja e 39-vjeçarit me dy emra/ Pistat ku po heton policia, sekuestrohen kamerat

31 Tetor 2022, 09:00, Kronika CNA

Vrasja e 39-vjeçarit me dy emra/ Pistat ku po heton policia, sekuestrohen

Vrasja e 39-vjeçarit Briken Sanaj te “Kodra e Diellit”, dyshohet se ka lidhje me hakmarrjen.

Sanaj i cili në rezidencën ku banonte njihej me emrin Anton Gjinaj, nuk rezulton person me precedent penal.

Por vëllai i tij, në vitin 2015 kishte plagosur një person në Ishull-Lezhë, ndaj dyshohet se ekzekutimi i tij është bërë për hakmarrje.

Policia është duke punuar në pistën e vrasjes me paramendim, ndërsa kamerat e sekuestruara kanë filmuar pamje të rëndësishme dhe po punohet për zbardhjen e ngjarjes dhe identifikimin e autorit./CNA.al





Lajmet e fundit nga