LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

U kap me mina me telekomandë në trup, gjykata lë në burg 24-vjeçarin

26 Mars 2024, 09:38, Kronika CNA
U kap me mina me telekomandë në trup, gjykata lë në burg
Momenti i arrestimit të 24-vjeçarit

24-vjeçari nga Fushë-Kruja, i cili u kap me dy mina me telekomandë duke i transportuar drejt Lezhës, do të qëndrojë në burg pa afat.

Ky është vendimi i dhënë sot nga Gjykata e Lezhës për 24-vjeçarin me iniciale A.S. Ky i fundit nuk ka dhënë asnjë shpjegim rreth veprimtarisë së tij dhe posedimit të minave.

Pasi dëgjoi palët, gjyqtari Aldi Kareco e cilësoi të ligjshëm arrestimin në flagrancë të 24-vjeçarit dhe vendosi ndaj tij masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”./CNA 

 

Lajmet e fundit nga