web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

U kap me 35 doza kanabis me vete dhe në automjet/ Vihet në pranga 29-vjeçari në Fier

21 Tetor 2025, 14:09, Kronika CNA

U kap me 35 doza kanabis me vete dhe në automjet/ Vihet në pranga

Një shtetas 29-vjeçar u vu në pranga, pasi u kap me sasi lënde narkotike të llojit kanabis, që e kishte me vete dhe në automjet, të ndarë në doza të gatshme për shitje.

Shtetasit R.O., banues në Fier, iu gjetën 35 doza kanabis. 

Gjatë aksionit, u sekuestrua lënda narkotike dhe 2 celularët e të arrestuarit.

Njoftimi:

Si rezultat i administrimit të shpejtë të informacioneve të siguruara në rrugë operative, për një shtetas të implikuar në prodhim/shitje narkotikësh, shërbimet e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve dhe shërbimet e Forcës së Posaçme Operacionale kapën dhe vunë në pranga autorin e dyshuar, shtetasin R. O., 29 vjeç, banues në Fier.

Gjatë kontrollit fizik dhe gjatë kontrolli në automjetin që drejtonte, këtij shtetasi iu gjet sasi lënde e dyshuar narkotike Cannabis Sativa, e ndarë në 35 doza të gatshme për shitje.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme./CNA





Lajmet e fundit nga