Me "BMW", gati për ekzekutim/ Zbardhen detaje për dështimin e atentatorëve
Në nisje të operacionit, një ditë më parë, Policia gjeti d...

Gjykata e Apelit ka lënë në fuqi vendimin “arrest me burg” pë ish-zyrtaren e Kryeministrisë, Alda Klosi.
Ish-zyrtarja Klosi kërkoi masë më të lehtë sigurie. Kujtojmë se ish-zyrtarja akuzohet për pastrim parash, deklarim të rremë dhe fshehje pasurie.
Gjithashtu Klosi ka kërkuar masë më të lehtë sigurie duke argumentuar se ka 2 fëmijë të mitur dhe se ka në kujdestari edhe nënën e saj të verbër.
Nga ana tjetër, avokati i Alda Klosit, Ilrija Muho është shprehur për mediat se Prokuroria duhet të provojë vërtetësinë e deklarimit të dëshmisë së pastrueses Rozeta Dobi.
“Gjykata e Apelit konfirmoi vendimin e dhënë nga gjykata e shkallës së parë. Vlerësoi të rregullt edhe kërkesën duke lënë në fuqi arrestin me burg. Qëndrimi i saj është bërë publik, ka pranuar faktin se banesa është vjedhur, nga të cilat 120 mijë janë një hua që vëllai i saj ka marrë për nevoja të kurimit të xhaxhait të saj të ndjerë në Amerikë. Gjithçka në të ardhmen do të kompensohej me një truall në zonë pranë “21 Dhjetorit”. Prokuroria pra disa ditësh ka bërë një sekuestro të një apartamenti të regjistruar në emër të ish-bashkëshortit të saj. Prokuroria duhet të provojë deklaratën. Duhet të provohet vërtetësia e deklarimit të dhënë nga Rozeta Dobi”, tha avokati.
NJOFTIMI I GJYKATES
Referuar interesimit të mediave, Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, informon sa më poshtë:
Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, ka zhvilluar gjykimin lidhur me vlërësimin e ligjshëm të ndalimit dhe caktimin e masës së sigurimit “arrest në burg”, ndaj personit nën hetim shtetases me iniciale A.K (Ç), e dyshuar për kryerjen e veprave penale “Refuzimi për deklarimin, mosdeklarimin, fshehjen ose deklarimi i rremë, i pasurive, interesave private të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim”, “Pastrim i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” dhe “Deklaratat e rreme përpara oficerit të policisë gjyqësore, parashikuar nga nenet 257/a/2, 287/1 dhe 305/b të Kodit Penal.
Fakti objekt akuze lidhet me ngjarjen e datës15.12.2022, ku në Rrugën e “Kosovarëve”, tek pallati “Orion” është vjedhur banesa e shtetases me iniciale A.K (Ç). Nga veprimet hetimore ka rezultuar se autorë të dyshuar të vjedhjes së banesës së shtetases me iniciale A.K (Ç), është shtetësja me iniciale R.D, e punësuar si pastruese së bashku me djalin e saj me iniciale H.D.
Me vendimin nr. 250 Akti, datë 07.02.2023 Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, vendosi:
– Vlerësimin e ligjshëm të ndalimit të kryer nga policia gjyqësore, ndaj personit nën hetim A.K(Ç), e dyshuar për kryerjen e veprave penale të “Refuzimi për deklarimin, mosdeklarimin, fshehjen ose deklarimi i rremë, i pasurive, interesave private të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim”, “Pastrim i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” dhe “Deklaratat e rreme përpara oficerit të policisë gjyqësore, parashikuar nga nenet 257/a/2, 287/1 dhe 305/b të Kodit Penal.
-Caktimin ndaj personit nën hetim A.K(Ç) masën e sigurimit “arrest ne burg” parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale.
Çështja në apel u shqyrtua mbi bazën e ankimit të bërë nga personi nën hetim me iniciale A.K(Ç), e cila kërkoi ndryshimin e vendimit, duke vlerësuar si të paligjshëm ndalimin dhe caktimin e një mase sigurimi të ndryshme nga ajo që ka vendosur Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë.
Seanca gjyqësore u zhvillua në mungesë të ankueses, në prezencë të mbrojtësit të zgjedhur prej saj, av.Ilirjan Muho.
Në përfundim të gjykimit, sot më datë 20.02.2023, Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, e përbërë nga trupi gjykues me Gjyqtare znj. Irena Brahimi, vendosi:
-Miratimin e vendimit nr. 250 Akti, datë 07.02.2023 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë.
Në nisje të operacionit, një ditë më parë, Policia gjeti d...
Atetanti i dështuar në Elbasan, është pasuar me arrestime....
Një shtetas nga Fushë-Kruja, raportohet se është arrestuar...
Shefki Bylykbashi, 77-vjeçari nga Maliqi, ka dalë para...
Në njësinë Administrative Ostren, Bashkia Bulqizë, sht...
Policia ka identifikuar katër të rinjtë nga Tirana që ...
Oficerët e policisë gjyqësore kanë marrë në pyetje ish...
Prokuroria e Tiranës po vijon hetimet për ngjarjen me ...
Katër persona nuk i janë bindur urdhërit të policisë n...
Një zjarr masiv ka rënë ditën e sotme në aksin nacional Qa...
Një ullishte është përfshirë nga flakët në fshatin Otl...
Policia ka vijuar kontrollet në zona publike dhe në ambien...
Sekuestrohen 2 apartamente dhe një automjet, në pronësi të...
Punonjësit e Policisë Kufitare kanë konstatuar një rast pa...
Një sherr ka ndodhur mes dy të rinjve në lagjen nr. 4 ...
Rreth orës 11:20 të ditës së sotme është gjetur e paje...
Një tjetër detaj ka dalë në dritë për sa i përket aten...
Policia zbardh detaje nga parandalimi i një atentati t...
Policia ka parandaluar një atentat të mundshëm në qyte...
Dyshime të forta janë ngritur nga gazetarja Keti Banushi n...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të hënë në afërsi t...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Kryeministri i Hungarisë, Péter Magyar, i zuri shumë njerë...
Ndërmjetësit e konfliktit në Lindjen e Mesme mes Shteteve ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...