web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Trevjeçari ndërroi jetë/ Mjekët e spitalit të Shkodrës: Fëmija në gjendje shoku kardiak

24 Shkurt 2025, 18:23, Kronika CNA

Trevjeçari ndërroi jetë/ Mjekët e spitalit të

Mjekët e spitalit të Shkodrës kanë reaguar në lidhje me vdekjen e 3-vjeçarit disa ditë më parë dhe gjendjen e motrës së tij, 7 vjeç.

Ata deklaruan se 3-vjeçari ditën e shtunë kishte mbërritur në gjendje shoku dhe ishte pothuajse e pamundur të zbulohej shkaku.

Sa i përket gjendjes së 7-vjeçares, mjekët deklaruan se është tepër e rëndë.

Të shtunën në darkë fëmija në gjendje shoku kardiak. Parametra jeta të papajtueshme me jetën. Koha shumë e shkurtër dhe gjendja shumë e rëndë. Nuk na lejoi për diagnozë. Mund të jenë disa shkaqe, virozë, intoksifikim, sëmundje sistemike. Do ishte ideale të bëhej autopsia. Mezi mundëm të marrim disa analiza gjaku, me ndërhyrjen e reanimatorit. Prindërve u është thënë të firmosin. Ardhja e fëmijës së dytë me gjyshërit. Menduam se mund të bëhej si vëllai. Parametrat lejonin transferimin në Tiranë. Vajza në gjendje tepër të rëndë”, tha doktoresha.

 

Sa i përket gjendjes së nënës, e cila është shtatzënë, mjekët njoftuan se është kontaktuar për t’u shtruar në spital, në mënyrë që të jetë nën kujdesin e mjekëve.

 

Nëna është kontaktuar të vijë të shtrohet në spital, të jetë nën kujdesin e mjekëve”, u shpreh mjeku./ CNA

 





Lajmet e fundit nga