web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Të akuzuar për vrasje dhe drogë/ Arrestohen 3 persona të shpallur në kërkim

9 Janar 2025, 08:51, Kronika CNA

Të akuzuar për vrasje dhe drogë/ Arrestohen 3 persona të

Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale (Fast Albania) kapi dhe vuri në pranga 2 pjesëtarë të organizatave kriminale në Itali, të akuzuar për trafikim të lëndëve narkotike, si dhe 1 shtetas të akuzuar në Suedi, për kanosje serioze për vrasje.

Si rezultat i koordinimit të informacioneve dhe veprimeve operacionale, me homologët e Policisë italiane dhe ata të Policisë suedeze, në kuadër të operacionit policor “Operacionalja 22”, u lokalizuan dhe u vunë në pranga shtetasit:

-Y. Zh. alias Y. Gj., 32 vjeç, i lindur në Mamurras. Ai u kap në Mamurras, pasi Gjykata e Vareses, Itali, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, kryer në kuadër të organizatës kriminale;

-L. F alias L. D., 60 vjeçe, e lindur në Shkodër. Ajo u kap në Shkodër, pasi Gjykata e Apelit e Firences, Itali, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, kryer në kuadër të organizatës kriminale;

-A. F., 37 vjeç, shtetas suedez. Ai u kap në Tiranë, pasi Gjykata e Orebros, Suedi, ka lëshuar urdhër arresti për të, për veprën penale "Kanosja serioze për vrasje"./ CNA





Lajmet e fundit nga