web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Shisnin drogë në lokale nate/ Arrestohet 20-vjeçari, shpallet në kërkim i riu

9 Janar 2025, 08:27, Kronika CNA

Shisnin drogë në lokale nate/ Arrestohet 20-vjeçari, shpallet

Shisnin lëndë narkotike në lokale nate dhe në lagje të qytetit të Shijakut, arrestohet në flagrancë një 20-vjeçar, shpallet në kërkim bashkëpunëtori i tij, një 26-vjeçar, i cili kishte thyer masën e sigurisë "Arrest në shtëpi", për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.  

Në banesën e 26-vjeçarit, Policia gjeti qindra doza lënde të dyshuar narkotike cannabis sativa, një pjesë në formë boçeje në përpunim për ta ndarë në doza.   

Sekuestrohen lënda narkotike, 1 peshore elektronike, 1 automjet dhe 3 celularë.    

Si rezultat i një hetimi të kryer me metoda speciale, për 4 javë, për një rast të shitjes së lëndëve narkotike, Sektori për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Shijak, ka finalizuar operacionin policor të koduar "Repeater".     

Si rezultat i këtij operacioni u arrestua në flagrancë shtetasi A. S., 20 vjeç, banues në Shijak dhe u shpall në kërkim shtetasi F. M., 26 vjeç, banues në Shijak, aktualisht me masë sigurie "Arrest në shtëpi", për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, pasi dyshohet se bashkëpunonin për shitjen e dozave të kanabisit, në Shijak./ CNA





Lajmet e fundit nga