“Protestat e kanë goditur qeverinë”/ Kikia: Ministrat dhe deputetët nuk ecin të lirë në rrugë
Gazetari dhe analisti Mentor Kikia ka folur ditën e sotme ...
Gazetari dhe analisti Mentor Kikia ka folur ditën e sotme ...

Vëllezërit Franc Çopja dhe Hajdar Çopja janë vënë në shënjestër të SPAK-ut, i cili i akuzon ato për trafik ndërkombëtar të kokainës dhe ngritjen e një organizate kriminale.
SPAK thotë se vëllezërit, me bazë në Elbasan, ngritën trafikun e kokainës në Itali dhe më pas u përhapën në vende të tjera të Europës e më gjerë.
Paratë e përfituara nga ky aktivitet i paligjshëm, sipas Prokurorisë së Posaçme, Franc dhe Hajdar Çopja i pastruan nëpërmjet ndërtimit.
Në njoftim thuhet se ata blenë pasuri të paluatjshme në Tiranë, Elbasan dhe Durrës, si dhe ndërtuan godina dhe komplekse banimi.
Paratë ata i transferuan nëpërmjet zyrave të këmbimit valutor tek persona të besuar, me qëllim kryerjen e investimeve për llogari të tyre, por edhe të pagesave për vrasjet e porositura.
“Në lidhje me pastrimin e parave, nga të dhënat e siguruara nga organi i akuzës, rezulton se kjo organizatë kriminale ka investuar në Shqipëri një pjesë të të ardhurave të cilat rrjedhin nga aktiviteti kriminal i trafikut ndërkombëtar të drogës, kryesisht në tregun e pasurive të paluajtshme (nëpërmjet blerjes së pronave të ndryshme si apartamente, vila, bare e restorante dhe sipërfaqe toke), në qytetet Tiranë, Elbasan dhe Durrës.
Nga kryerja e hetimeve intensive janë përftuar të dhëna me interes në lidhje me pasuritë, investimet dhe pasuritë e dy vëllezërve në Shqipëri, format e përdoruara prej tyre si dhe personat e përfshirë në procesin e pastrimit të produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale.
Evidentohet përdorimi i sektorit të ndërtimit nga organizata kriminale, ku nëpërmjet personave të tretë ka injektuar dhe investuar shuma monetare të konsiderueshme cash për realizimin e punimeve të godinave të banimit në proces ndërtimi si dhe në ndërtimin e godinave/komplekseve të banimit prej fillimit.
Rezulton se, organizata kriminale ka investuar në çeljen e operatorëve ekonomik si dhe përdorimin e operatorëve ekonomik ekzistues me aktivitet në Shqipëri, të cilët “de jure” janë regjistruar në emër të lidhjeve të tyre shoqërore, miqësore dhe bashkëpunuese, duke mos ekspozuar poseduesit “de facto” dhe përdorimin e tyre si kamuflim/fshehje të natyrës së vërtetë të burimit dhe aktivitetit, me qëllim pastrimin e parave të cilat rrjedhin nga aktiviteti kriminal.
Gjithashtu, evidentohet se, shtetasi F. G. (ndryshe F. Ç.), në raste të përsëritura ka realizuar transferimin e vlerave monetare të konsiderueshme cash nëpërmjet përdorimit të zyrave të këmbimit valutor (Exchange) brenda dhe jashtë vendit, duke ia dërguar personave të tij të besuar me qëllim, ndërmjet të tjerave edhe kryerjen e pagesës së vrasjeve të porositura si dhe kryerjen e investimeve për llogari të tyre në Shqipëri dhe jashtë saj”, thekson SPAK-u./ CNA
SPAK zbardhi këtë të enjte detaje nga operacioni “Plum...
SPAK goditi trafikun e armëve nga Shqipëria drejt Mbretëri...
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimin e ...
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të...
SPAK-u, në bashkëpunim me Policinë e Tiranës dhe atë t...
Gjykata e Posaçme ka vendosur të rrëzojë kërkesën e të...
Një vatër zjarri është aktivizuar në fshatin Pleshisht...
Marklen Haka është ndaluar në Dubai, pas shpalljes në ...
Këtë të mërkurë është ndaluar në Dubai Marklen Haka, ish-a...
Një ngjarje e rëndë është regjistruar pasditen e kësaj...
Në pyllin e Bodesë, në Maliq po vijon “lufta” me flakët. A...
Një sipërfaqe toke është përfshirë nga flakët këtë të ...
SPAK-u ka kryer një megaoperacion ku ka goditur eksponentë...
SPAK-u ka kryer operacion në disa qytete kundër krimit të ...
Gjatë operacionit që po zhvillohet me urdhër të SPAK-u...
Një 35-vjeçar është marrë peng në Tiranë nga disa persona,...
Policia ka vënë në pranga shtetasin Dh.M., 47 vjeç, për ve...
Një magazinë në autostradën Tiranë-Durrës është përfsh...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në afërsi të Liqeni...
Rreth orës 14:00, në aksin rrugor Ura e Leklit-Këlcyrë...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Greqia ka ndërmarrë disa masa emergjente për mbrojtjen e p...
Një aksion i udhëhequr nga Europoli, përmes autoriteteve n...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, priti sot në një takim...
Bashkimi Evropian ka kritikuar vendimin e ushtrueses së de...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...