Naftë kontrabandë nga Libia/ Policia zbardh operacionin
Një sasi nafte kontrabandë që merrej nga Libia, nëpërmjer ...

Në Shqipëri, gjykata e Tiranës konfirmoi masat e sigurisë arrest në burg për Sekretarin e përgjithshëm të Ministrisë së Financave, Arlind Gjokutaj, Drejtorin e Shërbimeve Mbështetëse Fatmir Hoxha dhe përmbaruesin privat Alban Ruli. Të tre dyshohet të jenë përfshirë në një skemë për të shpërblyer në mënyrë të padrejtë, një person tjetër, Ilir Thanën, i arrestuar në muajin dhjetor, për një pronë për të cilën ai kishte marrë më parë paratë nga shteti.
Sekretari i përgjithshëm Gjokutaj, nuk u paraqit në gjykatë, duke qenë se është shtruar në spital për shkak të problemeve me zemrën. Avokatët mbrojtës të të akuzuarve për “Shpërdorim detyre” deklaruan gjatë seancës, se klientët e tyre nuk kanë bërë asnjë shkelje, por se vetëm kanë ekzekutuar vendimet e gjykatës. Por pretendimet e tyre nuk u morën në konsideratë, dhe gjykatësja e çështjes, la në fuqi, kërkesën e prokurorit.
Sipas njoftimit zyrtar të Prokurorisë së Tiranës, bëhet fjalë për një shumë prej afro 1.2 milion euro. Mbi 400 mijë euro ishin kaluar në llogarinë në emër të motrës së Thanës, prej të cilave më shumë se gjysma ishin tërhequr, ndërsa pjesa tjetër u bllokua, pas ndërhyrjes së prokurorisë. Gjithçka lidhet me një pronë shtetërore që ishte blerë nga Thana në vitin 1992, por që më pas i ishte riktheyr Drejtorisë së Shërbimeve qeveritare me vendim të Gjykatës e cila urdhëronte kthimin e pagesës së bërë nga Thana, të indeksuar sipas viteve që kishin kaluar nga momenti i blerjes.
Sipas prokurorisë, pagesa është kryer në vitin 2015, dhe shkelja e zyrtarëve ka të bëjë me faktin se kanë urdhëruar kryerjen e një pagese të re, për të njejtin objekt, me një vlerë të rishikuar sipas çmimeve aktuale të pronave të patundshme. Prokuroria ka vërejtur madje, se Gjokutaj dhe Hoxha, kanë vijuar procedurat, ndonëse kanë marrë dijeni me shkrim, nga Drejtori, brenda ministrisë, se Thana është paguar që në vitin 2015, dhe nuk mund të përfitonte një vlerë të dytë.
Prokuroria ka bërë të ditur se ajo vijon hetimet dhe për përfshirjen e mundshme të zyrtarëve të tjerë. Ministria e Finacave, deri më tani ka heshtur për arrestimin e Gjokutajt dhe Hoxhës, ndonëse bëhet fjalë për Sekretarin e Përgjithshëm, figura kryesore e një institucioni pas ministrit si dhe një drejtor Drejtorie./VOA
Një sasi nafte kontrabandë që merrej nga Libia, nëpërmjer ...
Anija nga Libia “Marlin Lome” që furnizoi me rreth 50 mijë...
Një 21 vjeçar që tregonte gaz në Babrru është arrestuar pë...
Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e some rret...
Policia e Lushnjës ka arrestuar në flagrancë një perso...
Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar para pak min...
Shefi i Krimeve në Shkodër, Pëllumb Shpati, ka folur në li...
50 mijë litra naftë kontrabandë janë sekuestruar në Portin...
Sekretari i përgjithshëm i Ministrisë së Financave, Arlind...
Në orët e para të mëngjesit të sotëm, shefit të krimeve në...
Pllumb Shpati, 49 vjeç, shefi i Seksionit për Hetimin e Kr...
Rreth orës 03:50, në lagjen Dobraç, ka shpërthyer një sasi...
Një banesë është përfshirë nga flakët pasditen e sotme...
Rusia ka kërkuar zyrtarisht ekstradimin e ruses Svetlana T...
Është zbardhur akt-ekspertimi për dy ushtarakët që u s...
Detaje të reja janë zbardhur mbi konfliktin në fshatin...
GJKKO ka kthyer aktet për hetim në SPAK për ish-oficer...
Zbardhet ngjarja e ndodhur pasditen e djeshme, në fsha...
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Pa...
Mëngjesin e sotëm një banesë në Fier është përfshirë n...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
Dy persona u vunë në pranga dhe dy të tjerë u proceduan pe...
Rreth orës 08:40, në lagjen nr. 10, Korçë, një automjet ti...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sot vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore rela...
Një tërmet me magnitudë 5.0 ballë të shkallës Rihter godit...
Përplasje mes policisë dhe protestuesve kanë shpërthyer në...
Kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, ...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka vendo...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...