Gjendet një fëmijë i humbur në Tiranë/ Policia: Ndodhet në Drejtorinë Vendore
Një fëmijë rreth moshës 3-4 vjeç është gjetur ditën e sotm...

Policia Rrugore e Tiranës intensifikon kontrollet, me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë rrugore dhe parandalimin e aksidenteve.
Fokusi i kontrolleve është evidentimi dhe ndëshkimi i shtetasve që drejtojnë automjetet, në efektin e alkoolit/në gjendje të dehur, dhe lirimi i hapësirave të zëna nga automjetet e parkuara/të ndaluara në mënyrë të parregullt.
Gjatë 72 orëve të fundit, janë arrestuar/proceduar 10 shtetas, 2 prej të cilëve tentuan të korruptonin punonjësin e Policisë, për të shmangur ndëshkimin për shkeljet e kryera.
Si rezultat i përdorimit të mjeteve logjistike bashkëkohore, janë vendosur 5083 masa administrative për shkelje të ndryshme rrugore.
Gjithashtu, janë bllokuar 8 automjete.
Shërbimet e Policisë Rrugore të Tiranës, në zbatim të masave shtesë të ndërmarra me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë rrugore, kanë vijuar kontrollet në akse të ndryshme rrugore, për evidentimin dhe ndëshkimin e drejtuesve të automjeteve, që shkelin rregullat e qarkullimit rrugor apo zënë hapësirat e dedikuara për lëvizjen e lirë të automjeteve.
Nga kontrollet e kryera gjatë 72 orëve të fundit, janë arrestuar 4 drejtues mjetesh, për drejtim automjeti në gjendje të dehur, 4 drejtues mjetesh për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor dhe 2 drejtues mjetesh, për korrupsion aktiv ndaj punonjësve të Policisë.
Gjithashtu, gjatë kontrolleve, janë spostuar me mjet ngritës, automjete të konstatuara të parkuara në vendin e rezervuar për autobusë/taksi.
Kontrollet do të vijojnë në të gjitha akset rrugore.
Policia Rrugore apelon për të gjithë drejtuesit e mjeteve, që të zbatojnë rregullat e qarkullimit rrugor dhe të mos pengojnë lëvizjen e mjeteve të tjera, duke parkuar/ndaluar automjetet, në vende ku nuk lejohet. Njëkohësisht, apelon për të gjithë qytetarët, që për çdo rast të shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor, të denoncojnë në numrin pa pagesë 112, duke iu garantuar reagim të shpejtë, sipas Kodit Rrugor./CNA
Një fëmijë rreth moshës 3-4 vjeç është gjetur ditën e sotm...
Rreth mesnatës, thyen xhamin e një lokali në fshatin Fushë...
Mësohet se roja i sanatoriumit ka qenë në gjendje të dehur...
Seanca e sotme në GJKKO ndaj Festim Bixhdilit, kopshtarit ...
Të tjera detaje janë zbardhur nga atentati në Lundër, ku m...
Finalizohet operacioni “Imediat” në kuadër të të cilit u a...
Policia ka arrestuar shtetasin E.M. me origjinë nga Tropoj...
Arrestohet një prej autorëve të vrasjes së 58-vjeçarit R.H...
Emisioni “Në Shënjestër” nga gazetarja Klodiana Lala ka zb...
Vijojnë operacionet e njëpasnjëshme nga Policia Kufitare, ...
Policia Rrugore e Beratit vijon monitorimet në të gjitha a...
Rreth orës 14:00, në sallën operative të DVP Tiranë, ka ar...
Vijojnë operacionet policore për zbardhjen e vjedhjeve dhe...
Gjykata e Korçës ka caktuar masën e sigurisë arrest me bur...
Me datë 29.04.2025, rreth 02:25, në rrugën “29 Nëntori”, a...
Pas informacioneve të siguruara në rrugë operative se shte...
Policia ka nisur një operacion antidrogë, “Koordinata”, i ...
Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me vrasjen e 58-vje...
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Poli...
Policia Kufitare e portit të Durrësit, në vijim të goditje...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit paralajmëroi B...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...