LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Qarkullonte me armë/ Prangoset "i forti" në Shkodër

29 Gusht 2023, 13:22, Kronika CNA

Qarkullonte me armë/ Prangoset "i forti" në Shkodër

Policia ka arrestuar një 32-vjeçar në Shkodër pasi lëvizte i armatosur me pistoletë, dhe në momentin që konstatoi shërbimet e Policisë që po kontrollonin zonën, hodhi armën dhe tentoi të largohej me vrap.

Përmes një njoftimi zyrtar, blutë bëjnë me dije se shtetasi me inicialet B. P., 34 vjeç, ka precedent të theksuar penal, për armëmbajtje pa leje dhe për disa vepra penale të tjera.

"Lëvizte i armatosur me pistoletë, dhe në momentin që konstatoi shërbimet e Policisë që po kontrollonin zonën, pasi kishin informacion për një shtetas që qarkullonte i armatosur, hodhi armën dhe tentoi të largohet me vrap, kapet pas ndjekjes dhe vihet në pranga 34-vjeçari.

I arrestuari, me precedent të theksuar penal, për armëmbajtje pa leje dhe për disa vepra penale të tjera.

Sekuestrohet arma e zjarrit pistoletë dhe municion luftarak.

Në vijim të punës për garantimin e rendit dhe sigurisë publike, për parandalimin e ngjarjeve kriminale dhe për kapjen e shtetasve që qarkullojnë me armë zjarri, bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, se në lagjen “Fahri Ramadani”, po lëvizte një shtetas i armatosur me armë zjarri, shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër kanë organizuar menjëherë punën dhe në kuadër të operacionit policor të koduar “Weapon”, kanë ushtruar kontrolle në gjithë zonën.

Gjatë kontrolleve, shërbimet e Policisë kanë konstatuar shtetasin e dyshuar, i cili sapo ka parë shërbimet, ka hedhur armën e zjarrit që mbante me vete, pa leje, dhe ka tentuar të largohet me vrap. Pas ndjekjes intensive nga shërbimet e Policisë, është kapur dhe është vënë në pranga shtetasi B. P., 34 vjeç, banues në lagjen “Ndoc Mazi”, Shkodër, shtetas me precedent të mëparshëm penal, për veprat “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, “Kanosja” dhe “Goditjet për shkak të detyrës”.

Për këtë rast u sekuestruan në cilësinë e provës materiale arma e zjarrit pistoletë dhe municion luftarak.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme."/CNA

Lajmet e fundit nga