E rëndë në Korçë, 66-vjeçari i jep fund jetës
Rreth orës 08:40, në lagjen nr. 10, Korçë, një automjet ti...
Rreth orës 08:40, në lagjen nr. 10, Korçë, një automjet ti...

Policia e Vaut të Dejës ka dalë me një njoftim lidhur me protestën e banorëve të Komanit, pas bllokimit të mjeteve lundruese pa dokumentacion.
Blutë bëjnë me dije se prej orës 15:00 vijon lëvizja e lirë e turistëve dhe vizitorëve në zonën e Komanit.
Banorët e Komanit kanë filluar të aplikojnë pranë Drejtorisë së Përgjithshme Detare për të çertifikuar mjetet lundruese, pajisjet e tyre me dokumentacionin përkatës dhe marrjen e masave të tjera të sigurisë.
Policia deklaron se deri në këto momente janë pajisur me dokumentacion 3 mjete lundruese dhe kanë aplikuar për pajise me dokumentacion përkatës dhe 13 shtetas të tjerë.
Kujtojmë se në shenjë proteste, pronarët e varkave bllokuan mëngjesin e sotëm tunelin hyrës për në Koman, pas ndalimit të aktivitetit të tyre nga policia.
Njoftimi i plotë:
Koman, Vau i Dejës/Vijon operacioni “Lundrim i sigurtë”, si dhe lëvizja e lirë nëpërmjet tunelit të Komanit për turistët dhe vizitorët që duan të vizitojnë liqenin e Komanit dhe lumin e Shalës.
Ndërkohë vijon aplikimi pranë Drejtorisë së Përgjithshme Detare, për pajisjen e mjeteve të lundrimit me çertifikatë lundrimi dhe dokumentacion përkatës.
Edhe ditën e sotme ka vijuar monitorimi në liqenin e Komanit dhe në lumin e Shalës për kontrollin dhe verifikimin e plotë të dokumenteve dhe të përmbushjes së kritereve të sigurisë (pajisjen e pasagjerëve me jelekë shpëtimi), të mjeteve lundruese në liqenin e Komanit dhe në lumin e Shalës, si dhe për marrjen e masave penale dhe administrative ndaj pronarëve/poseduesve të këtyre mjeteve, që kapen në paligjshmëri.
Gjatë ditëve të operacionit, pronarët e mjeteve të lundrimit që ishin pa dokumentacion kanë kërkuar që Policia të mos t’ju bllokonte mjetet e lundrimit dhe paraditen e sotme të ndihmuar dhe nga banorë të tjerë të zonës bllokuan hyrjen në tunel, duke kundërshtuar bllokimin e mjeteve lundruese artizanale dhe të atyre pa dokumenta.
Pas një komunikimi me banorët nga përfaqësuesit e Policisë së Shtetit dhe të Drejtorisë së Përgjithshme Detare, prej orës 15:00 vijon lëvizja e lirë e turistëve dhe vizitorëve në zonën e Komanit.
Banorët e zonët kanë filluar të aplikojnë menjëherë, pranë Drejtorisë së Përgjithshme Detare për të çertifikuar mjetet lundruese dhe pajisjet e tyre me dokumentacionin përkatës si dhe marrjen e masave të tjera të sigurisë me qëllim kryerjen e sigurtë të aktivitetit të lundrimit për sigurinë e jetës së turistëve dhe vizitorëve.
Deri në këto momente janë pajisur nga Drejtoria e Përgjithshme Detare me dokumentacion 3 mjete lundruese dhe kanë aplikuar për pajise me dokumentacion përkatës dhe 13 shtetas të tjerë, që iu bllokuan mjetet lundruese gjatë operacionit.
Policia e Shtetit thekson edhe një herë se ky operacion ka për qëllim të vetëm sigurinë e jetës së turistëve dhe vizitorëve dhe jo penalizimin e operatorëve ekonomikë që e ofrojnë shërbimin e lundrimit konform ligjeve dhe duke përmbushur plotësisht standardet e sigurisë.
Policia e Shtetit dhe Drejtoria e Përgjithshme Detare apelojnë sërish, për të gjithë operatorët ekonomikë që ofrojnë shërbimin e lundrimit, në hapësirat liqenore, lumore dhe detare që të pajisen me dokumentacionin përkatës, konform ligjit, si dhe të përmbushin kriteret për sigurinë e pasagjerëve, siç është pajisja e pasagjerëve me jelekë shpëtimi.
Gjithashtu, Policia e Shtetit fton qytetarët që të denoncojnë çdo indicie për paligjshmëri në këtë fushë./ CNA.al
Një person ka lundruar me gomonen e tij jashtë perimetrit ...
Policia Kufitare ka bllokuar 20 mjete lundruese, 10 Jet...
Policia e Tiranës ka shpallur në kërkim shtetasi me inicia...
Policia e Shtetit gjatë dy javëve të para të muajit korrik...
Një person është vetëdorëzuar në polici, pasi ekzekutoi sh...
Policia Kufitare ka arritur të shpëtojë një familje prej 4...
Policia ka arrestuar shtetasin me inicialet A. J., 40 vjeç...
Një 22-vjeçar shqiptar ka ndërruar jetë pas një sherri me ...
Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e O...
Policia ka zbuluar dhe asgjësuar 5700 bimë narkotike kanna...
Alma K., gruaja e cila shfaqej në video-skandalin e Safet ...
Të premten, Gjykata e Posaçme la të pandryshuar masën e si...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në lagjen "30-vjetori" në B...
Policia e Durrësit ka sekuestruar 183 shezlongë dhe çadra ...
Pasditen e sotme ka pasur rrëshqitje të një masivi gurësh ...
Policia e Shtetit ka vënë në pranga dy persona në Lezhë, t...
Policia e Tiranës ka zbardhur detaje nga zjarri që përfshi...
Një zjarr ka rënë ditën e sotme në parkingun e një pal...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në rrugën "Mu...
Ish-kreu i Bashkisë Fushë-Arrëz, Fran Tuci, është arrestua...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Rreth orës 08:40, në lagjen nr. 10, Korçë, një automjet ti...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sot vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore rela...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, ...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka vendo...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...