Të shtënat në Elbasan/ Policia jep detaje për ngjarjen
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...

Policia e Shtetit ka zbardhur detaje nga arrestimi i Dan Hutrës, vrasësit gjakftohtë të grave që shkaktoi sot masakër në Kamëz.
Drejtori i Policisë së Tiranës, Tonin Vocaj tha në një deklaratë për shtyp se autori u ndalua në afërsi të Sharrës, në Kombinat dhe nuk ka bërë rezistencë ndaj efektivëve.
Ai njoftoi se automjeti i përdorur nga 40-vjeçari është gjetur para pak minutash, ndërsa nuk është bërë ende marrja në pyetje e Hutrës.
Vocaj theksoi se blutë kanë rianalizuar të gjithë veprimtarinë kriminale të tij dhe deri në këto momente nuk ka paraqitur probleme të shëndetit mendor.
Pjesë nga fjala:
Me marrjen e njoftimit për ngjarjen e ndodhur në “Kodër Kamëz”, janë organizuar shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë dhe të Drejtorive të tjera vendore, janë ngritur pika kontrolli dhe janë zhvilluar kontrolle të shumta të banesave dhe ambienteve të ndryshme ku mund të fshihej autori, pasi nga veprimet e para në vendngjarje, u bë i mundur identifikimi i tij.
Strukturat e Krimeve të Rënda të Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, kanë kryer të gjitha veprimet e domosodoshme hetimore, si këqyrjen e vendngjarjeve, sekuestrimin e provave materiale, pyetjen e të plagosurve dhe të dëshimtarëve okularë, sekuestrimin e pamjeve filmike, si dhe janë duke aplikuar metoda speciale të hetimit. Është kryer ekspertimi balistik i gëzhojave të sekuestruara në të dy vendngjarjet dhe ka rezultuar se 12 gëzhojat e sekuestruara në ngjarjen e ndodhur në “Kodër Kamëz” dhe 6 gëzhojat e sekuestruara në Kamëz, janë të qitura nga e njëjta armë zjarri.
Autori i ngjarjeve, Dan Hutra, është person me precedentw të theksuar kriminal, i dënuar në vitin 2003, me 2 vjet burgim, për veprën penale “Heqja e paligjshme e lirisë”, i dënuar në vitin 2009, me 16 vjet burgim për vrasje me paramendim, në vitin 2021 është arrestuar për vjedhje banesash nga DVP Durrës dhe po në vitin 2022 është arrestuar po nga DVP Durrës, për tentativë vjedhje banesash.
Gjithashtu, ky shtetas më 16 qershor 2022 është arrestuar nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, për dhunë në familje ushtruar ndaj ish-bashkëjetueses Elena Hysa, dhe ka dalë nga burgu më 16 shkurt 2023.
Falë reagimit të menjëhershëm dhe të pandërprerë të të gjitha strukturave të Policisë së Shtetit, rreth orës 18:45, në afërsi të Sharrës në Kombinat, është bërë e mundur kapja dhe arrestimi i autorit Dan Hutra, së bashku me armën e krimit të tipit kallashnikov.
Policia e Shtetit falenderon qytetarët për informacionet e dhëna dhe po kështu falenderon mediat për raportimin korrekt të ngjarjes dhe të veprimeve të Policisë./ CNA.al
Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi ka reaguar pas arrestimit...
Dan Hutra, autori i kasaphanës në Kamëz është vënë mbr...
Policia ka arrestuar autorin e masakrës së shkaktuar n...
Gazetari Artan Hoxha ka bërë një thirrje për qytetarët...
Zbardhet dëshmia e 40-vjeçares M.G. e cla u plagos sot në ...
Ngjarja e ditës sot ishte ekzekutimi i 3 femrave dhe p...
Ambasada Shqiptare në Greqi ka reaguar për aksidentin trag...
Zbardhet dinamika e ngjarjes së rëndë, ku u vranë dy g...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur rreth orës 13:45 të dit...
Policia e Belshit ka zbardhur detaje nga të shtëna më ...
Dyshime të forta janë ngritur për vrasjen e Etleva Kur...
Disa të shtëna me armë janë regjistruar pak minuta më parë...
Identifikohet e plagosura në Astir nga Dan Hutra, pers...
Dalin detaje nga vrasja e Etleva Kurtit në Kamzë. Nga...
Nuk kanë të ndalur krimet e Dan Hutrës. Pasi vrau dy gra ...
Tri ditë pasi është liruar nga burgu 40-vjeçari Dan Hutra ...
Policia njofton se në Kamzë, në rrugën "Besëlidhja", në rr...
Më datë 01.03.2023, rreth orës 12:30, në rrugën "Rustem Ha...
Pas krimit tronditës në Tiranë, ka folur e afërmja e f...
Krimi në familje ka tronditur kryeqytetin mesditën e sotme...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të hënë në afërsi t...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Kryeministri i Hungarisë, Péter Magyar, i zuri shumë njerë...
Ndërmjetësit e konfliktit në Lindjen e Mesme mes Shteteve ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Statistikat e INSTAT për muajin maj tregojnë një rritje të...