web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Përplasi 9 makina në Tiranë/ 31-vjeçari dëshmon para Policisë, detajet për ngjarjet

8 Tetor 2025, 18:01, Kronika CNA

Përplasi 9 makina në Tiranë/ 31-vjeçari dëshmon para

Zbardhen dëshmitë e autorit të ngjarjes së pazakontë të ndodhur pak ditë më parë në Tiranë, që rezultoi me përplasjen e 9 automjeteve në një lagje të kryqytetit.

Mësohet se 31-vjeçari, person me precedentë kriminalë, ka deklaruar se ka kryer aktet teksa ishte në një gjendje ankthi dhe paniku.

Autori e ka justifikuar ngjarjen duke përmendur disa shqetësime personale dhe familjare, teksa ka shprehur edhe pendesë.

“Jam penduar për ngjarjen. Kam qenë në gjendje paniku dhe ankthi, nëna më vuan nga kanceri, ndërsa babai më ka ndërruar jetë pak kohë më parë të cilën e kam përjetuar keq. Kam qenë në gjendje ankthi dhe paniku. Marr mjekime për ankthin dhe depresionin. Kam qenë në gjendje të rënduar. Marr përsipër të dëmshpërblej pasojat e veprimeve të mia, të paguaj dëmet ndaj personave që janë lënduar apo dëmtuar mjetet”,-është shprehur autori.

Sipas informacioneve, autori Imer Krrashi rezulton të jetë një emër i njohur për drejtësinë. Ai është dënuar në Itali për vjedhje dhe ka qenë pjesë e disa ngjarjeve me natyrë kriminale./CNA  





Lajmet e fundit nga