web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Ushtronin prostitucion në një apartament në Durrës/ Arrestohen dy shtetase të huaja, procedohen klientët

8 Tetor 2025, 14:39, Kronika CNA

Ushtronin prostitucion në një apartament në Durrës/

Blutë e Durrësit kanë arrestuar në flagrancë një shtetase nga Venezuela dhe një tjetër nga Kolumbia për veprën penale të ushtrimit të prostitucionit.

Nën hetim janë vënë 3 persona të tjerë, klientë të N.T., dhe A.A. Arrestimi është bërë pas një hetimi 3-javor.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan një shumë parash e dyshuar e përfituar nga prostitucioni, 6 celularë dhe dokumente identifikimi të shtetaseve të arrestuara.

Njoftimi i Policisë:

"Durrës/Hetime intensive në vijim dhe kontrolle në ambiente të ndryshme, për evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të prostitucionit.

Finalizohet pas 3 javësh hetime me metoda proaktive, operacioni policor i koduar “STORM 7”.

Zbulohet në lagjen nr. 12, Durrës, një apartament ku ushtrohej prostitucion.    

Arrestohen në flagrancë 2 shtetaset e huaja që e kishin marrë me qira apartamentin, për këtë qëllim.

Sekuestrohet një shumë parash e dyshuar e përfituar nga prostitucioni.

Si rezultat i hetimeve të kryera me metoda proaktive, nga Seksioni për Hetimin e Trafiqeve, për një periudhë trejavore, në drejtimin e Prokurorisë, u organizua dhe u finalizua në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale, të DVP Durrës, operacioni policor i koduar “STORM 7”. 

Si rezultat i hetimeve:

-u zbulua në lagjen nr. 12, Durrës, një apartament ku ushtrohej prostitucion;

-u arrestuan në flagrancë shtetaset N. T., 34 vjeçe, banuese në Venezuelë dhe A. A., 24 vjeçe,  banuese në Kolumbi, për veprat penale “Prostitucioni” dhe “Përshtatja e ambienteve për prostitucion”, të cilat dyshohet se e kishin marrë me qira apartamentin, për ushtrim prostitucioni.

Gjithashtu, nisi procedimi në gjendje të lirë për veprën penale “Prostitucioni”, për shtetasit M. A., A. A. dhe D. T.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan  një shumë parash e dyshuar e përfituar nga prostitucioni, 6 celularë dhe dokumente identifikimi të shtetaseve të arrestuara"./CNA

 





Lajmet e fundit nga