Biznesmeni Artur Shehu thyen heshtjen: Jam pronar i vjetër i tokës në Zvërnec, nuk i njoh fare investitorët
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...

Drejtoria e Policisë Vlorë ka dhënë detaje nga dy operacionet e zhvilluara në qytetin bregdetar.
Në prangat e bluve të Vlorës ka rënë 38-vjeçari E.S., person me rrezikshmëri. Në momentin e arrestimit E. S. u ka drejtuar armën policëve dhe ka tentuar të arratiset, por nuk ia ka dalë. Në lidhje me këtë rast u procedua penalisht një 33-vjeçar për moskallëzim krimi.
Policia e Vlorës po ashtu finalizoi operacionin “Indoor 2”. Nga ky operacion, në lagjen 24 Maji u zbuluan dy ambiente të përshtatura posaçërisht për kultivim narkotikësh.
Gjatë kontrollit në këto ambiente u gjetën dhe sekuestreuan rreth 780 bimë cannabis, 80 llamba ndriçimi, 80 aspiratorë, 80 transformatorë, medikamente dhe plehra kimike. Në kuadër të këtij operacioni u arrestuan A. L. 24 vjeç dhe E. L., 35 vjeç. Po ashtu është shpallur në kërkim shtetasi I. K. 24 vjeç.
Deklarata e Policisë Vlorë
Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë, Drejtues Eldion Çela, në konferencë për shtyp për aksionet intensive me qëllim goditjen e armëmbajtjes pa leje dhe kultivimit të bimëve narkotike me llamba.
Përshëndetje të gjithëve,
Ju falënderoj për praninë tuaj në këtë konferencë.
Jam bashkë me zv/drejtorin për Hetimin e Krimit, Klodian Kondi, dhe Shefin e Komisariatit të Policisë Vlorë, Elvis Peza, për të ndarë me ju dhe nëpërmjet jush me publikun, rezultatet e një pune të pandërprerë investiguese dhe gjurmuese, bazuar edhe në informacionet e ardhura nga qytetarët për goditjen e fenomeneve që cënojnë jetën dhe shëndetin e qytetarëve.
Si rezultat i angazhimit maksimal të strukturave të Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë, bashkëpunimit shumë të mirë me agjencitë ligjzbatuese, si dhe koordinimit e mbështetjes nga ana e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, sot në Vlorë u finalizuan dy operacione policore: së pari, për kapjen e personave me rrezikshmëri të theksuar shoqërore që qarkullojnë me armë zjarri dhe së dyti, për goditjen e veprimtarisë kriminale të kultivimit të bimëve narkotike në ambiente të mbyllura, në kushte laboratorike me anë të llambave.
Në këtë kuadër, mesditën e sotme, falë bashkëpunimit dhe koordinimit të veprimeve dhe shkëmbimit të informacionit mes Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë dhe Drejtorisë së Forcës së Posaçme Operacionale në Departamentin e Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit, në kuadër të operacionit policor të koduar “Danger”, u bë e mundur që në lagjen “Pavarsia”, pranë Lungomares, të kapej një person me rrezikshmëri të theksuar shoqërore, i cili lëvizte i armatosur.
Bazuar në informacionet e inteligjencës policore dhe pas një operacioni të mirëkoordinuar, shërbimet operacionale bënë të mundur lokalizimin, neutralizimin dhe kapjen e shtetasit E. S., 38 vjeç, person me precedentë penalë të theksuar, i arrestuar dhe i hetuar më parë nga autoritetet e huaja për vepra penale të rënda në fushën e krimeve kundër personit.
Gjatë kontrollit të ushtruar ndaj tij, Policia gjeti dhe sekuestroi një armë zjarri pistoletë, së bashku me një karikator me municion luftarak.
Shtetasi E. S., në momentin që pa shërbimet e Policisë, tentoi të largohej dhe iu ka drejtuar armën e zjarrit shërbimeve të Policisë, por s’ka mundur të qëllojë apo të largohet, pasi, falë profesionalizmit të forcave të Policisë, është bërë e mundur neutralizimi dhe arrestimi i tij.
Arma e zjarrit do t’i nënshtrohet ekspertizës balistike për të verifikuar nëse është përdorur në ngjarje kriminale të mëparshme.
Gjithashtu, në lidhje me këtë ngjarje është proceduar në gjendje të lirë për moskallëzim krimi shtetasi M. Sh., 33 vjeç, i cili lëvizte bashkë me 38-vjeçarin, tashmë të arrestuar.
Po gjatë ditës së sotme, nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë, në vijim të kontrolleve të pandërprera për parandalimin dhe goditjen e kultivimit të bimëve narkotike në terrene të hapura dhe ambiente të mbyllura, bazuar edhe në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore dhe bashkëpunimi me qytetarët, është finalizuar operacioni i dytë policor i koduar “Indoor”.
Në kuadër të këtij operacioni, strukturat e Komisariatit të Policisë Vlorë, në bashkëpunim me Sektorin për Hetimin e Narkotikëve, zbuluan në lagjen “24 Maji”, në katin e parë të një objekti trekatësh, dy ambiente të përshtatura posaçërisht për kultivimin e bimëve narkotike.
Gjatë kontrollit të ushtruar brenda këtyre ambienteve të përshtatur për kultivim me anë të llambave, u gjetën dhe u sekuestruan rreth 780 bimë kanabis, ku 482 prej tyre ishin të mbjella në kubikë. Lartësia e bimëve narkotike të kultivuara arrinte në një lartësi 90 deri në 110 cm. Gjithashtu u sekuestruan 80 llamba të fuqishme ndriçimi, 8 aspiratorë për ajrosjen e ambientit, 80 transformator, medikamente, plehra kimike dhe pajisje të tjera të specializuara për rritjen e bimëve narkotike në ambiente të mbyllura.
Po gjatë operacionit, në këtë ambient u gjet dhe u arrestua në flagrancë shtetasi A. L., 24 vjeç, lindur në “Përlat”, Mirditë, dhe banues në Lezhë.
Ky shtetas dyshohet se kujdesej për bimët e kultivuara dhe siguronte kushtet e nevojshme për mirëmbajtjen e tyre.
Në vijim të veprimeve hetimore, është identifikuar dhe shpallur në kërkim shtetasi I. K., 24 vjeç, banues në Fier, i cili dyshohet se e kishte marrë këtë ambient me qira, Policia vijon kontrollet për lokalizimin dhe kapjen e tij.
Gjatë operacionit, në vijim të kontrollit të ushtruar në këtë objekt, në një banesë në katin e tretë, të marrë me qira nga shtetasi E. L., 35 vjeç banues në Vlorë, shërbimet gjetën dhe sekuestruan një sasi lënde narkotike kanabis. Në vijim të veprimeve, poseduesi i lëndës narkotike u arrestua në flagrancë.
Nën drejtimin e Prokurorisë, vijojnë hetimet intensive për identifikimin dhe kapjen e shtetasve të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.
Materialet procedurale për të dyja rastet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme ligjore.
Këto operacione janë një tjetër dëshmi e përkushtimit dhe profesionalizmit të Policisë së Vlorës në luftën kundër elementëve kriminalë dhe në krijimin e një ambienti më të sigurt për qytetarët. Bashkëpunimi i ngushtë me Prokurorinë dhe përdorimi i metodave bashkëkohore të hetimit po japin rezultate konkrete në evidentimin dhe goditjen e grupeve kriminale.
Parandalimi i kultivimit të bimëve narkotike, shpërndarja e tyre në ambiente të ndryshme, qarkullimi me armë zjarri dhe goditja e trafiqeve të paligjshme janë prioritete të punës së strukturave të Policisë që operojnë në qarkun e Vlorës.
Që këto prioritete të përmbushen më së miri, nevojitet mbështetje akoma më e madhe e qytetarëve dhe përfitoj nga rasti t’i falënderoj për bashkëpunimin e mbështetjen e deritanishme dhe t’i ftoj sërish të vijojnë e forcojnë bashkëpunimin me Policinë, duke raportuar çdo rast të paligjshmërisë dhe duke kontribuar në luftën kundër krimit.
Informacionet e sakta dhe të shpejta nga komuniteti dhe media janë një faktor kyç në parandalimin dhe goditjen e veprimtarive të paligjshme.
Kontrollet dhe operacionet e Policisë do të vijojnë pa ndërprerje në të gjithë territorin e qarkut, me qëllim garantimin e sigurisë, parandalimin e kriminalitetit dhe goditjen e grupeve që cënojnë rendin dhe qetësinë publike./ CNA
Një armë zjarri është gjendur sot brenda rrethimit të ish ...
Policia e Vlorës në bashkëpunim me FNSH dhe Operacionalen ...
Raportohet se janë regjistruar të shtëna me armë zjarri në...
Një 48-vjeçar, punonjës policie i burgjeve, dyshohet se ës...
Një 40-vjeçar ka humbur jetën ditën e sotme në fshatin Maz...
Policia e Shtetit në bashkëpunim me Interpol dhe autoritet...
Drejtoria e Policisë Tiranë ka dalë në një deklaratë zyrta...
Detaje të reja kanë dalë nga ngjarja e ndodhur në Shkodër,...
Të shtëna me armë zjarri në Shkodër. Dyshohet se si pasojë...
RENEA dhe policia kanë kryer një operacion në Shkodër. Ra...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Thumanë...
Mbrëmjen e kësaj të hëne, një 60-vjeçar është gjetur i vet...
Policia ka finalizuar një operacion policor në kryeqytet, ...
Një aksident ka ndodhur mesditën e sotme në aksin Gjirokas...
Rreth orës 05:05, në autostradën Tiranë-Durrës, shtetasi G...
Forcat RENEA vijojnë në Vlorë aksionin e nisur dy ditë më ...
Policia Rrugore intensifikon kontrollet duke përdorur auto...
Policia ka finalizuar operacionin e koduar "Theft Network"...
Policia e Lezhës ka arrestuar shtetasin S. Gj., 38 vjeç, b...
Policia e Tiranës ka iddentifikuar dhe arrestuar katër të ...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një i dënuar është gjetur ditën e sotme i pajetë në ambien...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...