web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Operacion antidrogë në Greqi/ Arrestohet shqiptari me rreth 13 kilogramë kanabis

22 Nëntor 2025, 16:34, Kronika CNA

Operacion antidrogë në Greqi/ Arrestohet shqiptari me rreth 13

Policia e Patrës në Greqi zhvilloi një operacion për një rast të ri droge, që përfudnoi me arrestime.

Një 36-vjeçar shqiptar u arrestua dhe u dërgua në burg, i akuzuar për anëtarësim në bandë, veçanërisht raste të spikatura të trafikimit të drogës, në formën e kultivimit të fidanëve të kanabisit dhe shkeljes së ligjit për armët.

Përveç kësaj, policia ka identifikuar edhe një burrë 37-vjeçar grek, i cili akuzohet për të njëjtat vepra penale.

Sipas raportimeve nga mediat greke, forcat policore bastisën shtëpinë e një të afërmi të 36-vjeçarit, gjatë të cilit gjetën një sasi të madhe droge në një depo. Oficerët e policisë gjetën dhe sekuestruan 20 pako me kanabis të papërpunuar me peshë 12 kilogramë e 846 gramë./CNA





Lajmet e fundit nga