web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

“Nuk e kuptova situatën”/ Edukatorja shfajësohet për dhunimin e 3-vjeçares

12 Nëntor 2023, 12:18, Kronika CNA
“Nuk e kuptova situatën”/ Edukatorja shfajësohet për
Majlinda Dehima

Majlinda Dehima u la sot në burg nga Gjykata e Tiranës për dhunimin barbar të vajzës 3-vjeçare, së cilës i theu këmbën.

Para togave të zeza ajo ka mohuar sërish që të ketë thyer këmbën e vajzës.

Ajo i ka kërkuar falje familjarëve për situatën e krijuar dhe ka deklaruar se nuk e ka kuptuar fillimisht që e mitura kishte thyer këmbën.

“U kërkoj ndjesë familjarëve, jam shumë e prekur. Nuk do doja që të kishte ndodhur. Jam shumë e prekur me situatën, nuk e kam kuptuar situatën fillimisht, më vonë e konstatova dëmtimin”, është shprehur ajo.

Kujtojmë se edhe më parë, edukatorja ka deklaruar se nuk është përgjegjëse për situatën dhe se vajzën nuk e ka prekur me dorë./ CNA





Lajmet e fundit nga