E frikshme/ Aksident në autostradën Durrës-Tiranë, makina ngec mes dy kamionëve
Një aksident i frikshëm ka ndodhur pasditen e sotme në...

Mediet greke kanë publikuar mesazhet mes dy ish-partnerëve shqiptarë të një bande të trafikimit të lëndëve narkotike, të cilët u vranë në masakrën e 2 qershorit në Athinë.
Nga shkëmbimi i zjarrit mbeti i vrarë gjithashtu edhe një tjetër shqiptar, babai i Gëzim. A, ndërsa u plagosën 2 efektivë policie.
Sipas medias greke dy trafikantët e drogës kishin lënë takim mbrëmjen e 2 qershorit për të zgjidhur mosmarrëveshjet që kishin lindur, pas arrestimit të tyre majin e kaluar, pasi u gjetën me një sasi kokaine.
Mëngjesin e së shtunës, pak orë para se të fillonte sherri me banditëve shqiptarë në rrugën Kourtidou në Patisia, i cili pasoi në rrugën Avenue Demokratias në Agioi Anargyrou, 48-vjeçari shqiptar nga Korça Adil Tefa kishte shkuar në servisin e makinave që ish-partneri i tij 46-vjeçar, Gëzim.A kishte në Athinë .
Tefa nuk e gjeti në dyqan 46-vjeçarin e si rrjedhojë i dërgoi një mesazh ku shkruhej: “Po të kërkoj, ku je?”, ky ishte mesazhi i parë.
Përgjigja e 46-vjeçarit , Gëzim.A ishte: “Këtu jam, nuk fshihem, ty s’po të shoh askund.”.
Adil Tefa: Hajde në darkë, atje ku e lamë të takoheshim dhe do ta tregoj.
Gëzim.A: Unë do të jem aty, kujdesu që të jesh edhe ti, jo si herët e tjera kur nuk ishe askund dhe nuk u shfaqe.
Në këtë mënyrë 2 ish-bashkëpunëtorët shkuan në rrugën Kourtidou, ku 48-vjeçari ka shkuar me një makinë “Benz” i shoqëruar nga partnerja e tij shqiptare 43-vjeç, e cila pas masakrës u arrestua nga policia greke, ndërsa Gezim,A shkoi i shoqëruar me dy makina tjera, një ” Audi” dhe një “Toyota”.
Si ndodhi ngjarja
Një makinë tip “Mercedes Benz” me targa shqiptare që drejtohej nga partnerja e 48-vjeçarit, i zuri pritë 46-vjeçarit që kishte shkuar ne vend me motoçikletë.
Sapo afrohen, njëri prej tyre qëllon nga makina plagos 46-vjeçarin dhe e tërheqë zvarrë me makinë.
Në vendngjarje, u gjend gjithashtu edhe babai i 46-vjeçarit, i cili ndoqi “Mercedesin” me një automjet tip “Audi”.
48-vjeçari qëlloi gjithashtu për vdekje babanë e 46-vjeçari që ndodhej në makinën Audi.
Sipas hetuesve grekë, personi tjetër që ndodhej në makinën Audi tentoi të largohet me vrap, por u përplas nga një automjet që po kalonte rastësisht në rrugë duke e lënë atë të plagosur.
Më pas sapo mbërrin në vendngjarje, policia greke i bën thirrje Adil Tefës të dorëzohet, ky i fundit refuzon të dorëzohet dhe qëllon me armë zjarri dy policë, të cilët përfunduan në spital.
Megjitatë arratia e 48-vjeçarit, Adil Tefa nuk zgjati shumë, pasi u qëllua për vdekje nga një efektivë policie.
Njoftimi zyrtar i policisë greke:
“Lidhur me një ngjarje të ndodhur në Patisia, ku si pasojë kanë mbetur të plagosur për vdekje 3 të huaj (48, 46 dhe 23 vjeç), një e huaj (43 vjeç) u arrestua dhe 2 efektivë policie po trajtohen për plagosje në spital.
Mbrëmjen e djeshme në zonën e Patisias, një i huaj 48-vjeçar duke drejtuar një makinë, me pasagjere një të huaj 43-vjeçare, ka qëlluar në drejtim të një grupi të huajsh, duke tërhequr zvarrë njërin prej tyre (23-vjeçar i huaj).
Më pas e huaja duke drejtuar mjetin, ka tërhequr zvarrë 23-vjeçarin, ndërsa 48-vjeçari është arratisur në këmbë dhe nën kërcënimin e armës, i ka marrë një makinë shoferit që kalonte dhe është nisur drejt zonës së Acharnit.
Më pas, ajo hyri në një dyqan të kujdesit shëndetësor dhe i ka marrë me armë pronarit një shumë parash. Duke dalë nga dyqani, është kapur nga oficerët e policisë së , të cilët kanë tentuar ta neutralizojnë.
48-vjeçari në sy të policëve ka qëlluar drejt tyre duke plagosur njërin në gjoks dhe këmbë dhe të dytin në këmbë. Në këtë kuadër, policia i është kundërpërgjigjur zjarrit duke e plagosur për vdekje.
Deri më tani janë sekuestruar dy pistoleta, 3 vetura dhe një motoçikletë dhe pesë persona të tjerë janë futur dhe po merren në pyetje.
Hetimet janë në vazhdim dhe pas përfundimit do të ketë një përditësim.
Një hetim paraprak po kryhet nga Drejtoria e Sigurisë së Atikë.”/CNA.al
Një aksident i frikshëm ka ndodhur pasditen e sotme në...
"Një punonjës i pastrimit të plehrave ka ndërruar jetë...
Një person në Tiranë ka dhunuar djalin e tij. Bëhet fj...
Policia e Tiranës ka vënë në pranga një person të dënu...
Aksidentet rrugore që kanë prodhuar bilanc lufte, m...
Policia e Sarandës ka arrestuar një person me disa doz...
Dy pronarë hotelesh janë konfliktuar mbrëmjen e djeshm...
Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme...
Një fëmijë i mitur, rreth 3 vjeç, u raportua se kishte...
Ministria e Mbrojtjes ka reaguar me një njoftim zyrtar...
Një ngjarje e rëndë është regjistruar ditën e sotme rr...
Tre turistët çekë, të cilët u bllokuan në kufirin mes ...
Një aksident rrugor është regjistruar pasditen e sotme...
Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme, në aksin rru...
Një aksident i rëndë është regjistruar rreth orës 17:1...
Një zjarr ka përfshirë një sipërfaqe toke në fshatin F...
Policia e Sarandës ka parandaluar krimin në familje. B...
Sot, rreth orës 11:40, në fshatin Lofkënd, duke pastru...
Tre turistë çekë kanë mbetur të bllokuar në kufirin me...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Mallakastër. Dy pers...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të hënë në afërsi t...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Kryeministri i Hungarisë, Péter Magyar, i zuri shumë njerë...
Ndërmjetësit e konfliktit në Lindjen e Mesme mes Shteteve ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...