web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Lezhë/ U përplas nga motori, humb jetën 72-vjeçari

24 Tetor 2024, 13:55, Kronika CNA

Lezhë/ U përplas nga motori, humb jetën 72-vjeçari

Një aksident me vdekje ka ndodhur ditën e sotme në aksin rrugor Lezhë-Milot, ku një 72-vjeçar ka humbur jetën pasi u përplas nga motori me drejtues 40-vjeçarin.

I moshuri u transportua në spital, por pavarësisht ndihmës mjekësore, ka humbur jetën.

Drejtuesi i motorit u arrestua në flagrancë për veprën penale "Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor", me pasojë vdekjen.

Njoftimi i Policisë:

Paraditen e sotme, në aksin rrugor “Lezhë-Milot”, shtetasi I. Ll., 40 vjeç, banues në Shkodër, duke drejtuar motoçikletën, ka përplasur shtetasen Gj. Z., 75 vjeçe, banuese në Lezhë, këmbësore.

Shtetasja Gj. Z. u transportua në spital, por pavarësisht ndihmës mjekësore, ka humbur jetën.

Në përfundim të veprimeve të kryera nga grupi hetimor, drejtuesi i motoçikletës, shtetasi I. Ll., u arrestua në flagrancë për veprën penale "Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor", me pasojë vdekjen.

Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme./CNA





Lajmet e fundit nga